Lufta për instalimin e Republikës Srpska në Kosovë, është luftë për tensionim dhe shpërbërje të rajonit

Lufta për instalimin e Republikës Srpska në Kosovë, është luftë për tensionim dhe shpërbërje të rajonit
Lufta për instalimin e Republikës Srpska në Kosovë, është luftë për tensionim dhe shpërbërje të rajonit

Skender Mulliqi

  • 01 April 2023 - 16:54

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Nuk duhet lejuar që kriza e shoqëruar më luftën në Ukrainë të bartet edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor,ku po tentohet të kthehet ndikimi i humbur i ish Bashkimit Sovjetik .Ne, mos të lejojmë dezintegrimin e Kosovës. Në këtë kontest mos të lejojmë Asociacionin më kompetenca ekzekutive , që për çudi po e sforcojnë më deklarime Borell e Lajçak , por edhe amerikanet Eskobar dhe Hill. Mos të lejohet futja e ndikimit të politikave të Moskës dhe të Beogradit edhe në këtë pjesë të botës.

Është e qartë së çetnikizmi vuqiqian dhe putinizmi kan marrë hov në rajon. Kjo është politika e tentim zbatimit edhe në terren të botës serbe dhe të botës ruse. Po thurën në rajon skenarë ruso-serb që të përmbyset pushtetit i Gjukanoviqit në Mal të Zi, më zgjedhjet presidenciale të 2 prillit, dhe po tentohet në anën tjetër, që përmes “Zajednicës” të formohet një tjetër Republika Srpska. Në rastin e Malit të Zi politikat pushtuese përmes këtyre ideve serbo- rusomëdha, kanë qëllimin që përfundimisht pas 30 viteve në pushtet të Millo Gjukanoviqit , të përmbysen politikat pro perëndimore , për tu zëvendësuar më politikën pro serbe dhe pro ruse .Dhe, qëllimi final në këtë ndërrim të pushteteve është dalja e Serbisë por edhe e Rusisë në Detin Adriatik.

Synimi tjetër i politikave të tilla pushtuese , është që kur të bëhet faktike “Zajednica” më kompetenca ekzekutive , të shkohet edhe më tutje në planet djallëzore për dalje në Portin e Durrësit. Është koha për një zgjim tjetër kombëtar, që politikat e tilla të ndalën qysh në start. Shumë mjete dhe kohë ka shpenzuar pushteti serbi së bashku më Kishën Ortodokse Serbe që rajoni të dezintegrohet. Kjo punë nuk është duke u bërë që nga dje, dhe as nuk bëhet fjalë këtu për politika ditore , por bëhet fjalë për planifikime të afatgjata. Kjo që po shohim që dy vitet e fundit e veçmas prej së ka shpërthyer lufta në Ukrainë, është synimi për të shpërbërë sovranitetin e shtetit të Kosovës dhe të Mali të Zi .

Më duket së kjo lojë politike ruso-serbe më Mal të Zi dhe më Kosovën , është duke u bërë në të njëjtën kohë dhe thuaja më të njëjtat metoda të veprimit . Në këtë finale nuk po zgjidhen mjete dhe metoda. Agresioni rus në Ukrainë sikur ka hapur pyetjen e Frontit të Dytë, për të përmbysur përfundimisht orientimet pro perëndimore të shteteve të rajonit. Kjo do të ishte thikë pas shpine edhe për aleancën ushtarake të NATO-së, e cila në kohën e fundit sikur po heshtë për zhvillimet e tilla anti perëndimore në rajon .Nuk duhet lejuar që kriza e shoqëruar më luftën në Ukrainë të bartet edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor,ku po tentohet të kthehet ndikimi i humbur i ish Bashkimit Sovjetik .

Ne, mos të lejojmë dezintegrimin e Kosovës. Në këtë kontest mos të lejojmë Asociacionin më kompetenca ekzekutive , që për çudi po e sforcojnë më deklarime Borell e Lajçak , por edhe amerikanet Eskobar dhe Hill. Mos të lejohet futja e ndikimit të politikave të Moskës dhe të Beogradit edhe në këtë pjesë të botës. Prandaj, opozita jonë duhet të mbushet mend të shprehem ashtu, se desktruvitetet e shkatërrojnë të ardhmen e Kosovës si shtet. Nëse forcat pro serbe triumfojnë në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, atëherë shumë do të sforcoheshin politikat ekpansioniste ruso- serbe ndaj Kosovës .

Ajo çka bëhet serbe është edhe ruse. Bota demokratike nuk duhet lejuar që të rrënohet liria dhe demokracia në rajon, e arritur më shumë mund dhe sakrifica .Të lejohet të realizohen politikat çetnike të Vuçiqit të ndihmuara nga Rusia e Putinit, do të ishte katasrofale për rajonin dhe për Evropën. Nëse politikat e tilla nuk u lejuan të realizohen më luftë më rastin e shpërbërjes t ë ish-Jugosllavisë, nuk ish dashur të lejohen të realizohen në kushtet e paqes. Politikat që gatuhen në kuzhinat e Moskës dhe të Beogradit janë politika të mendjes jo së shëndosh, janë politika të rrezikshme që nuk i hanë as qeni .Mos të lejojmë në këtë vend që kur të zgjohemi, Kosova jonë të jetë e ndarë mbi baza etnike , më tendencë të shpërbërjes të plotë si shtet!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".