Interesi për shtetin duhet të sundoj mbi të gjitha, jo lakmia e sëmurë për pushtetin

Interesi për shtetin duhet të sundoj mbi të gjitha, jo lakmia e sëmurë për pushtetin
Interesi për shtetin duhet të sundoj mbi të gjitha, jo lakmia e sëmurë për pushtetin

Dr. Hysni Aliu

  • 05 April 2023 - 07:39

Shkruan: Dr . Hysni Aliu

Ajo qa po kërkohet nga z. Kurti është, sikur ti thuash dikujt se përse nuk po e rrit një pyll për dy vite, pasi që ai pyll u pre tërësisht nga po ai person që e bënë kërkesën. Për të folur me gjuhën edhe më të thjeshtë që disa idiotizma të medieve ta kuptojnë, nga Kurti po kërkohet që një fëmijë që lindi para dy vitesh, ta shndërron në një të rritur 18 vjeç, po s’ka kështu, nuk ka shkop magjik i cili Kosovën e kriminelëve 20 vjeçar ta shndërron në Zvicër apo Finlandë për të cilat kanë punuar populli e pushteti kë qindra vite. Kurti po akuzohet për ikjen e të rinjve, ndërsa po harrohet që ardhmërinë atyre të rinjve e vranë pikërisht këta të opozitës që për fëmijët e vet krijuan parajsat e ekonomin e Kosovës e shiten për skrap, duke shit fabrika e toka, e duke vjedhur buxhetin e Kosovës çdo vit së paku për një miliard.

-I kam ndjek me vëmendje dy intervistat e fundit të kryeministrit Albin Kurti në dy televizionet e Kosovës. Ajo që vërejta vjellja e vrerit kundër Qeveris Kurti dhe nëpërmes kësaj edhe shtetit të Kosovës nga moderatorët e këtyre dy emisioneve.

E respektoj principin e kryeministrit Kurti, që mos të bie nën nivelin e moderatorëve të cilët e përfaqësojnë ish pushtetin kriminal, pore unë besoj që nganjëherë për hir të publikut niveli i diskutimit duhet të zbret në një nivel që e kupton qytetari i rëndomtë, me nivel arsimor që as nuk e kupton çka është paketa fiskale, e as bruto produkti, e as rëndësinë e ligjeve të caktuara.

Këtyre idiotizmave që dirigjohen nga opozita dhe Vuçiqi në Beograd e paraja Ruse në Moskë, e paraja e drogës në Tiranë, duhet të ju përgjigjemi më termet adekuate. E përcjell nganjëherë prononcimin për media të presidentit Vuçiq, dhe e vetmja gjë që kisha marr nga ai është një konfrontim verbal direkt me mediet që janë antishtetërore dhe anti qytetare. Ai ju thotë drejt në sy atë që e mendon, me qëllimin që populli ta kupton se për çka është duke folur, e kjo ka ndodhur që të ketë një përkrahje aq të madhe në Serbi. Gjuha diplomatike, dhe e kujdesshme, të folurit në mes rreshtave në shumicën e rasteve, e rrallë herë direkt, len mundësinë që populli të keqkupton, të mos kupton e pastaj të manipulohet nga pretendimet e moderatorëve që për mua janë më tepër se idioteske, do të thoja antikombëtare e antishtetërore.

Këtu në Finlandë janë dyfishuar çmimet, e po ashtu në mbarë Evropën, ndërsa idiotizmi i disa medieve të Kosovës e akuzon z. Kurtin për këto ngritje çmimesh. Kurti po akuzohet padrejtësisht për çdo gjë që po ndodhë në nivel global dhe ndikimet e atyre zhvillimeve në Kosovë. Kurti po akuzohet për trashëgimin kriminale që ju la pikërisht nga jeta që po i mbajnë gjallë këto media dhe që po i dirigjojnë këta gjykatës nga kushtetuesja e teposhtë. Ajo qa po kërkohet nga z. Kurti është, sikur ti thuash dikujt se përse nuk po e rrit një pyll për dy vite, pasi që ai pyll u pre tërësisht nga po ai person që e bënë kërkesën. Për të folur me gjuhën edhe më të thjeshtë që disa idiotizma të medieve ta kuptojnë, nga Kurti po kërkohet që një fëmijë që lindi para dy vitesh, ta shndërron në një të rritur 18 vjeç, po s’ka kështu, nuk ka shkop magjik i cili Kosovën e kriminelëve 20 vjeçar ta shndërron në Zvicër apo Finlandë për të cilat kanë punuar populli e pushteti kë qindra vite. Kurti po akuzohet për ikjen e të rinjve, ndërsa po harrohet që ardhmërinë atyre të rinjve e vranë pikërisht këta të opozitës që për fëmijët e vet krijuan parajsat e ekonomin e Kosovës e shiten për skrap, duke shit fabrika e toka, e duke vjedhur buxhetin e Kosovës çdo vit së paku për një miliard.

Kurti harroj të ju tregoj, që rrugën për ikjen e të rinjve e kanë hapur pikërisht qeveritë e kaluara me varfërinë që ngulitën dhe humbjen e shpresës nga të rinjtë si pasoj e qeverisjeve kriminale.

Arsyeja se përse pikërisht tani po dalin, është edhe sepse ambasadat e huaja si ajo e Gjermanisë , Finlandes, Sllovenisë, Kroacisë etj kanë hapur një kanal punësimi për të rinjtë e Kosovës dhe po ofrojnë viza pune, mundësi që u hap nga ish kryeministri Haradinaj që i luste atë botë Gjermaninë për këtë gjë, në vend që të ju hapte vende pune në Kosovë, atë botë Haradinaj krenohej me këtë gjë, e tani ne po i shohim pasojat. Nuk ka gjë më të keqe sesa njeriut të ja vrasësh shpresën, kjo ju ka bë rinisë tonë nga pushtetet e kaluara kriminale. Kthimi i shpresës e besimit, nuk arrihet për dy vite, mundë të kërkon dekada të tëra. Populli është në depresion, edhe për arsye të kontributit të madh negativ të shumicës së medieve të Kosovës, që duke mashtruar popullin, po mundohen ti minimalizojnë sukseset gjigante të kësaj qeverie.

Unë vetëm Vuçiqin mundë ta krahasoj me opozitën tonë, askënd tjetër. Unë besoj shumë që duhet të kem si shtet edhe një mekanizëm që e kontrollon edhe gjyqësorin e madje edhe Gjykatën Kushtetuese si instancë më e lartë e shtetit për të bërat dhe mos bërat e tyre. Ka pasur raste në botë kur gjykatësit na kanë dal spiunë të armikut, apo kanë dal të korruptuar njerëz të shërbimeve sekrete, siç ishte ai i FBI-së në kohën e fundit, andaj për këtë çështje duhet shteti ynë të ketë kanale nëpërmes të cilave i tregon secilit që shteti është mbi të gjithë e edhe mbi gjykatësit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".