Ish pushtetarët e kaluar e kanë zhvatur këtë popull, e kanë mashtruar, ja kanë vrarë shpresën dhe detyruar për migrim në rrugët pa kthim

Ish pushtetarët e kaluar e kanë zhvatur këtë popull, e kanë mashtruar, ja kanë vrarë shpresën dhe detyruar për migrim në rrugët pa kthim

Hajrullah Tërnava

  • 11 April 2023 - 07:33

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Qytetarët me shpresën e vrarë nga instalimi në qeverisje të krimit të organizuar, në mënyrë masive patën vendosur për tu larguar të pa penguar, prandaj ai kaos dhe zhgënjim i krijuar nga qeverisja e kaluar nuk është lehtë për tu ndaluar. Ndalimi i trendit të migrimit merr kohë dhe mundë për tu kthyer në besim për shpresën dhe për zhvillim ne vendin e tyre. Duke i pasur parasysh ato premtime mashtruese të ish qeverisjeve është absurde akuza në adresë të vetëm kësaj qeverie kur thuhet se Kosova po zbrazet, se vendi ynë po shpopullohet dhe familjet tona po zvogëlohen vetëm si pasojë qeverisjes së këtij mandati.

Dukurit e trendëve e të rinjve për të migruar në shtete tjera, si të BE-së njashtu dhe të gjithë botës, atje ku pretendojnë të shkojnë, janë të kahershme, e sidomos që nga paslufta e deri më tani, prandaj tani është qesharake për ta akuzuar këtë qeveri në pushtet për migrime të tilla, se kjo qeveri i paska fajet për migrimin e të rinjve në shtete tjera. Tani opozita përdorë metodat më të ndryshme si akuza për paaftësitë e kësaj qeverie, që të rinjtë po ikin nga vendlindja e tyre. Këto akuza të opozitës janë hipokrite dhe mashtruese të adresuar Qeverisë aktuale për trendin e largimit të qytetarëve jashtë vendit, për këto dy vite mandat.

Si po harrojnë ish pushtetarët, qeveritarët e djeshëm që janë mbetur në opozitë, sepse populli i mashtruar shumë herë në të kaluarën, tani me votë e ka ndëshkuar opozitën, se zbrazja masive pati filluar dhe nuk është ndaluar kurrë që nga koalicioni i quajtur i shpresës, PDK dhe LDK, në zgjedhjet e vitit 2013, pra para plot 10 vitesh, që solli koalicionin famëkeq, me kryeministër brenda natës Isa Mustafën, zëvendës të tij Hashim Thaçin dhe pas një kohe më pazarin e dakorduar edhe në pozitë presidenti i avancuar. Në debatin parlamentar, për dy vjet të qeverisjes Kurti, koalicioni që fitoj mbi 51% te votave është kritikuar për qeverisje totale të dështuar, duke u fokusuar edhe tek trendi i zbrazjes që vazhdon dhe asnjëherë nuk ka pushuar, pavarësisht pse është një vazhdimësi e cila është trashëguar nga qeverisja e kaluar. Sipas opozitarëve janë hiq më pak se 107 mijë qytetarë që kanë lëshuar vendin për dy vite të Qeverisë Kurti.

A po harrojnë brenda natës, ish pushtetarët e korruptuar, se ishin pikërisht ata që patën premtuar që do ti hapin me qindra mija vende pune, dhe kur i morën votat për ta qeverisur vendin, e mashtruan elektoratin dhe jo vetëm këtë herë, dhe as që merreshin më me këtë çështje të premtimit të dhënë, dhe gjithnjë kur u mbaheshin zgjedhjet jepnin premtime të tilla, derisa elektorati e kuptoj mashtrimin e tyre të ripërsëritur shumë herë. Qytetarët me shpresën e vrarë nga instalimi në qeverisje të krimit të organizuar, në mënyrë masive patën vendosur për tu larguar të pa penguar, prandaj ai kaos dhe zhgënjim i krijuar nga qeverisja e kaluar nuk është lehtë për tu ndaluar. Ndalimi i trendit të migrimit merr kohë dhe mundë për tu kthyer në besim për shpresën dhe për zhvillim ne vendin e tyre. Duke i pasur parasysh ato premtime mashtruese të ish qeverisjeve është absurde akuza në adresë të vetëm kësaj qeverie kur thuhet se Kosova po zbrazet, se vendi ynë po shpopullohet dhe familjet tona po zvogëlohen vetëm si pasojë qeverisjes së këtij mandati.

Gjithsesi se opozita është në rrjedha të rrezikut që i kanoset në zgjedhjet e radhës kurdo që mbahen, me një ndëshkim të dyfishuar, sepse populli nuk harron kush ishin ata që e zhytën vendin në korrupsion e krim të organizuar. Qeveria e tanishme që po ballafaqohet me ndërmjetësime edhe nga ndërkombëtarët për një pajtim me Serbinë, duhet të jetë më aktive për sjellje të investitorëve të huaj në Kosovë, për hapje të vendeve të reja të punës, dhe nëse ia arrin këtij qëllimi, edhe shumë vite tjera radhazi tani ka me e qeverisur vendin tonë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".