Incidentet e inskenuara nga grupet kriminale në veri nuk guxojnë ta bllokojnë fillimin e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit, takimi i 4 prillit vendimtar për fillimin

Incidentet e inskenuara nga grupet kriminale në veri nuk guxojnë ta bllokojnë fillimin e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit, takimi i 4 prillit vendimtar për fillimin
Incidentet e inskenuara nga grupet kriminale në veri nuk guxojnë ta bllokojnë fillimin e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit, takimi i 4 prillit vendimtar për fillimin

Nexhat Haziri

  • 31 March 2023 - 07:50

Shkruan: ANALISTI-Nexhat Haziri

Pa marrë parasysh incidenteve në veri në këto ditë të fundit, e që mund të pasojnë edhe në ditët e ardhshme, zbatimi i marrëveshjes së Ohrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të filloj së zbatuari. Takimi i 4 prillit do të shënoj edhe zyrtarisht fillimin e implementimit të marrëveshjes së Ohrit të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

-Ajo që kemi dëgjuar këto ditë, edhe nga reagimet dhe telefonatat nga Uashingtoni bërë kryeministrit tonë z. Kurti dhe presidentit serb Vuçiqi, është se zbatimi i asaj për çfarë janë marrë vesh Kurti e Vuçiqi, nuk ka alternativë tjetër dhe duket se perëndimi në këtë aspekt është shumë i vendosur. Ajo çfarë po i përplas palët është asociacioni i komunave me shumicë serbe, apo që tani po quhet "vet-menaxhimi" që pala kosovare po tenton ta shtyjë për t'u marrë me temat e tjera apo pikat e tjera të marrëveshjes, e në anën tjetër Serbia kërkon që fillimisht të filloj implementimi i pikës së marrëveshjes së Ohrit ku flitet për "vet-menaxhim", edhe pse shikuar realisht mos pjesëmarrësja e listës serbe në zgjedhjet e jashtzakonshme për kryetar në komunat veriore, ka vënë në pikëpyetje zbatimin e kësaj pikë të marrëveshjes.

Megjithatë takimi i 3 prillit i shefave negociatorë të të dyja palëve, do të qartësojë pozicionin e tyre dhe presioni ndërkombëtar do të bëjë që i ashtuquajturi "vet-menaxhimi" do të jetë pika e parë nga do të filloj implementimi i marrëveshjes, ku pala kosovare do të duhet të filloj hartimin e statutit të këtij organi që do të përfshijë një vetëqeverisje në shkallë autonomie për serbët në Kosovë. Perëndimi, pra Brukseli dhe Uashingtoni nuk do të lejoj që të luhet me kredibilitetin e saj dhe palët nga takimi i Ohrit kanë marrë obligimet e tyre dhe kësaj herë sipas mendimit tim nuk do të ketë tolerime për asnjërën palë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".