Mos dekretimi i kryeprokurorit të shtetit le të jetë në funksion të ndryshimit dhe pastrimit të domosdoshëm të institucioneve ligj zbatuese

Mos dekretimi i kryeprokurorit të shtetit le të jetë në funksion të ndryshimit dhe pastrimit të domosdoshëm të institucioneve ligj zbatuese
Mos dekretimi i kryeprokurorit të shtetit le të jetë në funksion të ndryshimit dhe pastrimit të domosdoshëm të institucioneve ligj zbatuese

Xhevat Meha

  • 11 April 2023 - 07:39

Shkruan: ANALISTI - Xhevat Meha

Kjo qeveri e ka marrë besimin e qytetarëve nga zotimi për të kryer ndryshimet e nevojshme, zotime këto që kanë dalë nga marrëveshja e dy listave zgjedhore, vetëvendosje dhe Lista Guxo, të nënshkruar nga bartësit e këtyre listave, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

Presidentja nuk po e dekreton Kryeprokurorin e përzgjedhur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës. Mirëpo ky është vetëm një veprim në procesin e ndryshimeve në institucionet ligj zbatuese që qytetarëve u duhen . Për fatin e keq të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës, edhe kjo qeveri po dështon t'u siguroj qytetarëve marrjen e drejtësisë në rastet kontestimore nga institucionet ligj zbatuese. Kjo qeveri e ka marrë besimin e qytetarëve nga zotimi për të kryer ndryshimet e nevojshme, zotime këto që kanë dalë nga marrëveshja e dy listave zgjedhore, Vetëvendosje dhe Lista Guxo, të nënshkruar nga bartësit e këtyre listave, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Zotimet nga kjo marrëveshje sa po shoh unë po dështojnë të përmbushen, dhe përgjegjësia për këtë mbetet.

Përgjegjësia duhet kërkuar ndaj atyre që u është dhënë besimi dhe jo ndaj atyre që nuk u ke dhënë besim siç rëndom ndodh tek ne. Unë besimin jua kam dhënë Vjosa Osmanit dhe Listës Guxo. Tani kërkoj përgjegjësi ndaj tyre. Tani që kaloj gjysma e mandatit qeverisës dhe nuk ka asnjë rezultat, drejtuesit e tanishëm të Listës Guxo duhet të dalin para votuesve të tyre me qëndrimin e vetë politik për këtë dështim. Nuk mund të fshihen gjoja se janë partner të vegjël, pavarësisht kësaj e kanë pjesën e vetë të zotimeve të marra. Edhe Presidentja duhet të dal me qëndrim politik, nuk mundë të fshihet pas funksionit mbipartiak. Në fakt, marrja nga qytetarët e drejtësisë nga institucionet ligj zbatuese është interes qytetar mbi-partiak, dhe pikërisht kjo e detyron presidenten që të ketë qëndrimin e vetë politik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".