Tregon analisti i njohur: Kush e solli liberalizimin e vizave dhe deri kur do të jetojmë me trillimet dhe gënjeshtrat tona!

Tregon analisti i njohur: Kush e solli liberalizimin e vizave dhe  deri kur do të jetojmë me trillimet dhe gënjeshtrat tona!
Tregon analisti i njohur: Kush e solli liberalizimin e vizave dhe  deri kur do të jetojmë me trillimet dhe gënjeshtrat tona!

Agim Bajrami

  • 22 April 2023 - 08:58

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Atëherë , kur bashkësia ndërkombëtare ishte e gatshme dhe seriozisht të realizonte liberalizimin e vizave edhe për kosovarët nën drejtimin e kancelarës Merkel ,dhe presidentit Makron, kur edhe u zotuan për marrjen për sipër të procesit për liberalizimin e vizave ,vetëm që qeveria e Kosovës nën drejtimin e kryeministrit të atëhershëm, Ramush Haradinaj , ti përmbush edhe disa obligime të cilat ia caktuan, por kryeministri kosovarë Haradinaj i refuzoi,ndoshta nga këshillimet e pa dobishme të stafit të tij , apo nga injoranca e vetë kryeministrit, dhe liberalizimi i vizave kaloj gati një dekadë, për tu bë realitet nga politikë bërësit e Bashkimit Evropian.

-Sot po dëgjoja shumë fjalë mburrje, nga politika kosovare, për lavde që i thuheshin vetë vetës. Dikush thoshte nga opozita ,se 'liberalizimi i vizave' është meritë e jona e kamotshme, e të tjerët në pushtet e lavdëronin vetën, se e kanë luftuar kriminalitetin institucional e politik, dhe e kanë vendosur, 'sundimin e ligjit dhe barazinë e të gjithëve para ligjit' dhe për rrjedhojë është edhe miratimi i sotëm nga parlamenti evropian i liberalizimit të vizave. Dhe kjo në të vërtetë nuk qëndron, as të njëra palë, e as te pala tjetër.

Atëherë , kur bashkësia ndërkombëtare ishte e gatshme dhe seriozisht të realizonte liberalizimin e vizave edhe për kosovarët nën drejtimin e Kancelares Merkel ,dhe Presidentit Makron, kur edhe u zotuan për marrjen për sipër të procesit për liberalizimin e vizave ,vetëm që qeveria e Kosovës nën drejtimin e kryeministrit të atëhershëm, Ramush Haradinaj , ti përmbush edhe disa obligime të cilat ia caktuan, por kryeministri kosovarë Haradinaj i refuzoi,ndoshta nga këshillimet e pa dobishme të stafit të tij , apo nga injoranca e vetë kryeministrit, dhe liberalizimi i vizave kaloj gati një dekadë, për tu bë realitet nga politikë bërësit e Bashkimit Evropian.

Ndërsa politikë bërësit kosovarë, si gjithnjë,meritat e tjerëve, i përvetësojnë si për të vetat ,edhe kur dihet fakti , se lidershipi politik i Kosovës, ishte pengesa kryesore e mos liberalizimit të vizave për kosovarët qoftë nga pozita e opozita e tanishme . Të ngjashëm sjellje e kanë bërë dhe po e bëjnë edhe ata dhe ato që thirren në emër të UÇK-së duke thënë," se ne jemi liria e Kosovës", edhe kur dihet se NATO e bombardoj Serbinë për 78 ditë, dhe ajo lidhi marrëveshjen ushtarake të Kumanovës, me ushtrinë serbe, të kapitullimit të shtetit serb në Kosovë. Ndërsa të njëjtit, në Hagë, deklarohen , se nuk ka pasur shtab të UÇK--së, se nuk ka pasur strukturë organizative të UÇK-së , por grupe guerile.

Dhe pse, ne u mashtruam ne vazhdimësi si popullatë, edhe nga atëherë kur u thirrën në emër të UÇK-së,edhe nga politikë bërja, se e sollën liberalizimin e vizave, në kohën kur parlamenti evropian votoj. Deri kur ne si popull, i pranojmë gënjeshtrat si të vërteta,edhe pse ato thënie, e dimë se janë trillime dhe gënjeshtra. Dhe deri kur të jetojmë me gënjeshtrat e trillimet tona, që na kanë dëmtuar, dhe po na dëmtojnë në vazhdimësi?!.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".