Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë ja ka  vulosur  Kosovës të drejtën e shpalljes së pavarësisë, tash është koha të pushojnë e ndalohen të gjitha shantazhet e  Serbisë

Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë ja ka  vulosur  Kosovës të drejtën e shpalljes së pavarësisë, tash është koha të pushojnë e ndalohen të gjitha shantazhet e  Serbisë

Hajrullah Tërnava

  • 26 March 2023 - 15:22

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava 


Bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës të ndërmjetësuara nga ndërkombëtarët qe një kohë të gjatë e deri më tani, sidomos nga plani franko-gjerman që ju ofrua palëve në fjale, si variant merre ose lere, tani është koha që të jetësohet ai plan në fjalë, sepse është e pakuptimtë që këto bisedime të zgjasin pafund, dhe vetë varianti i ofruar merre ose lere, e ka kuptimin e vetë, që ata që nuk i përmbahen kësaj marrëveshje, duhet të ndëshkohen. Pavarësia e Kosovës është  “certifikuar” nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe nuk mundë të kontestohet nga ana e Serbisë.

 

Këto bisedime me ndërmjetësime nga ndërkombëtarët nuk mundë të zhvillohen pakufi, e sidomos kur dihet se vetë Serbia e pati nënshkruar kapitulimin e saj sipas marrëveshjes së Kumanovës të vitit 1999,  mbas bombardimeve, dhe GJND si gjykatë  ndërkombëtare e patë arsyetuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës, gjë që edhe ky fakt e dëshmon gjendjen reale që tani gjithçka duhet të merr fund rreth njohjeve reciproke mes këtyre dy shteteve Serbi-Kosovë, e sidomos tani kur lufta Rusi-Ukrainë që po zgjatë tani e mbi një vit, e që Serbija si i vetmi shtet evropian po i qëndron pranë Rusisë, dhe tani ndërkombëtarët që i ndërmjetësojnë në këto bisedime këto dy shtete Serbi-Kosovë, e sidomos pas bindjes për pranim dhe zbatim dhe  gatishmërisë së Kosovës për ta nënshkruar marrëveshjen me Serbinë, tash është momenti që faktori ndërkombëtar përfundimisht të ushtron presion të ashpër politik dhe paralajmërim edhe për izolim ekonomik ndaj Serbisë,  nëse Vuçiqi vazhdon me sabotimin e marrëveshjeve të fundit të akorduara në Bruksel dhe në Ohër, të zotuara vetëm deklarativisht për tu zbatuar, por pas përfundimit të takimeve, kthimit në vend, zyrtarët serb pa hezituar kanë filluar të dërgojnë  sinjalet e para se përsëri nuk janë të gatshëm për të vazhduar tutje dhe zbatuar atë që është pranuar por pa u nënshkruar. 
Pas kryeministrit Kurti, edhe Presidentja Vjosa Osmani ka folur për takimin në Ohër duke konstatuar se në këtë takim ashiqare Serbia tregoi se nuk do ta respektojë marrëveshjen, prandaj edhe e para e shtetit të Kosovës kërkon që faktori ndërkombëtar ta penalizon atë pa vonesë. Duke e vlerësuar marrëveshjen si të favorshme për Kosovën. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
 ka kërkuar që komuniteti ndërkombëtar të bëjë presion mbi Serbinë që ajo t’i respektojë obligimet për të cilat kanë rëndë dakord. „I gjithë presioni duhet të jetë mbi Serbinë që ajo t’i respektojë obligimet që i ka ndërmarrë. E kuptoj që nënshkrimi si i tillë nuk është i domosdoshëm për ta bërë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme. I gjithë angazhimi i komunitetit ndërkombëtar duhet të jetë te Vuçiqi që për ato të cilat ai është dakorduar e që në esencë përbëjnë njohje ‘de facto’ të Kosovës, sepse kur ia njeh dikujt sovranitetin e integritetin. Këto janë elementet kryesore të shtetësisë. Mungon vetëm një letër njohje që ende nuk e ka nënshkruar. Duhet të ketë penalizim të qartë për Serbinë”, ka deklaruar Osmani.
Presidentja shtoi se “Serbia akoma pa u mbushur 24 orë nga dakordimi në Ohër, njëlloj siç ndodhi edhe në shkurt, e përsëriti të njëjtin veprim edhe në mars. Pra tregoi që premtimet që i kanë dhënë në kuadër të dialogut nuk kanë asnjë vlerë për të, as politike as juridike. Dhe rrjedhimisht njoftoi edhe komunitetin ndërkombëtar se nuk do t’i zbatojë obligimet që dalin nga marrëveshja bazë dhe aneksi”.
“Pavarësisht asaj që u dakorduan në Ohër, teksti i marrëveshjes bazë mbetet i njëjtë dhe nuk ndryshohet. Neni 4 i asaj marrëveshje që e obligon Serbinë që të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare pa përjashtim, mbetet në fuqi”, tha ajo. 
“Neni 1 dhe 2 që përcaktojnë parimet e të drejtës ndërkombëtare, dhe përfshihen në kartën e kombeve të bashkuara që detyrojnë Serbinë ta njeh dhe ta respektojë integritetin territorial të Kosovës, që të dyja palët të trajtohen të barabarta, të respektohen simbolet shtetërore të njëra-tjetrës, ato mbesin në fuqi”, tha Osmani. Presidentja theksoi se në momentin që Serbia del dhe thotë se nuk do të zbatojë asnjërën nga këto, duke kërkuar pastaj edhe vulosje nga Kuvendi i Serbisë që mos të zbatojë atë për të cilën është dakorduar vetë në Ohër dhe Bruksel, e rrezikon në esencë këtë dakordim. Osmani ka folur edhe për nenin 7 dhe nenin 10 të kësaj marrëveshje, duke thënë se në praktikë kanë një dallim. “Unë mendoj që të dyja në praktikë kanë një dallim sepse neni 7 ka të bëjë vetëm me të drejtat e serbëve kurse neni 10 me të gjitha marrëveshjet që janë nënshkruar në Bruksel deri më tani dhe zbatimin e të gjithave jo vetëm të njërës që ka të bëjë me të drejtat e serbëve që përfshin marrëveshjen e vitit 2013 sa i përket Asociacionit”, tha Osmani. Osmani shtoi se “ky është dallimi tek neni 7 ajo që quhet vetmenaxhim, nga komuniteti ndërkombëtar është interpretuar si zbatim i obligimeve që Kosova ka marrë në vitin 2013. Kjo për mua si presidente e Republikës nënkupton respektim të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”. Presidentja shtoi se bashkimi i komunave në asociacione është e drejtë që Kosova e njeh me kushtetutën e saj, pakon e Ahtisarit dhe ligjin për vetëqeverisje lokale. “Nuk ka diçka të re, por ajo mund të realizohet vetëm në përputhje të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese në vitin 2015. Në esencë neni 7 kur nis të zbatohet nënkupton një lloj dokumenti që do të përcaktoj jo vetëm të drejta por mbi të gjitha detyrime që janë të përcaktuara me vendimin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese…”, u shpreh Osmani. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka tentuar ta bindë opinionin se Aneksi i marrëveshjes me Kosovën nuk është obligativ, sepse nuk e ka nënshkruar. Por, me të njëjtën shpejtësi mbërritën edhe mohimet nga Bashkimi Evropian dhe Amerika, zyrtarët e të cilëve thonë se marrëveshja është shumë e vlefshme. Përgjigja për Vuçiqin erdhi nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell, por edhe nga i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ndërmjetësimi ndërkombëtar sikur në këtë rast,  tani duhet të jetë vendimtar, dhe këtyre bisedimeve tani duhet t’iu vije fundi, sepse këto bisedime po zgjatin me vite të tera, e sidomos kur në Ohër u pajtuan dy palët Serbi dhe  Kosove, gjë që këtë e dëshmojnë ndërmjetësuesit, prandaj Serbisë njëherë e përgjithmonë duhet ti thuhet Serbisë se nëse nuk ju përmbahet marrëveshjeve të arritura në Ohër, ajo duhet të ndëshkohet nga shtetet ndërkombëtare dhe të sanksionohet, e jo si deri më tani sikur që është investua me investime marramendëse në Serbi, nga shtete të BE-së. Vetë sankcionimi i atyre shteteve që kanë investua në këtë shtet do ta vetëdijeso Serbinë që në të ardhmen të ju  përmbahet marrëveshjeve të arritura. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"