Festomania e tepruar në Republikën e Kosovës po e pengon dhe dëmton zhvillimin ekonomik, të ndryshohet ligji urgjentisht

Festomania e tepruar në Republikën e Kosovës po e pengon dhe dëmton zhvillimin ekonomik, të ndryshohet ligji urgjentisht

Hajrullah Tërnava

  • 16 April 2023 - 09:01

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

 

Përpjekja për ta ndryshuar këtë ligj dhe korrigjuar e saktësuar ditët e festave, duke i reduktuar ato ka dështuar në të gjitha qeverisjet e kaluara, madje edhe në këtë të tashmen. Sikur mos të ishte loja hileqare e politikës, sikur të kishte qëndrim të akorduar të shumicës parlamentare, nuk do të kishte dështuar sepse nuk ka asnjë ligj të pa prekshëm për të cilin nuk ekziston çelësi dhe mundësia për ta ndryshuar.

 

Situata ekonomike e tanishme e Kosovës është e dhimbshme dhe në gjendje të  vështirë, sepse pa investime të huaja, tani jemi si shtet i izoluar dhe popullata po mundohet të mbijetoj me një standard të tillë çfarë e kemi. E kur kësaj ti shtohet situatat festive shtetërore e ditëve të ndryshme festive zyrtare të shpallura nga Kuvendi i Kosovës, e sidomos të shumë ditëve festive fetare, e kur dihet se Kosova është multi kulturore me popullatë shumë kombësi,  të gjitha festat festohen në mënyra të barabarta si festa shtetërore dhe kjo ndikon negativisht në dinamikën e zhvillimit për shkak të stërzgjatje së ditëve të festimit e të pushimit. Kosova detyrimisht duhet ta ndryshon qasjen, të cilët sikur të gjitha shtetet e botës,  shtetet e zhvilluara të BE-së, që janë shtete multi kulturore me kombësi të ndryshme por ata nuk i festojnë të gjitha festat e kombeve e minoriteteve që gjenden në ato shtete si festa shtetërore, sikur te ne. Prandaj këto festime shumë ditësh si shtetërore ashtu edhe fetare me një ekonomi sikur e posedon Kosova, është duke u dëmtuar ekonomia e Kosovës, edhe ashtu e pa zhvilluar, nga vazhdimi i tepruar i festomanisë sipas kalendarit zyrtar të festave shtetërore, të cilat festa vazhdohen me ditë shtesë, nëse ato korrespondojnë me ditë pushimi të fundjavës, të shtuna e të diela. Gjithsesi se janë duke u fshehur pas ligjit të mbrapsht të festave të gjitha partitë politike në Kosovë pa dallim, pozita dhe opozita duke provuar për ta ndryshuar dhe pastaj qëllimisht duke dështuar në pamundësi të sigurimit të votave për ta kaluar. Përpjekja për ta ndryshuar këtë ligj dhe korrigjuar e saktësuar ditët e festave, duke i reduktuar ato ka dështuar në të gjitha qeverisjet e kaluara, madje edhe në këtë të tashmen. Sikur mos të ishte loja hileqare e politikës, sikur të kishte qëndrim të akorduar të shumicës parlamentare, nuk do të kishte dështuar sepse nuk ka asnjë ligj të pa prekshëm për të cilin nuk ekziston çelësi dhe mundësia për ta ndryshuar. Tani është koha e fundit që ekzekutivi ta merr seriozisht këtë çështje dhe ligji pa vonesë të procedohet në Kuvend me ndryshimet e duhura, saktësim, korrigjim dhe reduktim të ditëve të tepërta të festive sepse edhe ashtu Kosova është vend që ka ngecur për tu zhvilluar dhe nuk e ka luksin për të pushuar kotë e festuar, sidomos duke dyfishuar ditët e pushimit edhe pas kalimit të ditëve të shënuara si ditë feste, qofshin ato festa shtetërore, memorialë apo fetare. Nëse duam që të ecet para ekonomikisht duke i eliminuar këto mangësi të deritashme, qeveria e ka të lehtë që ti angazhoj ambasadorët nëpër shtete që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe i kanë ambasadat reciproke në ato shtete, dhe le të marrin informata zyrtare të shteteve ku i kemi ato ambasada, për festimet e festave të ndryshme që ekzistojnë, dhe tani ato mangësi për të cilat po pretendohen, lehtë do të evitohen. 

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".