Me qeverinë e Edi Ramës në Shqipëri është instaluar krimi, me votën qytetare duhet të ndodhë ndryshimi dhe pastrimi

Me qeverinë e Edi Ramës në Shqipëri është instaluar krimi, me votën qytetare duhet të ndodhë ndryshimi dhe pastrimi
Me qeverinë e Edi Ramës në Shqipëri është instaluar krimi, me votën qytetare duhet të ndodhë ndryshimi dhe pastrimi

Dardan Grapci

  • 04 April 2023 - 07:40

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Është koha e duhur dhe e fundit që Sali Berisha duhet të rikthehet në Qeveri dhe ta merr në dorë timonin e qeverisjes, nëse dëshirojmë që Shqipëria të ec përpara e jo të ngec në një dimension që është në mes të komunizmit dhe evropianizimit.

-Së pari qytetarët e Shqipërisë kanë gabuar që e kanë votuar Edi Ramën duke filluar nga mandati i parë, e dyta është se Sali Berisha gjithmonë ka qenë dhe është pro Kosovës si dhe gjatë viteve 90-ta deri në përfundim të luftës në Kosovë, ka qenë krah i djathtë i popullit të Kosovës si dhe në veçanti krahu i djathtë i ish-Presidentit Ibrahim Rugova. Dy ligjet të cilat janë obligative për tu shqyrtuar në parlament, ato as nuk futen në bisedime të Qeveris Rama.

Ligji i Lustracionit i cili i dënon ish-komunistët për persekutimet që ia kanë bërë popullit shqiptar duhet të votohet nga Qeveria e re, si dhe rezoluta për gjenocidin në Kosovë duhet urgjentisht të votohet me ose pa Edi Ramën dhe deputetët e Partisë Socialistë. Prandaj Sali Berisha duhet të rikthehet në Qeveri dhe ta merr në dorë timonin e qeverisjes, nëse dëshirojmë që Shqipëria të ec përpara e jo të ngec në një dimension që është në mes të komunizmit dhe evropianizmit. Uroj dhe shpresoj që z. Berisha ti fitoj zgjedhjet në Shqipëri që në fund të pastrohet vendi nga krimo-politika dhe sekserët e bizneseve shqiptare, të pastrohet gjyqësori dhe të arrestohen të gjithë ata avokat dhe noter të cilët janë duke e shkelur ligjin dhe kushtetutën shqiptare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".