Serbia ndalet vetëm me forcë, nuk e njeh dialogun

Serbia ndalet vetëm me forcë, nuk e njeh dialogun
Serbia ndalet vetëm me forcë, nuk e njeh dialogun

Muhamet Kelmendi

  • 11 April 2023 - 07:47

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Serbia ndalet vetëm me forcë! Në kuadër të veprime neoshovenite serbe është padyshim edhe ky takim i kriminelit të luftës Aleksandër Vuçiq me Listën Serbe. Plani i shtetit serb është shkëputja e kësaj pjese nga Kosova dhe aneksimi nga Serbia.

-Krimineli i luftës Aleksandër Vuçiq ka treguar deri tash se synon ripushtimin e Kosovës ose ndarjen dhe aneksimin e veriut. Nga ky pikësynim nuk ka hequr dorë Serbia. Në veprim janë disa qëllime: 1 Dështimin e zgjedhje e në veri të Kosovës, 2. Përgatitjen e masave për ndarjen e kësaj pjese nga Kosova ose 3. Organizimin me presion kriminal në veri të Kosovës të një shtet të ri serb. Të tri këto qëllime pa veprime kriminale të armatosura nuk mundë të realizohen. Kësisoj mundë të priten përsëri bllokime të rrugëve, sulme kriminale me armë ndaj forcave të rendit dhe aksione tjera kriminale dhe terroriste të armatosura, me qëllim që në këtë anë të Kosovës të krijohet një gjendje lufte, mos edhe luftë . Nga shteti kriminal serb mundë të pritet çdo veprim terrorist. Sidomos tash kur nga BE dhe nga Uashingtoni e ka një përkrahje mjaft domethënëse.

Përkëdhelja e Beogradit nga BE dhe Uashingtoni i ka dhënë kurajë dhe forcë shtetit serb. Kjo, shihet nga veprimet kriminale në veri të Republikës. Askund në botë nuk tolerohen aksione të tilla kriminale dhe terroriste si në Kosovë që po kryhen nga kriminelët serb të udhëhequra nga Beogradi. Sulmohen organet e shtetit dhe faktori ndërkombëtar heshtë! Bllokohen rrugët përsëri heshtë Brukseli dhe Uashingtoni! Vriten policët e Republikës nga shteti serb dhe nuk akuzohet shteti serb! Dërgohen nga Beogradi banda të Vrangelit në veri të Kosovës dhe prapë nga BE dhe nga Uashingtoni nuk akuzohet shteti serb! Në gjuhen e Brukseli barazohet rendi kushtetuese i Kosovës me bandat shoveno-fashiste serbe! Kjo nuk i zgjidhë problemet me shtetin neofashist serb. Kështu thellohen konfliktet dhe priten aksione edhe më të rënda. Këtë duhet të ndali BE dhe SHBA-të tani sepse dikur mund të bëhet vonë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".