Serbofili komunist Edi Rama në parlamentin e uzurpuar, secilën kërkesë të opozitës në interesin kombëtar e mban të bllokuar

Serbofili komunist Edi Rama në parlamentin e uzurpuar, secilën kërkesë të opozitës në interesin kombëtar e mban të bllokuar
Serbofili komunist Edi Rama në parlamentin e uzurpuar, secilën kërkesë të opozitës në interesin kombëtar e mban të bllokuar

Gani Qarri

  • 06 April 2023 - 07:49

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Rama me sejmenët e tij mafioz, përveç involvimit në skandalin ndërkombëtare të McGonigal ai qëllimisht nuk lejon as miratimin në Kuvend të rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë si dhe bllokon ligjin e lustracionit, për shkëputje nga e kaluara dhe ndëshkimin e regjimit komunist.

-Përderisa nga iniciativa për ligjin e lustracionit Rama është i frikësuar se do të ballafaqohet si individ dhe si subjekt politik me të kaluarën e pa spastruar, bllokimi rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë, bëhet vetëm për të mos e prishur miqësinë me Serbinë fashiste dhe vëllazërinë me kriminelin Vuçiq, krahu i djathë i Millosheviqit dhe njërin ndër protagonist kryesor të krimeve dhe gjenocidit të kryer nga ushtria dhe policia okupatore serbe në Kosovë. Ndaj duke pasur parasysh se përveç dosjes McGonigal, korrupsionit galopant, mafies e krimit të organizuar, janë edhe shumë çështje të tjera të suportuara nga klani i ngushtë i kabinetit Rama dhe deputetët e PS, para një mali me arsye kaq të mëdha dhe gjendjes së vështirë, në të cilën ky njeri e ka sjellë Shqipërinë, opozita e bashkuar shqiptare, duhet të bëjë çdo gjë, që në fushatën elektorale, përfundimisht ti bindë qytetarët e Shqipërisë për ta përmbysur regjimin Rama, i cili po e qon vendin drejt izolimit ndërkombëtar.

Madje megjithëse opozita kërkon me këmbëngulje edhe krijimin e një komisioni hetimor parlamentar, mazhoranca socialiste nën telekomandë të Edi Ramës refuzon çdo gjë, kurse në parlament nuk sillet, as ligji i lustracionit, një ligj i domosdoshëm për të ndarë shoqërinë nga ish-persekutorët e diktaturës komuniste, i cili ka bazë të plotë kushtetuese sepse siç ka deklaruar lideri demokrat Sali Berisha, në Kushtetutën e vendit ky nen tani është i sanksionuar pavarësisht se është shkelur dhe nuk është zbatuar nga institucionet socialiste të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Njësoj është duke u vepruar edhe me rezolutën për gjenocidin e Serbisë në Kosovë, të cilën, për të mos u hatruar me Serbinë, ka mese një vit që bllokohet nga Edvin Kristaq Rama dhe socialistët shqipfolës, madje megjithëse ajo, para mese një viti është dorëzuar nga deputetët demokrat, socialistët serbofil, nuk lejojnë që ajo të paraqitet as për shqyrtim në komisione. “Të ishte agjente e betuar e Beogradit, Linda e parlamentit ndryshe nuk mund të sillej”. Natyrisht është apo nuk është, atë nuk e di se nuk kam të dhëna, por di që Edi Rama është një argat i Vuçiçit. Di që ai e bllokon këtë totalisht me urdhër të tij, shprehet me të drejtë Sali Berisha.

Gjenocidi serb në Kosovë është një gjenocid ciklik, aktet e fundit të këtij gjenocidi u kryen me operacionin Patkoi gjatë luftës së vitit 1999, madje gjenocidi serb është i dokumentuar jo vetëm në trevat e Kosovës, por ai është plotësisht i dokumentuar edhe në fshatrat e Lumës në Shqipëri. Barbaritë serbe në Lumë dhe zonat përreth kanë tronditur botën në atë kohë. Komisioni i ngritur për të hetuar shkaqet dhe krimet e luftës, i përbërë nga personalitete të shquara, ka konkluduar se barbaritë e Lumës janë gjenocid, ka deklaruar Dr. Sali Berisha. Ai ka pohuar se Edi Rama personalisht, po e bllokon rezolutën mbi gjenocidin serb, i cili sipas Berishës, urdhëron që të prishet edhe përmendorja e ngritur në Kukës në nderim të viktimave të gjenocidit serb në Lumë, akte që mund t’i bënte vetëm një pushtues serb, por nuk mund t’i bënte kurrë një shqiptar. Prandaj, ne kurrë nuk do të pajtohemi me këtë dhe do insistojmë në vijimësi, derisa të paraqitet rezoluta që dënon gjenocidin serb në Kosovë dhe rezoluta që dënon gjenocidin serb të Lumës, që është njohur ndërkombëtarisht, nuk kanë asnjë qëllim tjetër përveçse njohja e të shkuarës dhe reflektimi që në të ardhmen të mos përsëriten aktet e tilla,” ka deklaruar lideri demokrat Dr. Sali Berisha.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".