Zgjedhjet lokale duhet të zhvillohen sipas ligjit në Veri të Kosovës, nuk duhet të shtyhen

Zgjedhjet lokale  duhet të  zhvillohen sipas ligjit në Veri të Kosovës, nuk duhet të shtyhen
Zgjedhjet lokale  duhet të  zhvillohen sipas ligjit në Veri të Kosovës, nuk duhet të shtyhen

Muhamet Kelmendi

  • 18 April 2023 - 07:37

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Me zgjedhje krijohet një sistem stabil. Nuk kemi ndikim nga Beogradi dhe organet janë të pavarura. As në planin franko-gjerman dhe në aneksin e Ohrit nuk është vendosur tjetër gjë për sistem. Mekanizmi i votës e ndalë diktatin dhe krijon pushtet juridik stabil. Kjo e bënë të domosdoshme zgjidhjen. E nëse vjen te aksionet duhet shteti të përgjigjet. Nuk ka nevojë të fshihet pas askujt.

-Zgjedhjet janë mjeti kryesor i demokracisë funksionale. Pa to nuk funksionon sistemi demokratik dhe nuk del vullneti i votueseve. Kjo është ana themelore e zgjedhjeve. Në veri kërkohet të mbahen zgjedhjet. Besohet se edhe do të ketë zgjedhje dhe do të dalin organet kompetente nga zgjedhjet. Forma e presionit dhe e diktimit të sistemit është anti demokratike dhe duhet refuzuar. Kjo, u pa edhe nga forma e sistemit të vendosur në veri të Kosovës. Rezultatet e zgjedhjeve atje u diktuan nga Serbia dhe me thirrjen e Beogradit të gjithë e lëshuan punën. Ikën administratorët, policët, gjyqtarët dhe prokurorët, ikën sepse u diktuan nga Serbia dhe ishin vendosur nga Serbia. E mbanin vetëm veshjen e Republikës.

Punonin për shtetin serb. Këtej vërehet se të diktuarit janë rreshtuar para Beogradit. Për zgjedhësit dhe shtetin ishte mashtrim për sistem. Tjetër është kur dalin nga zgjedhjet, pa u diktuar dhe vendosur nga mekanizmat diktues të Serbisë. Zgjedhjet kërkohet të mbahen. Ato nuk duhet të shtyhen dhe rezultati që del nga vota duhet të respektohet, pavarësisht nga përqindja e votës që epet në zgjedhje. Me zgjedhje krijohet një sistem stabil.

Nuk kemi ndikim nga Beogradi dhe organet janë të pavarura. As në planin franko-gjerman dhe në aneksin e Ohrit nuk është vendosur tjetër gjë për sistem. Mekanizmi i votës e ndalë diktatin dhe krijon pushtet juridik stabil. Kjo e bënë të domosdoshme zgjidhjen. E nëse vjen te aksionet duhet shteti të përgjigjet. Nuk ka nevojë të fshihet pas askujt. Zgjedhjet janë të ligjshme dhe çdo kush që merr masa penguese duhet të ndalohet. Këtë nuk e kundërshton askush në botë. Me zgjedhjet janë edhe faktorët relevant ndërkombëtar. Ato nuk duhet të shtyhen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".