Zgjedhjet e 23 Prillit në veri të Kosovës test me dy skenar të rrezikshëm për institucionet e shtetit të Kosovës dhe faktorin ndërkombëtar

Zgjedhjet e 23 Prillit në veri të Kosovës test me dy skenar të rrezikshëm për institucionet e shtetit të Kosovës dhe faktorin ndërkombëtar
Zgjedhjet e 23 Prillit në veri të Kosovës test me dy skenar të rrezikshëm për institucionet e shtetit të Kosovës dhe faktorin ndërkombëtar

Drizan Shala

  • 02 April 2023 - 08:57

Shkruan: ANALISTI-Drizan Shala

 

Bllokohen rrugët për të dërguar materialin senzitiv në veri të vendit dhe kështu në aspektin logjistik nuk ka hapësirë për hapje të qendrave të vendvotimeve.  Tentativë për të djegur materialin pasi të këtë mbërri në qendrat e vendvotimit kur ato të jene në orët e pasdites në mbyllje duke llogaritur grupet e Beogradit pjesëmarrjen më të madhe të qytetareve të komunitetit Serb.

 

Zgjedhjet ne veri të vendit mund të prodhojnë një situate interesante me impakt deri në nivelin më të lartë politik në vend me ingirenca ndërkombëtare. Pra çka shihet në procesin e 23 prillit do të përcaktohet nga tre faktor :

a. Faktori i takimit të 3 prillit në mes përfaqësuesve politik Kosove/Serbi

b. Vendimi i mundësohem i Gjykatës Kushtetuese për shkelje në procesin e zgjedhjet Presidenciale.

c. Ri-formatizim i qeveris Kurti para datës 23 prill .

 

 

Në rast se procesi ndodh siç parashihet skenarët mund të jenë si në vijim : 

Bllokohen rrugët për të dërguar materialin senzitiv në veri të vendit dhe kështu në aspektin logjistik nuk ka hapësirë për hapje të qendrave të vendvotimeve. 

Tentativë për të djegur materialin pasi të këtë mbërri në qendrat e vendvotimit kur ato të jene në orët e pasdites në mbyllje duke llogaritur grupet e Beogradit pjesëmarrjen më të madhe të qytetareve të komunitetit Serb.  Nga këto dy skenar mund të presim aktivizim të grupeve të Beogradit siç janë Mjekroshat , Briagada e Veriut si dhe strukturat shtetërore të Serbisë në tentative për të rritur presionin që të ketë një afat të ri zgjedhor në veri të vendit për ta regjistruar subjektin aktual Lista Serbe ( gjasat janë të vogla për arsye të sanksioneve nga DASH për krerët e këtij subjekti që janë vendosur në listën e zezë )  apo një subjekt të ri politik " Serbia e Bashkuar " me kryetar të ri Nenad Gjuriq si person që mund të shitet si njeri pa ndjekje penale me që ka një afërsi të mirë me Aleksandër Vuçiqin. Por gjitha këto do të jenë dinamike brenda javës së parë të muajt Prill do të vërehet diskursi dhe orientimi se si do të rrjedh i gjitha procesi para dhe pas zgjedhor në tri komunat në veri.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".