Kompensimi i dëmeve të luftës dhe krimeve nga Serbia vetëm parmes rrugës gjyqësore, nuk funksionon politika dhe diplomacia

Kompensimi i dëmeve të luftës dhe krimeve nga Serbia vetëm parmes rrugës gjyqësore, nuk funksionon politika dhe diplomacia
Kompensimi i dëmeve të luftës dhe krimeve nga Serbia vetëm parmes rrugës gjyqësore, nuk funksionon politika dhe diplomacia

Blerim Burjani

  • 14 April 2023 - 10:26

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Kur është fjala për krimet e luftës, për zbardhjen e fatit të personave të pa gjetur, të zhdukur gjatë luftës, mendoj se njëherë nuk ka sinjale tjera që do të mundë të obligonin Serbinë me diçka tjetër për ta bindur atë dhe ndërmarr masa konkrete veprimi. Nënshkrimi i deklaratës për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës, për mendimin tim tash është vetëm një akt formal.

-Serbia kaherë është obliguar që të tregoj se ku janë viktimat,por asnjëherë nuk janë gjetur. Pra ka pasur lojë politike të saj, por pa bashkëpunuar dhe pa vepruar praktikisht e realisht, për ti gjetur të zhdukurit. Ata kanë informata të sakta se ku gjenden personat e marr me forcë në Kosovë e që evidentohen te ne si të zhdukur, por ideja e tyre është të mos epen këto të dhëna.

Pra tash Serbia nuk mund të obligohet thjeshtë për temat si kompensimin , por Serbia duhet ti pranoj vrasjet në Kosovë pastaj nëse ka vullnet të mirë mundë të kompensoj, ndryshe vetëm përmes një gjykimi për krime lufte mundë të obligohet. Ky rast është lëshuar njëherë dhe nuk është zhvilluar në Tribunalin për ish jugosllavi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".