Gjykata Kushtetuese duhet ta ndalon së vepruari Listën Serbe si parti politike nacionaliste kundër shtetit të Kosovës me veprime ekstreme terroriste

Gjykata Kushtetuese duhet ta ndalon së vepruari Listën Serbe si parti politike nacionaliste kundër shtetit të Kosovës me veprime ekstreme terroriste

Hajrullah Tërnava

  • 08 April 2023 - 09:17

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Është koha e fundit që tani Gjykata Kushtetuese të merret me veprimet dhe sjelljet e Listës Serbe si parti serbe që është, e cila që nga krijimi i saj gjithnjë është në konflikt me institucionet e Kosovës, duke vepruar kundërligjshëm me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës, prandaj shtrohet pyetja se edhe çfarë veprimesh tjera ekstremiste dhe me elemente të terrorizmit duhet të ndodhin nga bandat e Listës Srpska, në mënyrë që institucionet e Kosovës, qeveria, Ministria e drejtësisë, prokuroria dhe KQZ-ja e deri me Gjykatën Kushtetuese, ta shpallin këtë subjekt politik organizatë terroriste dhe të largojnë përfundimisht nga regjistri i partive politike në Republikën e Kosovës, shtet të cilin nuk e njeh ky subjekt politik dhe kundër të cilit punon e vepron që nga themelimi e deri më sot.

-Pas arrestimit të serbit Milovan Bozovic, të dyshuar për zjarr vënie ndaj pasurisë së qytetarëve serb lojal institucioneve dhe shtetit të Kosovës, djegies së veturave të tyre të regjistruara në tabelat legale RKS, Lista Serbe ka kërcënuar hapur me kryengritje gjithë popullore, nëse nuk lirohet serbi i arrestuar për sulm mbi policinë dhe djegie të veturave në veri. Kjo nuk është hera e parë dhe nuk është rastësi, sepse përfaqësuesit e këtij subjekti politik edhe në të kaluarën kishin rolin kryesor të bllokimit të rrugëve dhe ngritjen e barrikadave në veri, si dhe kërcënimet e sulmet ndaj organeve të rendit të shtetit.

Kundër këtyre zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, kërcënimit dhe veprimit të bandave të listës serbe ndaj qytetarëve të të njëjtit komunitet, kanë reaguar edhe diplomatët e huaj, duke I kërkuar qeverisë për të vepruar, kapur e ndëshkuar kryesit e veprave dhe mbrojtur qytetarët lojal institucioneve të shtetit. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se SHBA-të vazhdimisht kanë dënuar djegien e veturave në veri. Përmes një postimi në Tvitter, ka pohuar se Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi të mbrojë qytetarët e saj.“SHBA-të vazhdimisht e kanë dënuar djegien kriminale të veturave në veri të Kosovës. Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi të mbrojë qytetarët e saj dhe të sigurojë llogaridhënie për këto vepra kriminale”, thuhet në postimin e ambasadorit.

Nga ana tjetër, ambasadori gjerman Jorn Rohde ka deklaruar se është tepër shqetësues fakti se si subjekti politik, Lista Serbe nuk i dënoi djegiet e veturave në veri, por pozicionohet në mbrojtje të kryesve të këtyre veprimeve kriminale. “Pse? Shumë shqetësuese fakti që Lista Serbe sërish nuk i ka dënuar zjarr vëniet në automjetet e qytetarëve. Të gjithë duhet të jenë të bashkuar për të dënuar këtë praktikë”, ka shkruar Rohde.

Gjatë tri ditëve të fundit në veri të Kosovës, iu është vënë zjarri veturave me targa të Kosovës, të cilat janë ri-regjistruar nga targat KM të lëshuar nga autoritetet e Serbisë. Targat KM janë ilegale në Kosovë. Pas kërcënimit me kryengritje nga ana e listës serbe ka reaguar Rada Trajkoviç, këshilltare e ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, e cila thekson se nëse institucionet nuk arrijnë të ofrojnë siguri, rruge e vetme mbetet vetëmbrojtja e qytetarëve për pronat dhe pasurinë e tyre të rrezikuar nga bandat e Listës Serbe. “Lista Serbe ka paralajmëruar ‘kryengritje të përgjithshme të popullit serb’ nëse i dyshuari për djegien e veturës nuk lirohet. Dhe qytetarët të cilëve iu dogjën veturat dhe u rrezikohej pasuria dhe siguria, le të kujdesen për veten e tyre”, ka deklaruar zonja Trajkoviç.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se i arrestuari ka qenë “pjesë aktive e strukturës kriminale të të ashtuquajturës ‘Mbrojtja civile’, më parë ai kishte sulmuar Policinë e Kosovës, duke i plagosur dy zyrtarë të saj”. Ai po ashtu ka vlerësuar se pas djegies së veturave në veri qëndron Beogradi, me qëllimin që të shkaktojë frikë te qytetarët. Sikur të ishte sjell ndonjë parti shqiptare e komunave shqiptare në Serbi, ngjashëm sikur Lista Serbe me veprimet e saja antikushtetues në Kosovë nga formimi i saj e deri më tani, shtrohet pytja se çfarë veprimesh do të kishte ndërmarr Serbja ndaj asaj partie? Prandaj është koha që qeveria e Kosovës me institucionet e drejtësisë të merret më seriozisht me këtë çështje, dhe nëse argumentohet veprimi i saj anti ligjor dhe kushtetues, gjithsesi se duhet ti ndalohet e drejta e saj të veproj si parti politike në Kosovë, megjithatë ky veprim duhet të zhvillohet edhe në konsultim me shtetet mike të BE-së si dhe Amerikën. Edhe faktori ndërkombëtar duhet ta luaj rrolin e saj të rëndësishëm tani në këto momente, mbasi edhe ashtu janë duke e ndërmjetësuar çështjen e pajtimit mes këtyre dy shteteve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".