Amerika e ka zbuluar, Edi Rama është fund e krye i politikan i inkriminuar!

Amerika e ka zbuluar, Edi Rama është fund e krye i politikan i inkriminuar!
Amerika e ka zbuluar, Edi Rama është fund e krye i politikan i inkriminuar!

Gani Qarri

  • 01 April 2023 - 09:06

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Duket se rrjetit kriminal të kryeministrit Edi Rama, përfundimisht po i ngushtohet laku në fyt, pasi që Gjykata amerikane po e fundos ish shefin e FBI-së Charles McGonigal, kundër të cilit po rëndohen gjithnjë e më tepër akuzat dhe Juria e Madhe në Gjykatën e Distriktit Jugor të Neë Yorkut ka rënduar pozitat e Charles Mcgonigal në gjyqin për çështjen ruse, duke kërkuar edhe konfiskimin e pronave të tij në procesin e vazhdimit të hetimeve kundër tij!

-Edhe pse Gjykata vendosi ta mbyllë gjyqin për publikun, gazetarët e MCN-së kanë mundur të sigurojnë akuzat e reja kundër ish-agjentit të FBI-së, të cilat jo vetëm që rëndojnë ndjeshëm pozitat e tij, por zbulojnë fakte të reja edhe për shqiptaro-amerikanin Agron Neza, prandaj Juria e Madhe në Gjykatën e Neë Yorkut ka kërkuar konfiskimin e të gjitha pronave, sendeve personale dhe llogarive bankare të Charls McGonigal, të cilat rrjedhin nga pagesat që ai ka marrë nga oligarku rus Deripaska.

Juria gjithashtu, ka vendosur, që në rast se pronat janë tjetërsuar, të kërkojë konfiskimin në masë të barabartë në prona apo sende të tjera të McGonigal dhe ky vendim i Jurisë së Madhe ka ardhur, menjëherë pas zbulimit të fakteve të reja për lidhjen e McGonigal me Deripaskën.

Sipas akuzës, ish-zyrtari i lartë i FBI ishte i vetëdijshëm se po shkelte ligjin me të dy këmbët, duke punuar për Deripaskën, është munduar ti fshehë pagesat, Juria e Madhe thotë se fillimisht, McGonigal dhe Shestakov përdorën një kompani nga Neë Jersey, pa përmendur emrin e pronarit të kompanisë, duke e quajtur atë vetëm “miku”, për të transferuar paratë e Deripaskës.

Por tanimë ky nuk është sekret, pasi që është zbuluar se personi në fjalë është Agron Neza dhe sipas akuzës, McGonigal dhe Shestakov fillimisht falsifikuan firmën e Nezës duke i transferuar paratë përmes kompanisë së tij, pa dijeninë e shqiptaro-amerikanit dhe kur Neza u vu në dijeni të këtyre transaksioneve, për të cilat McGonigal i kishte thënë se gjoja, bëhej fjalë për pagesa të "ligjshme" që buronin nga një punë që ai po bënte për një djalë të pasur rus kurse Neza pranoi dhe vendosi t'i transferojë fondet nga kompania e tij në llogarinë personale të McGonigal.

Sipas akuzës, bëhet fjalë për një pagesë prej 51 mijë dollarësh të kryer më 13 gusht të vitit 2021 dhe 4 pagesa të tjera mujore nga 41 mijë e 790 dollarë të kryera gjatë periudhës 18 gusht-18 nëntor 2021.

Këto para u paguan nga një bankë ruse tek një kompani në Qipro, më pas kompania qipriote i transferoi tek kompania e Nezës në Neë Jersey dhe ky i fundit ia kaloi McGonigal.

Gjykata thotë se Neza i kishte lejuar McGonigal pjesëmarrjen në biznes gjatë kohës që ky i fundit shërbente ende në FBI dhe i kishte siguruar McGonigalit një email të kompanisë si dhe një telefon me emër fals, të cilat McGonigal i përdorte për të fshehur punën që bënte për kompaninë e Nezës gjatë kohës që ishte në FBI.

Akuzat e reja të Jurisë së madhe rëndojnë ndjeshëm pozitat e McGonigal, i cili tani akuzohet për komplot edhe ndaj Aktit të Fuqive Ekonomike për Emergjencat Ndërkombëtare, pastrim parash dhe deklarim të rremë.

Për këto arsye Juria e Madhe ka kërkuar konfiskimin e të gjitha pronave, llogarive dhe sendeve personale që burojnë nga transfertat e fshehta, ndaj dhe kërkesa e arsyeshme e opozitës në Shqipëri për komisionin hetimor parlamentar, tanimë po bëhet akoma më e arsyeshme dhe e domosdoshme, për hapjen e një hetimi të thelluar të skandalit nga institucionet e drejtësisë edhe në Shqipëri.

Përndryshe mbetet e pakuptueshme se edhe çka tjetër duhet të zbulohet nga drejtësia amerikane për ta detyruar shtetin shqiptar që të merret me këtë aferë, kur dihet se sa jetik është komisioni hetimor parlamentar për të zbuluar pasuritë e McGonigal në Shqipëri, të cilat i vendosi me Ramën, Duçkën dhe Nezën.

Kjo edhe për faktin se Drejtësia amerikane çdo ditë po gjen dhe zbulon fakte të reja, andaj edhe Kuvendi i Shqipërisë nuk duhet vonuar me ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për të zbuluar faktet ekzistuese, me të cilat Edi Rama, tanimë duket qartë, se do të dal fund e krye i inkriminuar!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".