Policia e Kosovës dhe KFOR-i me forca të koordinuara në pritje të zgjedhjeve të 23 prillit, kundër bandave serbe të orkestruara

Policia e Kosovës dhe KFOR-i me forca të koordinuara në pritje të zgjedhjeve të 23 prillit, kundër bandave serbe të orkestruara

Hajrullah Tërnava

  • 04 April 2023 - 07:43

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Provokimet e fundit serioze që po ndodhin atje me sulme ndaj qytetarëve lojalë, me kërcënime dhe djegie të veturave të regjistruara në tabelat e shtetit të Kosovës mundë të eskalojnë edhe në aksione më brutale dhune. Tani është momenti që në këtë pjesë të territorit të Kosovës të dyfishohet forca sigurisë, edhe me praninë e KFOR-it për të mos lejuar një situatë të re të acarimit dhe destabilizimit.

-Situata politike e krijuar në këto kohëra, e sidomos mbas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat e regjistrimit të automjeteve që në tërë territorin e Kosovës duhet të regjistrohen me targa RKS, dhe pranë kësaj marrëveshje të arritur, tani të gjitha ato automjet të serbëve në ato pjesë të veriut që i kanë regjistruar me RKS, grupe të ndryshme po ua shtinë flaken veturave me targa në RKS, dhe prapa këtyre veprimeve nënkuptohet se qëndron politika serbe, e cila ne çdo mënyrë donë që ta mbaj situatën e tensionuar për ti arritur qëllimet e saja përfituese.

Tani në këto kohëra faktori ndërkombëtar përmes ambasadave të në Kosovë, duhet ta luajnë rrolin e rëndësishëm dhe në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës, edhe qëndrimet e ndërkombëtarëve tani duhen të jenë të qarta dhe ta ashpra sepse nuk mund të bisedohet me një shtet në këtë mënyrë sikur që është Serbia, dhe çdo marrëveshje që arrihet ata nuk do i përmbahen, prandaj qeveria e jonë duhet të punoj ditë e natë dhe në bashkëpunim me qytetarët e veriut ti zbulojnë vepër kryesit e flakë vënieve të veturave, dhe në këtë pikëpamje policia e Kosovës duhet të jetë e përafërt dhe në bashkëpunim me KFOR-in, që qytetarëve të atyre pjesëve të veriut t’iu dilet në ndihmë dhe ajo popullatë ta kuptoj se e kanë pushtetin afër, KFOR-in me policinë e Kosovës në vështrimin e situatës për ti zbuluar vepër kryesit e djegieve të veturave të tyre për të ju ndihmuar atyre, në raste të zbulimit të atyre vepër kryesve të flakë dhënies së veturave.

Policia duhet të jetë e ashpër ndaj atyre vepër kryesve, sepse nga kjo që po vërehet incidentet e filluara me djegie veturash tani janë paralajmëruese për ta rrezikuar situatën e sigurisë në veri, dhe pamundësuar mbajtjen e zgjedhjeve lokale për komunat serbe në këtë pjesë të territorit të Kosovës. Provokimet e fundit serioze që po ndodhin atje me sulme ndaj qytetarëve lojalë, me kërcënime dhe djegie të veturave të regjistruara në tabelat e shtetit të Kosovës mundë të eskalojnë edhe në aksione më brutale dhune. Tani është momenti që në këtë pjesë të territorit të Kosovës të dyfishohet forca sigurisë, edhe me praninë e KFOR-it për të mos lejuar një situatë të re të acarimit dhe destabilizimit. Ky është tani edhe një skenar tjetër i bashkërenduar në mes të qendrës në Beograd dhe strukturave kriminale në veri të Kosovës, të cilin Serbia po përpiqet të përdorë si mjet të fundit të shantazhit dhe të krijojë një klimë frike për zgjedhjet e 23 prillit, për të mos lejuar që të dalin në zgjedhje qytetarët serb pro kosovar të cilët kanë treguar se janë të gatshëm ta njohin shtetin e Kosovës dhe të jenë të integruar.

Ndryshe, më 31 mars 2023 pas mesnatës, në veri të vendit është raportuar se nga persona të panjohur janë djegur edhe tri vetura që iu përkasin qytetarëve të nacionalitetit serb, të cilat kanë qenë të parkuara njëra në rrugën “Kral Milutin”- Zveçan, tjetra në rrugën “Ivo Lola Ribar”- Mitrovicë Veri, si dhe e treta në rrugën “Vlade Çetkoviq”- Mitrovicë Veri. Në njoftimin e Policisë thuhet se pas dy veturave të djegura me datën 30.03.2023 në veri të vendit, pas mesnatës së datës 31.03.2023, iu është vënë zjarri edhe tri veturave të tjera, të cilat iu përkasin qytetarëve të nacionalitetit serb, e të cilat ishin regjistruar me targa të Republikës së Kosovës (RKS). Kundër këtyre akteve vandale kanë reaguar edhe diplomatët e huaj në Kosovë.

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier dhe të tjerët, Ambasadori britanik, Nicholas Abbott ka deklaruar se aktet e tilla paraqesin rrezik për stabilitetin në vend dhe se ato duhet dënuar nga politikanët. “Djegia e veturave pas ri regjistrimit në targa RKS në veri të Kosovës është e papranueshme. Të gjithë aktorët seriozë politikë duhet t’i dënojnë këto akte dhune dhe rreziqet që ato paraqesin për stabilitetin dhe qetësinë. Hetimet e shpejta për këtë kriminalitet janë të nevojshme dhe duhet të kryhen me ndjeshmëri dhe seriozitet”, ka deklaruar Nicholas Abbott. Kundër vandalizmit dhe akteve terroriste të frikësimit të qytetarëve të komunitetit serb kanë reaguar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe shefi I zyrës së BE-së, Tomas Szunyog. “Unë kam besim të plotë që autoritetet kosovare do të hetojnë rastet plotësisht dhe do të sjellin përgjegjësit para drejtësisë”, ka shkruar diplomati gjerman Jorn Rohde. Kurse shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, pas djegies së pesë veturave me targa RKS në veri të Republikës së Kosovës ka thënë se e dënon djegien e automjeteve të ri-regjistruara së fundmi në targa të Kosovës në veri të Kosovës.

“Shkatërrimi i pronës private, që ka ndodhur gjatë 2 ditëve të fundit, me qëllim të frikësimit të popullatës lokale është i mjerueshëm, i papranueshëm dhe duhet dënuar nga të gjithë aktorët përkatës”, ka shkruar Szunyuog. Reagimet e ndërkombëtarëve duhen të jenë të ashpra dhe jo vetëm të diplomatëve në Kosovë, por edhe të atyre në institucionet e shteteve të BE-së, sepse djegiet e veturave dihet për çfarë qëllimi kryhen dhe kush qëndron prapa këtyre veprave, prandaj një reagim unifikues i ndërkombëtarëve e sidomos të shteteve të BE-së do ta kishte efektin e vetë në preventivë, sidomos ato shtete të BE-së që mbajnë lidhje më të afërta me Serbinë, kur është fjala me investime të mëdha që bëjnë në Serbi, edhe që faktori ndërkombëtar demokratik që po insiston që ta shkëputë Serbinë nga përkrahja e Rusisë, me këto veprime të djegieve të veturave të serbve në veri po dëshmohet se serbët nuk e kanë në plan të distancohen nga Rusia, dhe sipas marrëveshjes së planit franko-gjerman që u pajtuan që të jetësohet ky plan, këto djegie të veturave po e dëshmon faktin se nga ana e serbëve nuk ekziston pajtimi i jetësimit të planit franko-gjerman, prandaj faktori ndërkombëtar duhet të jetë i ashpër ndaj Serbisë, dhe në rast të mospërfilljes së planit në fjalë, Serbisë ti vihen sanksionet e parapara që do ta detyrojnë që t’iu përmbahet marrëveshjeve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".