Presidenca dhe Qeveria në aksion për ta pastruar Këshillin Prokurorial të Kosovës nga nëntoka e krimit të Organizuar

Presidenca dhe Qeveria në aksion për ta pastruar Këshillin Prokurorial të Kosovës nga nëntoka e krimit të Organizuar
Presidenca dhe Qeveria në aksion për ta pastruar Këshillin Prokurorial të Kosovës nga nëntoka e krimit të Organizuar

Gani Qarri

  • 17 April 2023 - 07:36

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Për aq më tepër,diferencimi sa më i detajuar ka nevojë imediate, të nisë me vet KPK-në dhe KGJK-në, të cilat edhe nga përvoja shihet qartë, se janë shndërruar në strumbullar stimulativ të krimit të organizuar, që nga zyrat e tyre, si mbrojtëse besnike të krimit të organizuar dhe nëntokës kriminale në Kosovë. Rrjet në të cilin përfshihen oligarkët e dyshimtë, që i kanë krijuar milionat dhe miliardat të lidhur këmbë e krye me politikanët mafioz. Pra është një lidhje e fuqishme kriminale e figurave besnike që,gjithmonë në përkujdesje e bashkëveprim me oligarkët mafioz dhe politikanët e inkriminuar nga pozitat dhe zyrat e KPK-s e të KGJK-së u`a bëjnë avokatinë krimit, deri në nivelet më të larta të ish pushtetit dhe mbetjet e tyre.

Mbështetja e njëanshme dhe me shumë tifozëllëk nga KPK aktuale të cilën siç dihet Isuafaj për një mandat e kishte kryesuar vet, po dëshmon katërçipërisht se ai me shokë, për shumë vite kanë qenë dhe mbeten avokat të katapultuar nga ish shefat e tyre në organin më të lartë të Akuzës dhe Prokurorinë e shtetit, për t`ia bërë avokatinë për shumë vite krimit të organizuar! Madje ky fakt dëshmon se rrjeti kriminal në KPK është i lidhur i tëri këmbë e krye me mafien politike, dhe në situatën e krijuar, është e nevojshme që Presidentja mbi bazën e kompetencave kushtetuese që ka, së bashku me Qeverinë dhe Ministrinë e Drejtësisë, të fillojnë, përfundimisht ta bëjnë diferencimin e plotë në gjithë sistemin e drejtësisë. Për aq më tepër,diferencimi sa më i detajuar ka nevojë imediate, të nisë me vet KPK-në dhe KGJK-në, të cilat edhe nga përvoja shihet qartë, se janë shndërruar në strumbullar stimulativ të krimit të organizuar, që nga zyrat e tyre, si mbrojtëse besnike të krimit të organizuar dhe nëntokës kriminale në Kosovë.

Rrjet në të cilin përfshihen oligarkët e dyshimtë, që i kanë krijuar milionat dhe miliardat të lidhur këmbë e krye me politikanët mafioz. Pra është një lidhje e fuqishme kriminale e figurave besnike që,gjithmonë në përkujdesje e bashkëveprim me oligarkët mafioz dhe politikanët e inkriminuar nga pozitat dhe zyrat e KPK-s e të KGJK-së u`a bëjnë avokatinë krimit, deri në nivelet më të larta të ish pushtetit dhe mbetjet e tyre. Kështu që e ballafaquar publikisht me presionin e ultimatumit të paprecedent të KPK-së, Presidentja e Kosovës,Dr. Vjosa Osmani, është detyruar të ndërmarr përfundimisht, veprimin e parë ligjor duke i kthyer përgjigjen përkatëse Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe cilësuar si presion tërësisht të kundërligjshëm letrën cinike të KPK-së, për çështjen e emërimit me "detyrim" të kryeprokurorit të shtetit.

Dhe tanimë kur ka kaluar një vit nga dërgimi i propozimit të KPK-së, lidhur me procesin e dekretimit të kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit, është obligim parësor i Presidentes që të marr vendim për anulimin e konkursit të skandalizuar dhe ri shpalljen e tij sipas ligjit, me mbikëqyrje të drejtpërdrejtë të procesit të konkurrimit, verifikimit të kandidatëve dhe testimit e vlerësimit të tyre ligjor. Reagime të ashpra ndaj ultimatumit të KPK-së, drejtuar Presidentes së vendit, kanë ardhur edhe nga shoqëria civile,për faktin se po ky Këshill ka sjellë Zyrën e Presidentes në një pozitë tejet të palakmueshme duke mos zhvilluar një përzgjedhje të bazuar në meritokraci dhe në pajtim me parimet kushtetuese për të siguruar një proces të drejtë, të pavarur dhe të paanshëm. E pas një viti të këtij procesi të manipuluar, është koha e fundit që presidentja dhe Qeveria e Kosovës, të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, për përsëritjen e konkursit nga KPK, me një mbikëqyrje të shtuar, duke u dhënë hapësirën e nevojshme edhe ambasadave të huaja, shoqërisë civile, si dhe komisionit për legjislacion të Kuvendit të Kosovës.

Kjo për vet faktin se procesi i udhëhequr nga KPK, vitin e kaluar nuk ka arritur të fitoj besimin e publikut duke u kritikuar shumë nga shoqëria civile, ambasadat dhe nga vet Raporti i Progresit të Komisionit Evropian. Kështu që pavarësisht, se cili do jetë vendimi i Presidentes, njolla e zezë që është krijuar, lidhur me këtë proces antiligjor i mbetet Këshillit Prokurorial të Kosovës, i cili ka cenuar integritetin e këtij sistemi dhe po rezulton të jetë, i tej korruptuar, i inkriminuar thellë dhe i vënë në shërbim total të nëntokës së krimit të organizuar, i cili medoemos duhet spastruar deri në rrënjë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".