Lexoni edhe:
Anëtarësimi i Kosovës në NATO, kusht kryesor për stabilitet dhe prosperitet të rajonit dhe kontinentit
Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava
Krimet e ndryshme të kryera nga ana e Serbisë, para dhe gjatë luftës, e që shumë nga ato vrasje edhe sot e tani nuk dihen kufomat e tyre, që ka familjar që ende shpresojnë se a mos janë ende të gjallë si të burgosur e të tjera.
-Për dëshmitë e atyre të vrarëve tani janë të njoftuar edhe bota e tërë, kur në kamionë të mbyllur shiheshin si gjendeshin në lumenj të thellë, kur dilnin kufomat nga ata kamionë, në numra të mëdhenj të kufomave, kur dihet se ata persona dhe shumë të tjerë tani janë të varrosur në Serbi, në vende të ndryshme për qëllime që t’iu humben gjurmët, prandaj është normale që Kosova duhet të ngritë padi kundër krimeve serbe në përgjithësi, kështu që ky fakt do ti shërben Kosovës si augment plus për ngritje të padisë kundër krimeve serbe, pajtimi, respektivisht arritja e marrëveshjes për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, që në fakt, nuk janë të zhdukur, por të kidnapuar nga Serbia, të dërguar të vdekur apo të gjallë, dhe masakruar e varrosur gjithandej në varrezat masive në territorin e Serbisë.
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se Kosova dhe Serbia të martën kanë arritur marrëveshje për personat e zhdukur, në takimin që është zhvilluar më 4 prill në Bruksel, ku kishte takim në mes zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit dhe drejtorit i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Borell ka treguar se aty është biseduar për zbatimin e aneksit të marrëveshjes së 18 marsit në Ohër në mes Kosovës dhe Serbisë. ”Marrëveshja që ata arritën për tekstin e deklaratës për personat e zhdukur gjatë takimit të djeshëm të krye negociatorëve është hapi i parë“, ka shkruar Borrell në Tviter, ditën e mërkurë. Sipas z. Borrel, miratimi përfundimtar i këtij dakordimi do të finalizohet në takimin e radhës të nivelit të lartë në mes të kryeministrit Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
”Ne do ta miratojmë atë në nivel liderësh në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë që do të mbledh“, ka thënë Borrell. Më parë, më 18 mars në Ohër, u takuan kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq. Nënshkrim të marrëveshjes nuk kishte, por Borrell kishte thënë atë natë se “tashmë ka një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë”, duke shtuar se “ajo duhet të zbatohet. Çështja e të pagjeturve ishte planifikuar ta merr bekimin e plotë nga niveli I lartë që do të duhej zhvillohet më 22 prill, Kurti Vuçiq, por tash është vënë në pikëpyetje nga pala serbe.
Bisedimet e radhës me Serbinë, nuk munden të llogariten si të suksesshme si marrëveshje, pa u arritur marrëveshja për personat e zhdukur që deri me tani ende nuk kemi të dhëna për shumë persona që janë të kidnapuar, arrestuar, të vrarë, e që deri më tani nuk ka të dhëna se ku gjinden trupat e tyre të varrosur, dhe sikur të arrihej marrëveshja për këta persona të zhdukur që nga lufta e deri më tani, duhet që trupat e tyre të ju kthehen familjarëve të tyre në Kosovë, dhe Serbia të kërkoj falje publike për ato vepra kriminale të vrasjeve në mënyrat monstrume që i kanë krye ndaj popullit shqiptar, ku ka të vrarë fëmijë, pleq, gra, meshkuj të moshave të ndryshëm.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".