Përmes kundërshtimit, zyrtarët e lartë serb e tregojnë para botës vazhdimin e politikës së gënjeshtrës dhe të mashtrimit

Përmes kundërshtimit, zyrtarët e lartë serb e tregojnë para botës vazhdimin e politikës së gënjeshtrës dhe të mashtrimit
Përmes kundërshtimit, zyrtarët e lartë serb e tregojnë para botës vazhdimin e politikës së gënjeshtrës dhe të mashtrimit

Gani Qarri

  • 19 April 2023 - 07:49

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Me një shtet që drejtohet nga politikan mashtrues dhe të betuar për ti dhënë krahun Rusisë, nuk mundë të normalizohet as qetësohet rajoni I Ballkanit. Kështu që një politikë e tillë shumë fytyrëshe, duhet të zhvishet urgjentisht nga oportunizmi cinik serbo-rus dhe të izolohet nga të gjithë, duke ja bërë të qartë se aty ku kanë mashtruar përfundon edhe korridori i shpresës për integrim në Evropën e bashkuar!

-Shihet qartë se Serbia dhe krerët e këtij shteti hegjemonist, ma në fund po i heq të gjitha maskat e mashtrimit të cilat i kanë vendosur deri më tani, duke e nxjerr hapur në sipërfaqe qëndrimin e kundërshtimit dhe të mos zbatimit të marrëveshjeve të akorduara në Bruksel dhe Ohër. Dhe kjo vetëm për faktin se këto marrëveshje e qojnë shtetin serb, detyrimisht drejtë njohjes në heshtje të pavarësisë së shtetit të Kosovës. Madje pas deklaratave kontroverse të presidentit serb Vuçiq, ka folur edhe vartësja e tij, kryeministrja Ana Brnabiç e cila çuditërisht thotë se kinse marrëveshja e Ohrit obligon vetëm Kosovën për ta formuar Asociacionin, kurse Serbia nuk ka asnjë obligim ndaj marrëveshjes?!

Prandaj me plot të drejtë lind pyetja madhore se edhe çka tjetër, duhet të deklarojnë krerët e kriminalizuar të shtetit serb për ti bindur ndërmjetësuesit e BE-së dhe të dërguarin amerikan si dhe gjithë faktorin ndërkombëtar se me strukturat kriminale në krye të qeverisë së Serbisë hegjemoniste nuk mundë të dialogohet! Se me një shtet që drejtohet nga politikan mashtrues dhe të betuar për ti dhënë krahun Rusisë, nuk mundë të normalizohet as qetësohet rajoni i Ballkanit. Kështu që një politikë e tillë shumë fytyrëshe, duhet të zhvishet urgjentisht nga oportunizmi cinik serbo-rus dhe të izolohet nga të gjithë, duke ja bërë të qartë se aty ku kanë mashtruar përfundon edhe korridori i shpresës për integrim në Evropën e bashkuar! Vet kryeministrja «dylbere» e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka akuzuar edhe opozitën në Serbi, se po sulmon qeverinë dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq në lidhje me Kosovën për mashtrimin e qytetarëve nga «frika» e tyre false, sepse nuk u ka mbetur gjë tjetër si agjendë politike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".