“Lista Serbe” dhe kriminelët e saj i kanë përmbushur masat e veprës penale në Kosovë

“Lista Serbe” dhe kriminelët e saj i kanë përmbushur masat e veprës penale në Kosovë
“Lista Serbe” dhe kriminelët e saj i kanë përmbushur masat e veprës penale në Kosovë

Muhamet Kelmendi

  • 05 April 2023 - 07:46

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Sipas Kodit Penal të Kosovës për veprat penale të tradhtisë apo të copëtimit të Republikës dhe të armatimit kriminal për të ndarë ndonjë pjesë të shtetit, dënimi shkon deri me burg të përjetshëm.

Elementet e veprës penale të tillë i ka përmbushur kjo listë dhe vetë anëtarët e udhëheqësit e saj për të marrë këto dënime.

Mos veprimi nuk ka të bëjë me ligj, por me qëndrime politike.

-Vetë formimi i i Listës Serbe” është një akt kriminal dhe ka qenë e pritshme që do të vepron kundër shtetit të Kosovës. Ky subjekt është formuar nga krimineli i luftës Aleksandër Vuçiq dhe vepron nën udhëheqjen dhe kryen punë në bazë të urdhrave të Beogradit. “Lista Serbe” nga formimi ka kryer punë kriminale dhe antiligjore. Veprimet e këtij organizimi kriminal janë:

1. Mos njohja dhe refuzimi kategorik, qoftë edhe me forcë, i shtetit të pa varur të Kosovës.

2. Kryerja e veprimeve kriminale dhe të dënueshme me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Ato konsistojnë:

a. Vrasjet e policëve dhe të politikanëve që nuk janë me synimet shoviniste.

b. Bllokimet e rrugëve, të shesheve nëpër Kosovë, sidomos në veri të saj.

c. Sulmet me granata të dorës, me armë të rënda të policisë së Kosovës.

d. Lidhjet e pandërprera me kriminelët e pushtetit në Beograd.

e. Kultivimi dhe shitja e drogës.

f. Vjedhje dhe kontrabande me mallra dhe me mjete të ndaluara.

g. Refuzimi me forcë i pushtetit, duke u larguar dhe mos u nënshtruar organeve të shtetit.

h. Kërcënimi me forcë të dhunës për mbajtjen e zgjedhjeve dhe

i. Qëllimi i “ Listës Serbe” për të ndarë me forcë veriun nga Kosova dhe bashkimin e saj me shtetin serb.

4. Mos regjistrimi pranë organeve kompetente në Republikë.

5. Lidhshmëritë politike, juridike dhe ushtarake me Beogradin.

6. Pikësynimi ndarja dhe copëtimi i Kosovës me mjete të dhunës .

7. Organizimi luftarak dhe bashkëpunimi e sjellja e bandave të “Vrangelit” rus në veri të Kosovës.

Faktet e tilla tregojnë se ky organizim i “Listës Serbe” është kriminal dhe se shteti i Kosovës kërkohet të vepron me forcën e vetë ligjore. Së pari, duke e shpallur antikushtetuese “ Listën Serbe”dhe duke e ndaluar me ligj punën dhe së dyti, duke i ndjekur, kapur dhe arrestuar kriminelët e “ Listës Serbe” . Bazat për këto dy masa juridiko-ligjore ekzistojnë. Dënimet janë të rënda. Sipas Kodit Penal të Kosovës për veprat penale të tradhtisë apo të copëtimit të Republikës dhe të armatimit kriminal për të ndarë ndonjë pjesë të shtetit, dënimi shkon deri me burg të përjetshëm. Elementet e veprës penale të tillë i ka përmbushur kjo listë dhe vetë anëtarët e dhëheqësit e saj për të marrë këto dënime. Mos veprimi nuk ka të bëjë me ligj, por me qëndrime politike. Kjo është antiligjore dhe shumë rrezikshme për Republikën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".