Krimet e luftës dhe gjenocidi serbomadh në Kosovë kanë mbetur barrë e rëndë për shtetin pa drejtësi

Krimet e luftës dhe gjenocidi serbomadh në Kosovë kanë mbetur barrë e rëndë për shtetin pa drejtësi
Krimet e luftës dhe gjenocidi serbomadh në Kosovë kanë mbetur barrë e rëndë për shtetin pa drejtësi

Muhamet Kelmendi

  • 06 April 2023 - 07:54

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Serbia vazhdon të mbetet në pikësynimin se në Kosove nuk ka kryer krime të luftës dhe as gjenocid. Ky pikësynim vjen nga koha e luftës dhe mbështetet në Rezolutën e KS të OKB-së.

Aty nuk është përcaktuar përgjegjësi për dy vepra penale, përkatësisht për krime të luftës dhe për gjenocid.

Pas luftës, faktori ndërkombëtar iku nga përgjegjësia e shtetit serb. Duket se faktori ndërkombëtar ishte mjaftuar me përgjegjësi të bërë për krime të luftës vetëm me arrestimin e kriminelit Millosheviq dhe të disa kriminelëve të tjerë, të varur nga kjo klikë serbomadhe. Shteti serb nuk u kap në përgjegjësi. U lanë në heshtje krimet makabre serbomëdha në Kosovë. As edhe klika e sotme që ishte e varur nga Millosheviqi nuk u prek. U la në pushtetit. Natyrisht se Kosova nuk kishte mundësi t’i ndjek kriminelët në Kosovë. Deri para ca viteve e kishte të ndaluar. Tash ka filluar Kosova me hetime të krimeve të luftës.

Mirëpo, shteti serb nuk bashkëpunon. Serbia nuk i ndjek kriminelët e luftës. Ata në Serbi përkrahen dhe avancohen nëpër detyra të ndryshme, deri në ministra e deputet në Kuvendin e Serbisë. Mbetet natyrisht që të merret në kompetenca për përgjegjësi të krimeve të luftës në Kosovë Gjykata Ndërkombëtare për Krime të Luftës në Dene Hag. E as kjo Gjykatë nuk po i ndjek krimet e luftës në Kosovë të bëra nga shteti dhe kriminelët serb. Kanë mbetur pa përgjegjësi me mijëra raste kriminale. As vrasjet, masakrat, djegiet dhe as përdhunimet ndaj shqiptarëve nuk po hetohen në Kosovë nga kjo gjykatë ndërkombëtare në Dene Hag. I takon Kosovës të merret me krimet e luftës dhe të angazhohet që Gjykata e Den Hagut të merret edhe me krimet e luftës të bëra në Kosovë nga Serbia. Kjo është e vetmja mundësi juridike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".