Strukturat e SHIK-ut me skenar tinëzar të dobësimit dhe rrëzimit të qeverisë Kurti për të pamundësuar jetësimin e marrëveshjes së nënshkruar

Strukturat e SHIK-ut me skenar tinëzar të dobësimit dhe rrëzimit të qeverisë Kurti për të pamundësuar jetësimin e marrëveshjes së nënshkruar
Strukturat e SHIK-ut me skenar tinëzar të dobësimit dhe rrëzimit të qeverisë Kurti për të pamundësuar jetësimin e marrëveshjes së nënshkruar

Dardan Grapci

  • 25 March 2023 - 09:19

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Përpjekjet për ti bindur disa deputet të koalicionit qeverisës që të largohen nga mazhoranca, sikur është rasti i largimit të 3 deputetëve nga grupi i LVV-së, ka për qëllim dobësimin dhe pamundësimin e funksionimit normal të shumicës në kuvend, për të prodhuar krizë parlamentare dhe me këtë vjen edhe kriza qeveritare. Strukturat e SHIK-ut mund të bëjnë edhe zhurmë e pluhur në sallë, vetëm për ta ç'orientuar pozitën nga marrëveshjet e bëra me Serbin, të cilën në fakt e ka filluar me bisedimet me Vuçicin, ish-Presidenti Hashim Thaçi, që kur ishte në pozitën e kryeministrit të shtetit.

-Shtrohet pyetja - Pse PDK-ja dhe LDK-ja nuk e pranojnë që këta e kanë filluar gjithë këtë rrugëtim të asociacionit dhe ndarjes së Kosovës, madje edhe duke tentuar që ti ndryshojnë vijat kufitare me Serbin?! Pse nuk e pranojnë PDK-ja që ishte vet themeluesi i PDK-se, Thaçi që ka qene ai i cili së bashku me partitë e vogla opozitare duke, i përfshirë edhe partitë e minoriteve, në veçanti Listën Serbe, kanë bërë plan për t'ja dhënë Serbisë falas Mitrovicën Veriore në emër të ndryshimit të kufijve, shkëmbimit të territoreve?.

Kush e ka analizuar mirë e din fare qartë se si dhe pse ka përfunduar keq ai plan i menduar dhe vizatuar ashtu sikur që ka qenë propaganduar. Në fund kur CIA amerikane në bashkëpunim me MI:6 ia ka publikuar të gjitha planet e Thaçit që i ka bërë me Vuçiqin, ai ka vendos që kinse të largohet nga PDK-ja, ku në fund edhe i ka kërkuar dhe kërcënuar deputetët e partisë së tij dhe partive tjera, për ta nënshkruar krijimin e Gjykatës Speciale në Hagë. Largimet e njëpasnjëshme të deputetëve nga LVV-ja tregon qartë se Thaçi edhe pse është në paraburgim, ai ende po jep urdhra që të bëhen këto skandale brenda Kosovës, duke i përdorë anëtaret e tij të partisë. Prandaj strukturat e SHIK-ut janë ilegale në vend dhe mendoj që ky institucion ka dështuar për ta mbrojtur qytetarin, nëse ashtu është menduar kur ishte themeluar, por tashmë duhet shkuar deri në fund me një hetim të detajuar dhe gjithashtu duhet të mbyllet në tërësi, duke zbuluar kudo që funksionojnë strukturat e tilla që duket se shumë mirë janë maskuar duke u paraqitur si struktura politike, por pa projekt të ndryshuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".