Intelektualët shqiptar si dinasti e kufomave të gjalla!

Intelektualët shqiptar si dinasti e kufomave të gjalla!
Intelektualët shqiptar si dinasti e kufomave të gjalla!

Fadil Maloku

  • 04 April 2023 - 08:00

Shkruan: Sociologu Fadil Maloku

Prej lisit, nuk jemi duke e parë malin! Gjithë akterët e "teatrit" politik kosovar, qeveria e para, pastaj opozita, shoqëria civile, mediet dhe qytetaria injorante e dalldisur dhe e fascinuar pas deliriumit të pritur rreth ndryshimit, janë duke harruar se; "çelësin" dhe fjalën e fundit, në implementimin interpretimin dhe realizimin e Marrëveshjes me Serbinë nuk e ka Kosova, po e kanë BE-ne, bashkë me "suflerët" sorosian! Thënë më thjeshtë; ata tani urdhërojnë e veprojnë ekskluzivisht sipas logjikës së interesave gjeopolitike e jo sipas të drejtës dhe etikës politike.

-Historia e tranzicioneve dhe ndryshimeve të shpresuara politike... ka dëshmuar se mëkatarët më të mëdhenj në gjitha këto procese e zhvillime janë mu intelektualët, e jo politikanët!

Sepse, intelektualët e "frymëzuar" nga indiferenca e tyre ndaj të keqes, padrejtësive, krimeve, injorancës, etj. lehtësisht, heshtazi dhe frikshëm janë shndërruar në "palaço oborrtar" dhe elozhe të qeverive e njerëzve të korruptuar! Në shoqëritë gjithëshqiptare, heshtja ndaj mbretërisë së mafies, pra ndaj të keqes, padrejtësisë sociale, krimit, dhe korrupsionit, ka bërë që intelektualët e dëshmuar të shndërrohen në dinasti të kufomave të gjalla.!

Prej lisit, nuk jemi duke e parë malin! Gjithë akterët e "teatrit" politik kosovar, qeveria e para, pastaj opozita, shoqëria civile, mediet dhe qytetaria injorante e dalldisur dhe e fascinuar pas deliriumit të pritur rreth ndryshimit, janë duke harruar se; "çelësin" dhe fjalën e fundit, në implementimin interpretimin dhe realizimin e Marrëveshjes me Serbinë nuk e ka Kosova, po e kanë BE-ne, bashkë me "suflerët" sorosian! Thënë më thjeshtë; ata tani urdhërojnë e veprojnë ekskluzivisht sipas logjikës së interesave gjeopolitike e jo sipas të drejtës dhe etikës politike. Ne duhet, ta "mirëkuptojmë" këtë politikë jo etike por, njëkohësisht duhet të insistojmë që me çdo kusht edhe t'i mbrojmë interesat tona gjeostrategjike në Ballkan.

Marrëveshja për "normalizim"...s'ka dilema është ajo "thembra e Akili", apo ajo kurtha "prokrustiane" që turma amorfe e qytetarëve të dalldisur pas karizmës, shkaku i lisit, assesi nuk është duke e parë malin!Çka pritet nga "ekspertiza" për Asociacionin, kur atë janë duke e hartuar katër serbë plus një tjetër i komunitet pakicë?! Është tejet e pakuptueshme, e rrezikshme, indolente, e madje edhe skandaloze (!), po çë se Qeveria e Kosovës nuk e di, nuk e (vetë)menagjon, dhe nuk bëhet (vetë)pjesëmarrëse aktive e angazhimit, e hartimit dhe e kompletimit të Statutit (lexo; shkallën e kompetencave ekzekutive) të Asociacionit (lexo;autonomisë së ardhshme për serbët e veriut)!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".