Serbia është armiqësore, nuk  pajtohet me politikë paqësore,  synon ndarjen ose ripushtimin e Kosovës

Serbia është armiqësore, nuk  pajtohet me politikë paqësore,  synon ndarjen ose ripushtimin e Kosovës
Serbia është armiqësore, nuk  pajtohet me politikë paqësore,  synon ndarjen ose ripushtimin e Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 16 April 2023 - 08:55

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

 

Në kuadër te veprime neo shoviniste  serbe është padyshim edhe takimi i kriminelit të luftës Vuçiq me Listën Serbe, sikundër edhe provokimet që po bëhen në  veri të Republikës. Plani i shtetit serb është që nëpërmjet Listës Serbe të shkaktohet konflikt luftarak, si arsye e intervenimit serb dhe, kështu të vijë te shkëputja e kësaj pjese nga Kosova dhe aneksimi nga Serbia.

 

Krimineli i luftës Aleksandër  Vuçiq ka treguar deri tash se synon ripushtimin e Kosovës ose ndarjen dhe aneksimin e veriut. Këtë po e realizon me Listën Serbe. Për atë qëllim kemi pasur edhe tërheqjen nga pushteti të të gjithëve në veri dhe tash kemi mos pjesëmarrjen në zgjedhjet e organizuara. Nga ky pikësynim nuk ka hequr dorë Serbia. Në veprim janë disa qëllime: 1 Dështimin e zgjedhje e në veri të Kosovës, 2. Përgatitja e masave për ndarjen e kësaj pjesë nga Kosova ose 3. Organizimin me presion kriminal në veri të Kosovës, me qëllim, organizimin e një shteti të ri serb. Të tri këto qëllime pa veprime kriminale të armatosura nuk mundë të realizohen. Kësisoj mundë të priten përsëri bllokime të rrugëve, sulme kriminale me armë ndaj forcave të rendit dhe aksione tjera kriminale dhe terroriste të armatosura, më qëllim që në këtë anë të Kosovës të krijohet një gjendje lufte mos edhe luftë . Nga shteti kriminal serb mund të pritet çdo veprim terrorist. Sidomos tash kur ka filluar të futet në zbatim na bazë te planit të  Ohrit midis Kosovës dhe Serbisë. Për të ndaluar këtë, si dhe për të arritur të një gjendjeje lufte në veri të Kosovës, kemi veprime kriminale. Kjo, shihet nga sulmet ndaj organeve legjitime. Bazament i tërë kësaj lëvizjeje çetnike është Lista Serbe e udhëhequr nga krimineli luftës Vuçiq. Askund në botë nuk tolerohen aksione të tilla kriminale dhe terroriste si në Kosovë që po kryhen nga kriminelët serb të udhëhequra nga Beogradi. Sulmohen organet e shtetit dhe faktori ndërkombëtar heshtë! Bllokohen rrugët përsëri  dhe heshtin Brukseli dhe Uashingtoni! Vriten policët e Republikës nga shteti serb dhe nuk akuzohet shteti serb! Dërgohen nga Beogradi banda të Vrangelit në veri të Kosovës dhe prapë nuk akuzohet shteti serb! Në gjuhën e Brukselit barazohet rendi kushtetues i Kosovës me bandat shoveno-fashiste serbe! Kjo nuk i zgjidhe problemet me shtetin neofashist serb. Kështu thellohen1 konfliktet dhe priten aksione edhe më të rënda.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".