Incidentet në Veri të Kosovës bomba të kurdisura kundër sovranitetit dhe integritetit të shtetit

Incidentet në Veri të Kosovës bomba të kurdisura kundër sovranitetit dhe integritetit të shtetit
Incidentet në Veri të Kosovës bomba të kurdisura kundër sovranitetit dhe integritetit të shtetit

Drizan Shala

  • 13 April 2023 - 07:46

Shkruan: ANALISTI - Drizan Shala

Me këto veprime sa më afër datës se zgjedhjeve do të kemi një rezistencë më të lartë të grupeve politike të serbeve dhe atyre kriminal me influencë shtetërore të Serbisë për të destabilizua vendin.

-Veriu ka marr tani përmasa të një teatrit me perde të kuqe e cila në veti po reflekton pasiguri që po manifestohet në veprime kriminale deri të ato më përmbysje të tentativës së rendit kushtetues. Hyrja në një agjendë të Serbisë përmes veprimeve legale dhe legjitime të institucioneve tona por që na prodhuan 2021/2022 dhe tani 2023 , po e dëshmon një fakt që ky teatër i kuq është shndërruar në rolet ruse ku çfarë do veprimi që ndërmerr do të shpërfaqet në arenën ndërkombëtare respektivisht në "mos" implementimin e planit evropian. Pra në ketë situatë të zgjedhjeve kemi hy si rezultat i 2021 me targa ku tani strukturat e Serbisë po e shantazhojnë Republikën në të gjitha dimensionet. Dhe incidentet e tilla kanë vetëm një qëllim dhe që është :

1. Shtyrja e zgjedhjeve dhe kështu do ti epet mundësi që të regjistrohet lista serbe në zgjedhje dhe në anën tjetër Beogradi do e përdor si argument që duhet sa me parë të themelohet ASK-ja dhe në anën tjetër ti dërgohet mesazh KFOR/EULEX që të detyrojnë Policinë e Kosovës dhe njësit e saja speciale të tërhiqen nga pikat strategjike. Me këto veprime sa më afër datës se zgjedhjeve do të kemi një rezistencë më të lartë të grupeve politike të serbeve dhe atyre kriminal me influencë shtetërore të Serbisë për të destabilizua vendin. Zgjedhjet si proces aty vendosin institucionet që garantojnë mbarëvajtjen e procesit teknik ndërsa ato të sigurisë pas konsultimeve në Këshillin e Sigurisë Kombëtare mund të dalin më vendim që ka kushte për mbajtje apo jo por kjo pjese duhet të pritet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".