Kosova nuk guxon të hesht përballë propagandës së egër antishqiptare të Serbisë

Kosova nuk guxon të hesht përballë propagandës së egër antishqiptare të Serbisë
Kosova nuk guxon të hesht përballë propagandës së egër antishqiptare të Serbisë

Muhamet Kelmendi

  • 14 April 2023 - 07:33

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Shqiptaret nuk kanë luftuar kundër kishave e manastireve, sikundër as edhe kundër popullsisë civile, fëmijëve e gjinisë femërore, pleqve dhe plakave. Nuk njeh historia e jonë këso lufte gjenocidiale. Janë serbët që kanë dhunuar, vrarë e terrorizuar. Është Beogradi që i pat shkatërruar mbi 200 xhami dhe mbi 150 mijë shtëpi e objekte të ndryshme. Nga çetnikët serb u përdhunuan 20 mijë femra shqiptare.

-Kishat dhe manastiret serbe në Kosovë i kanë shërbyer dhunës dhe terrorit serbomadh mbi shqiptarët. Në kuadër të propagandës serbomadhe në botë është edhe ideja se në Kosovë nga shqiptarët "mysliman" po "rrezikohen" objekte të rëndësisë së madhe ortodokese-serbe. Kjo ideologji dhe propagandë ka gjetur terren në shumë vende dhe tash po merret edhe si fakt se gjoja shqiptarët mysliman na qenkan barbare. Këtu është e dhëna e kësaj organizate "Evropa Nostra", që është tipike shoviniste dhe së këndejmi është ideja e rrezikimit të Manastirit të Deçanit nga shqiptarët që gjoja na qenkan fundamentalist. Organizata "Evropa Nostea" është e krijuar nga forcat e errëta shoviniste dhe natyrisht se financohet nga subjektet e ndryshme që në emër të rrezikimit të "krishtit" kanë ndërmarr aksione nëpër Evropë.

Tehu i kësaj propagande është për në Evropë Kosova dhe objekte sllave në vendet shqiptare!? Duhet thënë se Serbia këtë propagandë e ka bërë në Këshillin e Evropës, pranë UNESKOS, në OKB , në BE dhe në shumë mekanizma të tjerë. Qëllimi është për të paraqitur shqiptarët në "barbar" dhe në "ekstremist" mysliman. Kështu vepruan edhe në Kosovë organet e UNIMIK-ut, OSBE-së dhe të BE-së. I detyruan organet e Republikës që edhe tokë të ju marrin shqiptarëve për këto kisha dhe manastire etj. Por, përkundër kësaj, duhet thënë se Manastiri i Deçanit i takon së bashku me Patriarkanën e Pejës objekteve të trashëgimisë shqiptaro-ortodokse dhe të cilat gjatë pushtimin Osman kanë kaluar nën administrim serb, me ndihmën dhe me përkrahjen e Rusisë.

Perandoria Osmane ka pranuar që pas çdo humbjeje të luftës me Rusinë të bëjë lëshime të mëdha në Ballkan. Kështu kaluan objektet e tilla në sllave dhe kështu ju dhanë tokat shqiptare shteteve sllave të Ballkanit. Objektet e tilla gëzojnë mbrojtje shtetërore dhe më mirë se kudo në botë mbrohen dhe janë shumë të sigurta. Manastirit të Deçanit iu dhanë edhe dhjetëra hektar tokë të punueshme të shqiptarëve nga Deçani. Dhe përkundër kësaj u lejua rrethimi me mure dhe mbrohen me polici e me ushtri. Nëse shikohen këto dy objekte, Manastiri i Deçanit, Patriarkana Pejës, mendon se je në mesjetë sepse janë të rrethuara me mure të gurit dhe të mbrojtura me forcën e shtetit. Mirëpo organizatës së tillë shoviniste kjo nuk i lë fare mbresë kundruall ideologjisë asimiluese të shtetit serb. Ata mbështeten kryesisht në këtë ideologji dhe këtej edhe veprojnë.

Ajo që është e dëmshme është fakti i veprimit të organeve të Kosovës. Këto objekte janë shndërruar me Kishën e Graçanicës në vende kriminale shoveno-raciste serbomëdha dhe nga aty janë organizuar ndëshkime dhe vrasje kriminale të shqiptarëve. Shteti i Kosovës duhet që t'i ketë këto objekte në mendje dhe t'i mbaj nën vëzhgim. Kjo për faktin se edhe sot nga këto kisha e manastire po veprohet mbi baza kriminale. Po kështu duhet thënë se kurrë shqiptarët nuk kanë shkatërruar objekte fetare, kjo nuk është në kulturën e shqiptarëve. Shqiptarët nuk kanë luftuar kundër kishave e manastireve, sikundër as edhe kundër popullsisë civile, fëmijëve e gjinisë femërore, pleqve dhe plakave. Nuk njeh historia e jonë këso lufte gjenocidiale.

Janë serbët që kanë dhunuar, vrarë e terrorizuar. Është Beogradi që i pat shkatërruar mbi 200 xhami dhe mbi 150 mijë shtëpi e objekte të ndryshme. Nga çetnikët serb u përdhunuan 20 mijë femra shqiptare etj. Për këtë organizatë këto nuk kanë vlerë. Dhe me që është kështu fare nuk duhet të na brengosë ideja fashiste e saj. Kosova duhet të luftoje për të vërtetën dhe së këndejmi të sqaroj mekanizmat dhe subjektet në botë me gjendjen reale në Kosovë. E ajo është thjeshtë sioniste dhe raciste e bërë nga shovinistët serbomëdhenj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".