Degradimi i moralit politikë dhe njerëzor në Kosovë!...

Degradimi i moralit politikë dhe njerëzor në Kosovë!...
Degradimi i moralit politikë dhe njerëzor në Kosovë!...

Ismail Muçiqi

  • 08 April 2023 - 12:51

Shkruan: Gazetari: Ismail Muçiqi

Duke përcjellur debatin e Deputetëve të Parlamentit të Kosovës dy ditë me radhë në të cilën u diskutua për punën dy vjeçare të Qeverisë së Kosovës, njeriu normal brengoset dhe shqetësohet për gjendjen në politikën Kosovare. Të gjithë deputetët me mendësinë primitive me plotë demagogji, derdhin lot krokodili duke i qarë hallet e popullit. Të gjithë flasin në emër të popullit duke e përdor popullin si monedhë e në anën tjetër kauzën e kanë vetëm interesat e tyre personale. Është shumë shqetësuese niveli i ulët i kulturës së komunikimit në Parlamentin e Kosovës në komisionet parlamentare dhe në institucionet tjera përcjellëse në të cilat shihet se morali politik është skajshmërish i degraduar. Vetë fakti se gjatë debatit dy ditorë të deputetëve në Parlamentin e Kosovës nuk pamë edhe një deputet i cili ka integritet apo parime për të thënë të vërtetën, apo për të pranuar një të arritur pozitive të institucioneve në detyrë. Kemi harruar te dëgjojmë ndonjë deputet apo politikan qe është autokritik ndaj punës se vet apo ndaj gabimeve dhe dëmeve qe i ka shkaktuar vendi. 

Lufta për pushtet ka shkel qdo normë apo etikë të kultit të individit që thirret sipërfaqësues i popullit. Përqarjet dhe urrejtjet ndërmjet deputetëve të partive politike kanë marrë përmasa të cilat po reflektohen edhe në opinionin e gjerë duke i helmuar të rinjtë dhe të rejat e Kosovës me fjalorin degradues me plotë elemente patologjike. Është e dhimbshme për Kosovën dhe qytetarët e saj që edhe pas 23 viteve në liri klasa politike është bërë faktor numër një i të gjitha të këqijave që e kanë kapluar vendin. Duhet theksuar se një numër i deputetëve që nga themelimi i kuvendit në vazhdimësi janë pjesë e Parlamentit të Kosovës. Asnjëherë këta deputetë nuk treguan gatishmëri apo përkushtim që të kontribuojnë në normalizimin e raporteve nder njerëzorë ndërmjet grupeve parlamentare, apo ti pranojne deshtimet e tyre ne politike. Mjerisht keta deputet të njëjtit i shfrytëzuan të gjitha benefitet për interesat e tyre të ngushta personale dhe familjare pa e qarë kokën për obligimet dhe përgjegjësinë që e kanë para qytetareve dhe institucioneve të shtetit. Rrethanat politike gjithandej Botës janë me plotë turbulenca dhe rreziqe. Shteti i Kosovës po sfidohet në vazhdimësi nga hegjemonizmi serbë dhe ai Rusë. 

Ky është sinjal për ata që kanë fare vetëdije elementare se është koha e fundit që të gjitha shtresat e shoqërisë ti bashkojmë forcat për ta ruajtur lirinë dhe Pavarësinë e Shtetit të Kosovës. Historia e popullit Shqiptarë është e shkruar me gjakun e shumë gjeneratave që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë tonë. Andaj askujt nuk i falet e më së paku Deputetëve të Parlamentit të Kosovës përkatësisht njerëzve të politikës që kanë marrë përgjegjësi për vendin që të vazhdojnë me këtë mendësi e cila do të na qojë në humnerë. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".