
Lexoni edhe:
Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë ja ka vulosur Kosovës të drejtën e shpalljes së pavarësisë, tash është koha të pushojnë e ndalohen të gjitha shantazhet e Serbisë
Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci
Ne si opinionista, shoqëri e lirë dhe e pa varur, duhet pa u ndalur ti bëjmë thirrje Kuvendit të Kosovës që sa më shpejtë ta futë në rend dite këtë projekt serioz të reformimit të sistemit të drejtësisë- Vettingun dhe deputetët le ta votojnë atë, e jo të shëtisin poshtë e lartët Kuvendit, brenda e jashtë shtetit, duke shëtitur me paret e qytetarëve të Republikës së Kosovës
-Presidentja Osmani po na bënë të dyshojmë, për disa veprime, se ndoshta edhe vetë qenka kundër Ligjit të Vettingut, sepse në vend se ajo me i shkarkue mbi 80% të Prokurorëve dhe Gjyqtarëve, kjo shkon e i sistemon edhe 21 prokuror të rinj, pa e ndëshkuar dhe shkarkuar asnjë nga garnitura e vjetër e dështuar e lidhur me nëntokën e krimit të organizuar.
Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë ja ka vulosur Kosovës të drejtën e shpalljes së pavarësisë, tash është koha të pushojnë e ndalohen të gjitha shantazhet e SerbisëLexoni edhe:
-Presidentja e Kosovës do të ishte mirë me dal haptas në media dhe ti tregon edhe botës ndërkombëtare se cili është qëndrimi i saj lidhur me Vettingun, nëse vërtetë është pro Vettingut dhe masave vepruese e spastruese në sistemin e drejtësisë, apo kundër, dhe blerjes së paqes me nëntokën kriminale dhe rrjetet e mafies, që do të nënkupton që është kundër ligjit dhe luftimit të korrupsionit, sepse kohëve të fundit, me disa veprime, sikur që janë emërimet e reja në prokurori, është duke luajtur me zjarre.
Miratimi i ligjit të Vettingut është vonuar, dhe si duket është bërë me qëllim për shkak të agjendës së ngarkuar të Kryeministrit i cili muajve të fundit po merret me Serbinë dhe me presionin se a duhet apo jo që ta nënshkruan
Zajednicen.
Deputetët e Kosovës janë bërë sikur pulat kur s’dinë se kah me shkue, prandaj është për të ardhur keq se çfarë individësh dembelë ka votuar populli për përfaqësim në Kuvendin e Kosovës.
Ne si opinionista, shoqëri e lirë dhe e pa varur, duhet pa u ndalur ti bëjmë thirrje Kuvendit të Kosovës që sa më shpejtë ta futë në rend dite këtë projekt serioz të reformimit të sistemit të drejtësisë- Vettingun dhe deputetët le ta votojnë atë, e jo të shëtisin poshtë e lartët Kuvendit, brenda e jashtë shtetit, duke shëtitur me paret e qytetarëve të
Republikës së Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".