Pranimi me konsensus politik i propozimit franko- gjerman, çelësi i vetëm për ndalimin e ndikimit në rajon nga ana e Rusisë

Pranimi me konsensus politik i propozimit franko- gjerman, çelësi i vetëm për ndalimin e ndikimit në rajon nga ana e Rusisë
Pranimi me konsensus politik i propozimit franko- gjerman, çelësi i vetëm për ndalimin e ndikimit në rajon nga ana e Rusisë

Gani Qarri

  • 07 April 2023 - 07:36

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Duke qenë se humbjen e Milo Gjykanoviçit dhe fitoren e kandidatit të krahut pro serb, Jakov Milatoviq në zgjedhjet e fundit presidenciale në Mal të Zi, analistët politik, veçanërisht në raport me Kosovën, e shohin si proces mjaft negativ, që mund të qojë në shtrirjen dhe forcimin edhe më të gjerë të ndikimit ruso- serb në Ballkanin Perëndimor, ku Kosova mbetet e vetme në kundërshtimin e ekspansionit ultra-sllav, partitë opozitare në Kosovë, duhet të mendojnë mirë, se në mulli të kujt, po qojnë ujë, me veprimet e tyre oportuniste, qasjen aspak reale dhe sjelljet, tërësisht jo konformë zhvillimeve politike në rajon.

-Tanimë po shihet fare qartë se, me kundërshtimin e planit franko gjerman për marrëveshjen e dakorduar mes Kosovës dhe Serbisë, mjerisht një pjesë e opozitës së inkriminuar të Kosovës, është duke e luajtur publikisht lojën e djallit dhe me vetëdije të plotë, po i bënë shërbimin më të mirë të mundshëm politikës ekspansioniste të Rusisë për rritjen e ndikimit të saj, jo vetëm në Serbi por edhe në shtet fqinje, si në Mal të Zi, që deri më tani ishte bastion i fortë kundër ekspansionizmit serbo rus në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor! Madje vet përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Mirosllav Lajçak, ka deklaruar se pranimi i planit evropian do të ngushtonte shumë, hapësirën e Rusisë në Ballkan, pra pranimi i propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të zvogëlojë hapësirën që Rusia të ndërhyjë në zhvillimin e ngjarjeve dhe të krijojë kaos në rajon. Ky deklarim kaq i qartë dhe i hapur i z. Lojcak, është edhe një argument, mese i mjaftueshëm se-pse edhe opozita kosovare, medoemos duhet ti bashkohet Qeverisë së Kosovës, në mënyrë që propozimi evropian i cili shkon hap pas hapi drejtë njohjes së plotë, të pranohet një zëri dhe të mos rrezikohet me dështim, përmes lojës të "kinse" refuzimit, nga ana e saj.

Për aq më tepër, Lajçak, në konferencën online “Evropa dhe Rusia në Frontin Ballkanik”, tha se pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, stabilizimi i Ballkanit Perëndimor është më i rëndësishëm se kurrë më parë, për BE-në.

Emisari evropian, mes tjerash, vlerësoi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë problem kyç për të gjithë rajonin, i cili bllokon normalizimin e Ballkanit Perëndimor dhe lirinë e lëvizjes, prandaj BE dhe SHBA janë angazhuar kaq fuqishëm për ndërmjetësim dhe normalizim të raporteve mes këtyre dy vendeve, kështu që pranimi i marrëveshjes do të ishte një mesazh pozitiv për të gjithë rajonin”,theksoi Lajçak. Siç dihet kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq janë pajtuar se nuk ka nevojë për bisedime të reja, sa i takon tekstit të marrëveshjes dhe tani duhet të përcaktohet rendi i hapave të ardhshëm, afatet dhe kush çfarë duhet të implementojë nga secila palë. "Kemi krijuar anekse në lidhje me zbatimin e marrëveshjes dhe pas bisedimeve në Prishtinë e Beograd, është duke u përgatitur një version i ri i aneksit, i cili do të diskutohet të shtunën e ardhshme në Ohër"sqaroi Lajçaku.

Nga ana tjetër Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka deklaruar se zgjerimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor është prioritet i Bashkimit Evropian, por humbjen e Milo Gjukanoviçit në zgjedhjet e fundit presidenciale në Mal të Zi dhe fitoren e kandidatit të krahut pro serb, Jakov Milatoviq, edhe analistët politik, e shohin si proces mjaft negativ, që mund të qojë në shtrirjen dhe forcimin edhe më të gjerë të ndikimit ruso- serb në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku Kosova mbetet e vetme në kundërshtimin e turrit që ka marrë, ekspansioni ultra-sllav.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".