Serat me kanabis në Shqipëri do të hapen si varre elektorale për regjimin e krye mafiozit Edi Rama

Serat me kanabis në Shqipëri do të hapen si varre elektorale për regjimin e krye mafiozit Edi Rama
Serat me kanabis në Shqipëri do të hapen si varre elektorale për regjimin e krye mafiozit Edi Rama

Gani Qarri

  • 31 March 2023 - 07:46

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Lajmi bombë që sapo ka shpërthyer në mediat shqiptare është publikimi i informatës së trishtë, se vetëm një ditë më parë, organet e rendit në zonën e Shkodrës kanë zbuluar dhe sekuestruar hiq më pak se 27 sera me mbi 8 mijë rrënjë kanabisi! Për aq më tepër, tanimë nuk habit fare as fakti, se kjo industri ka kohë që udhëhiqet nga vet mafia e cila drejton edhe shtetin dhe ka vënë në mbrojtje të krimit, gjithë pushtetin, gjë që u dëshmua edhe nga organet e rendit, që u detyruan të ndalonin si të dyshuar edhe tre zyrtarë të Bashkisë në Shkodër, të cilët gjithashtu, po për të njëjtën ngjarje, janë vënën edhe nën hetim policor.

- Zbulimet e reja të zonave masive me kultivim të bimëve të kanabisit në Shqipëri, industri kjo gjysmë legale e cila ka përfshirë gjithë Shqipërinë gjatë mandateve të qeverisjes Rama, pritet të rrënojë edhe më tepër, besimin qytetar, në pushtetin e inkriminuar aktual të krye mafiozit Edvin Kristaq Rama. Kjo për vet faktin e trishtë, se Edi Rama, vijon ta identifikojë botërisht Shqipërinë si qendrën kryesore jo vetëm të Ballknait por edhe El-Dorado të Evropës dhe më tej, për prodhim të drogës dhe trafikim të substancave narkotike!

Prandaj jo rastësisht dhe pa shkaqe mjaft të forta, në Shqipëri, pikërisht në këtë kohë të fushatës zgjedhore ka zbarkuar edhe njësia elite DEA kundër trafikut me narkotik dhe kontrabandës me droga, për të ndihmuar organet e rendit në luftë kundër zinxhirit të krimit të organizuar të narkomafisë shqiptare, të lidhur drejtpërsëdrejti me shtetin!? Dhe, në kuadër të këtij bashkëpunimi të shtuar Policia e Shkodrës iu bën thirrje fermerëve dhe banorëve të zonave rurale, që të mos bien pre e individëve apo grupeve kriminale të cilat merren me kultivimin e bimëve narkotike, ndryshe Policia e Shkodrës është e detyruar për të goditur me forcën e ligjit, cilindo që tenton të kryejë këto veprimtari kriminale. Kështu që në rrethana normale, të paktën kësaj radhe, është e pritshme që në zgjedhjet vendore të 14 majit, regjimi mafioz i kryeministrit Rama, të përfundojë i ndëshkuar, i cili ka kohë që është bërë mburojë e mafies dhe mos ndëshkimit të të gjitha llojeve të krimit të organizuar në Shqipëri, ku krimi dhe mafia janë më aktive se në cilin do vend tjetër të Evropës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".