Krimi i organizuar në aksion për ta penguar krijimin e sistemit të drejtësisë funksional e të reformuar

Krimi i organizuar në aksion për ta penguar krijimin e sistemit të drejtësisë funksional e të reformuar
Krimi i organizuar në aksion për ta penguar krijimin e sistemit të drejtësisë funksional e të reformuar

Hasan Preteni

  • 02 April 2023 - 08:54

Shkruan: ANALISTI-Hasan Preteni 

 

Është lajm i keq se Gjykata Kushtetuese e shpalli Ligjin për KPK-në jo kushtetues, por është lajm i mirë se Qeveria e pranoi realitetin dhe se puna do filloi nga e para. Kosova nuk ka kryeprokuror, Këshilli Prokurorial është shah në veti. Jo efikas dhe jo profesional.

 

Asnjë aktakuzë nuk po ju rezulton me aktgjykim dënues. Rasti “ viza” rasti i hidrocentraleve dhe shumë raste tjera po dështojnë. Ky këshill duhet të shqetësohet për të gjitha këto, rastet stërzgjaten e në fund veridikt lirues!!! Me pompozitet po fillojnë hetimet, paraburgim për shumë të dyshuar e pastaj; mbrojtje në liri, stërzgjatje të procedurave dhe në fund gjithçka zero. Rasti “ viza” zgjati më shume se 9 vite!! Në anën tjetër Ministria e Drejtësisë po nxiton ne ndryshimin e bazës ligjore pa konsenzus politik, pa përfshirjen e ekspertëve të lëmis. Po draftohen ligjet e pastaj po reagojnë partitë opozitare, jo Komisioni i Venecias, jo Gjykata Kushtetuese jo bllokadat tjera dhe tani pas më shumë se dy vite nuk e kemi Byron, nuk e kemi KPK-në, nuk e kemi kryeprokurorin, nuk e kemi as 10 përqindëshin e legjislacionit të premtuar. Sistemi i Drejtësisë aktiv vetëm në listën e pagave dhe luftën për më shumë lek e më shumë privilegje.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".