Lexoni edhe:
Tregon analisti i njohur: Kush e solli liberalizimin e vizave dhe deri kur do të jetojmë me trillimet dhe gënjeshtrat tona!
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Deputetët shkojnë me vonesë nëpër seanca parlamentare ose pas nënshkrimit ikin nga seancat. Kuvendi nuk merr masa ligjore. Nuk kemi as edhe një ndëshkim të deputetëve. U la çdo gjë në pushtet ekzekutiv. Kjo formë e punës nuk është ligjore. Kuvendi e humbi pushtetin legjislativ, atë ekzekutiv dhe gjyqësor. Pushtetet e përcaktuara me Kushtetutë mbeten vetëm në letër. Tërë puna kaloj në ekzekutiv, tek Kryeministri i Republikës z.Kurti. Kështu ecet në rrugën e krizës parlamentare, e ku zgjedhjet e parakohshme janë obligative.
-Shteti demokratik dhe plural nuk mund te kuptohet pa kuvend funksional. Kuvendi është organi që ka pushtet të gjerë. Ai ka pushtet legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Të tri pushtetet vendosen dhe kontrollohen nga kuvendi. Pushteti kryesor dhe bazë për funksionim të pushtetit është ai legjislativ. Mungesa e ligjeve i jep mundësi pushtetit ekzekutiv dhe gjyqësor të funksionojnë të pa kontrolluar dhe jashtë ligjor. Këtë nuk duhet lejuar! Puna e Kuvendit të Kosovës që përkufizohet me ligje, pa analiza dhe qëndrime tjera, tregon mos aktivitet, udhëheqje të dobët dhe mashtrim të masave. E gjithë kjo shkon në dëm të Republikës. Puna e Kuvendit të Kosovës, del nga raporti i Kuvendit. Puna mbështetet kryesisht për vitin 2022 në 100 ligje të aprovuara dhe në 50 projektligje që gjenden në procedurë parlamentare. Kjo gjendje është e mjerë. Kuvendi nuk analizoi dhe nuk dha asnjë mendim a qëndrim për gjendjen ekonomike e sociale në vend, sikundër as për shëndetësi, arsimin e fushat tjera me rëndësi për shtet. Në Kuvendin e Kosovës nuk u analizua gjendja e sigurisë në veri dhe më gjerë.
Veriu i Kosovës është para shpërthimeve të mëdha. Tash para zgjedhje e lokale janë mobilizuar kriminelët serbo-rus. Ata gjinden në veri dhe andej kufirit rreth Rashkës.
Kuvendi po heshtë! Nuk u dha as ndonjë rekomandim për dialog me shtetin serb. U pranua plani franko -gjerman dhe aneksi për raportet me shtetin serb dhe nuk kemi qëndrime adekuate. Diskutime me analiza të kundërta u bënë në Kuvend. Nuk u nxor asnjë rezolutë. As për zgjedhjet lokale në veri nuk ka qëndrime konkrete. Priten shpërthime të rënda kriminale nga bandat serbe dhe kriminelët e organizuar në grupin neofashist të "Vrangelit" dhe Kuvendi nuk funksionon. Deputetët shkojnë me vonesë nëpër seanca parlamentare ose pas nënshkrimit ikin nga seancat. Kuvendi nuk merr masa ligjore. Nuk kemi as edhe një ndëshkim të deputetëve. U la çdo gjë në pushtet ekzekutiv.
Kjo formë e punës nuk është ligjore. Kuvendi e humbi pushtetin legjislativ, atë ekzekutiv dhe gjyqësor. Pushtetet e përcaktuara me Kushtetutë mbeten vetëm në letër. Tërë puna kaloj në ekzekutiv, tek Kryeministri i Republikës z.Kurti.
Kështu ecet në rrugën e krizës parlamentare, e ku zgjedhjet e parakohshme janë obligative. Tash është Kuvendi i Republikës me pushtet në letër.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".