Vendimmarrje skandaloze në politiken shqiptare, Vlora Hyseni spiunon kundër Kosovës!

 Vendimmarrje skandaloze në politiken shqiptare, Vlora Hyseni spiunon kundër Kosovës!
 Vendimmarrje skandaloze në politiken shqiptare, Vlora Hyseni spiunon kundër Kosovës!

Agim Bajrami

  • 05 April 2023 - 07:34

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Vlora Hyseni ,ish spiunja e parë shqiptare, në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, shkarkohet ,nga kryeministri dhe presidenca e Kosovës, për jo kompetencë profesionale dhe abuzim me besueshmërinë e autoritetit nga pozita të cilën e ushtronte, kurse tani shpërblehet nga vendimmarrja politike e krerëve të Shqipërisë, në institucionin më kryesor të sigurisë së shtetit shqiptarë në SHISH.

-Kjo e bënë të ngritën dyshimet në politikë bërësit shqiptar se a emërohen personat në pozitat kyçe të shtetit shqiptarë, në bazë të meritave dhe kompetencave profesionale, apo për revansh dhe qëllime kundër homologëve të tyre, të politikë bërësve të shtetit tjetër, në këtë rast të shtetit të Kosovës.

Dhe, kush është Vlora Hyseni , spiunia e shkarkuar nga politikë bërësit kosovarë , për t'u shpërblyer nga autoritet shqiptar në krye të SHISH-it si spiunia e parë e shtetit shqiptarë. Dhe ajo, a do të spiunon, tani më kundër interesave të Kosovës, tek shtetet jo miqësore të Kosovës, dhe çka do të përfitojnë qytetarët shqiptarë,nga spiunia e shkarkuar nga autoritet e Kosovës?!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".