Monitorimi profesional nga shoqëria civile nxjerr të palarat që kundërmojnë keq në sistemin e drejtësisë së kalbur të Kosovës

Monitorimi profesional nga shoqëria civile nxjerr të palarat që kundërmojnë keq në sistemin e drejtësisë së kalbur të Kosovës
Monitorimi profesional nga shoqëria civile nxjerr të palarat që kundërmojnë keq në sistemin e drejtësisë së kalbur të Kosovës

Dardan Grapci

  • 18 April 2023 - 07:42

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Një raport analisti, por shumë profesional, i publikuar së fundi ana e IKD-së, Instituti Kosovar i Drejtësisë, e ka argumentuar akoma më shumë konstatimin e kahershëm se ky sistem është tërësisht i nënshtruar ndaj nëntokës së krimit të organizuar dhe është duke ja bërë avokatinë besnike për të mos iu zbuluar dhe mos ndëshkuar rrënjët e thella të krimit. Ku fakt është paraqitur gjatë publikimit të raportit “Keqadministrimi i sistemit prokurorial”, ku është konstatuar se shumica e rasteve disiplinore ndaj prokurorëve të dështuar në KPK gjatë vitit 2022, kanë përfunduar me masa të buta disiplinore, si vërejtje publike dhe vërejtje jopublike me shkrim, dhe nuk ka pasur ndonjë rast të theksuar për masa të ashpra të përgjegjësisë, për tu përjashtuar dhe ndëshkuar me largim dhe me degradim nga pozita që ju është besuar.

Raporti i IKD-s për sistemin prokuroria është tepër skandaloz sepse aty zbulohet se si shumica e rasteve disiplinore ndaj prokurorëve në KPK gjatë vitit 2022 kanë përfunduar me masa të buta disiplinore si vërejtje publike dhe vërejtje jopublike me shkrim. Ndryshe aty thuhet se gjatë vitit 2022, KPK ka pranuar nëntë kërkesa për inicim të procedurave disiplinore, nga të cilat janë themeluar tetë panele hetimore, ndërsa një kërkesë për inicim të procedurës është refuzuar nga KPK.

Në tetë raste disiplinore, KPK ka nxjerrë tetë vendime disiplinore, prej nga masa më e rëndë e shqiptuar është transferimi i përhershëm i një prokurori në një Prokurori tjetër. Kjo masë nuk mundë të konsiderohet ndëshkim për disiplinim, por akoma më keq, mundë të konsiderohet shpërblim për mos veprim sepse në vend të sanksionimit e dënimit me përjashtim dhe ndalim ushtrimi të detyrës KPK-ja që ja bënë avokatinë krimit të organizuar ka vendosur masë disiplinore vetëm duke e transferuar, prokurorin e denoncuar.

Raporti ka evidentuar tri rastet më skandaloze të krimit gjatë vitit të kaluar ku prokurorët kanë shpëtuar të pa ndëshkuar, pavarësisht përgjegjësisë për dëshmim dhe mos veprim. Tri raste, atë të vrasjes së Sebahate Morinës, rastin e dhunimit të 11-vjeçare si dhe rastin e Saime Domazetit, e për të cilat raste KPK ka dështuar me mekanizmat e llogaridhënies, pasi për këto raste nuk është adresuar fare përgjegjësia disiplinore, thuhet në raport. Lidhur me rastin e vrasjes Sebahate Morinës, analiza e IKD-s konstaton se e Sistemit Prokurorial as dy vite nuk i kishin mjaftuar për ta adresuar përgjegjësinë disiplinore për këtë rast edhe përkundër gjetjeve të IKD-së, RrGK dhe Avokatit të Popullit. Inicimi i procedurës disiplinore sipas IKD-së është bërë tek pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kjo vetëm për prokurorin e rastit.

Tutje raporti thotë se rasti i dhunimit të 11-vjeçares dhe rasti i vrasjes së tani të ndjerës Saime Domazeti, janë dy rase me të cilat është tronditur opinioni publik, e për të cilat raste sistemi prokurorial ende nuk ka njoftuar publikun nëse është iniciuar ndonjë procedurë disiplinore ndaj prokurorëve të rastit dhe Kryeprokurorëve të Prokurorive përkatëse, sipas monitorimit të IKD-s në rastin e vrasjes së Domazetit, dhe jo vetëm në këtë rast, dështimi zinxhiror i institucioneve e bën edhe një herë të qartë se dhuna në familje është duke u trajtuar me mungesë të thellë të profesionalizmit, me mos përgjigje adekuate ndaj këtij fenomeni dhe me mungesë të llogaridhënies nga aktorët përgjegjës, për veprime preventive në zbatimin e ligjit për parandalimin e krimit. Tani lirisht mundë të themi se këto të gjetura po e dëshmojnë mjaftueshëm se sa fuqishëm KPK dhe KGJK janë vendosur në shërbim të avokatisë së krimit, dhe nuk ka rrugë tjetër për ta sjellë ligjërinë në vendin e duhur përveç fshesës së madhe të fillimit të pastrimit , me shpresë të përshpejtimit të miratimit e zbatimit të Vettingut.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".