Mbajtja e votimeve dhe pjesëmarrja e serbëve në këto votime është testi i parë serioz i zbatimit të marrëveshjeve të arritura

Mbajtja e votimeve dhe pjesëmarrja e serbëve në këto votime është testi i parë serioz i zbatimit të marrëveshjeve të arritura
Mbajtja e votimeve dhe pjesëmarrja e serbëve në këto votime është testi i parë serioz i zbatimit të marrëveshjeve të arritura

Xhevat Meha

  • 06 April 2023 - 07:41

Shkruan: ANALISTI - Xhevat Mehaj

Veprime klandestine të individëve dhe grupeve të caktuara mund të ketë, mirëpo veprimet e tilla vetëm sa shkaktojnë disa probleme dhe nuk mund të arrijnë të pengojnë pjesëmarrjen e serbëve në votime, kjo për faktin se pa mbështetjen e Vuçiqit kurrfarë veprimesh nga serbët në veri nuk do të ketë shtrirje të gjerë.

-Djegia e veturave me targa të Kosovës në veri është veprim konkret i kundërshtimit të ndryshimit të gjendjes e cila do të normalizonte marrëdhëniet në mes të Serbisë dhe Kosovës. Pres që veprime të ngjashme të ketë edhe në të ardhmen. Në Serbi vepron rrjeti rus brenda institucioneve t Serbisë mirëpo fuqinë politike më të madhe e ka Vuçiqi si President. Nuk mund të ketë veprime me shtrirje të gjerë kriminale në veri pa mbështetjen e Vuçiqit. Veprime klandestine të individëve dhe grupeve të caktuara mund të ketë, mirëpo veprimet e tilla vetëm sa shkaktojnë disa probleme dhe nuk mund të arrijnë të pengojnë pjesëmarrjen e serbëve në votime, kjo për faktin se pa mbështetjen e Vuçiqit kurrfarë veprimesh nga serbët në veri nuk do të ketë shtrirje të gjerë.

Mbajtja e votimeve dhe pjesëmarrja e serbëve në këto votime është testi i pare serioz i zbatimit të marrëveshjeve të arritura. Këtu do të dëshmohet sa BE si palë e marrëveshjeve do të arrije të demonstroj peshën e vetë në këto marrëveshje. Pres që BE nuk do të kaloj lehtë me Serbinë, për faktin se vetëm tani kanë filluar të njohin Serbinë në veprime, deri tani e kanë njohur Serbinë në deklarime me fjalë. Do të jetë një përvojë e re për BE-në, pres që edhe të bëjnë gabime. Nuk do t'i binte keq BE-së që të konsultohej me ne Kosovarët se çka e si vepron Serbia, kemi njohuri dhe përvoja qindra vjeçare me Serbinë që do t'i ndihmonin në ndërtimin e kuptimeve që i duhen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".