Politika e Serbisë është vazhdimësi e Millosheviqit, po sundojnë njerëzit më biografi kriminale

Politika e Serbisë është vazhdimësi e Millosheviqit, po sundojnë njerëzit më biografi kriminale
Politika e Serbisë është vazhdimësi e Millosheviqit, po sundojnë njerëzit më biografi kriminale

Skender Mulliqi

  • 18 April 2023 - 15:14

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Bota Perëndimore po bën gabim që nuk po i ndëshkon politikat e tilla hegjemoniste dhe pro-ruse të Serbisë në rajon. Gjithçka ende po kuterbon prej vragave të luftës dhe kufomave , që i lanë mbrapa kriminelet serb të luftës. Kjo është fotografia e shkurtër të kësaj Serbie, e cila po synon të krijojë vatra të reja të luftës në rajon dhe në Kosovë.

 

Ekziston pyetja logjike, pse edhe pas tre decenieve në Serbi po sundojnë njerëzit më biografi kriminale , njerëzit të cilët popujve të tjetër në ish-Jugosllavi ju shkaktuan dhembje të mëdha?!Është e çuditshme pse Serbia nuk u dënua për gjenocid, kur vrau afër 200 mijë myslimanë të Bosnjës dhe mbi 15 mijë shqiptarë të Kosovës!Kjo është një temë e cila për fat të keq nuk po gjen përgjigje nga bota demokratike. Edhe pas Millosheviqit në Serbi kemi në pushtet pasardhësit e tij, Vuçiq, Daçiq, Vulin e të tjerë. Kjo është rrethanë e çuditshme më të cilët po bisedohet për normalizim të marrëdhënieve KosovëSerbi! Si të bisedohet për paqen në rajon më këtë garniturë politike, kur më kufoma të shqiptarëve jo velëm që e kanë mbushur Kosovën, por edhe Serbinë? Politika e Serbisë është politikë e Millosheviqit. Kosova kishte fat të madh që më luftë të pavarësohet nga Serbia në vitin 1999.Por, të bisedohet më këtë Serbi, dhunuese kjo është absurde. Vuçiq është politikan i cili ka insipiruar vrasjet dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve së bashku më Sheshelin, Mladiqin, Karagjiqin…Me politikanin si Vuçiq i cili kurrë nuk bëri as gjestin më të vogël për kërkim falje për gjenocid dhe të pranojë pavarësinë e Kosovës,zor do të jetë që do të kemi vendime politike në bisedimet të cilat po zhvillohen. Bota Perëndimore po bën gabim që nuk po i ndëshkon politikat e tilla hegjemoniste dhe pro-ruse të Serbisë në rajon. Gjithçka ende po kuterbon prej vragave të luftës dhe kufomave , që i lanë mbrapa kriminelet serb të luftës. Kjo është fotografia e shkurtër të kësaj Serbie, e cila po synon të krijojë vatra të reja të luftës në rajon dhe në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".