Serbia nuk e respekton marrëveshjen e Ohrit, Aleksandër Vuçiq po sillet sikurse ish shefi i tij Sllobodan Millosheviq

Serbia nuk e respekton marrëveshjen e Ohrit, Aleksandër Vuçiq po sillet sikurse ish shefi i tij Sllobodan Millosheviq
Serbia nuk e respekton marrëveshjen e Ohrit, Aleksandër Vuçiq po sillet sikurse ish shefi i tij Sllobodan Millosheviq

Blerim Burjani

  • 22 April 2023 - 16:11

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Serbia edhe pas asociacionit kurrë nuk do ti ndalin sulmet e incidentet në veri. Mendoj se perëndimi ka mundur të përballohet më herët a vonë njëjtë si me Millosheviqin. Vuçiq shumë qartë e ka thënë, se s’ka serb që pranon pavarësinë, e këta po i thonë se duhet me u mësua më jetua pranë Kosovës e jo me njohtë atë.

serbe kurrë nuk do te ndalen. Këtë është dashur ta di Brukseli, se me serbi s’ka marrëveshje kurrë as në kohën e Millosheviçit e as tash. Po duket se nuk po edukohet Serbia, ajo asnjë pikë të marrëveshjes nuk do ta përmbushë, vetëm ka me u mundua për themelimin e asociacionit, edhe këtu pastaj përfundon marrëveshja sipas Serbisë. Perëndimi duhet të mendoj me kalimin e kohës për sanksione kundër Serbisë. Për këtë masë veprimi, pikërisht tash kishte me qenë momenti i duhur dhe koha ideale, edhe për shkak të politikës përkrahëse ndaj Rusisë. Kjo është shanse e perëndimit, dhe nëse tash nuk reagon fuqishëm humbet ky shans. Realisht Kosova detyrohet ta plotësoj kushtin e perëndimit për asociacion e Serbia nuk i freskohet perëndimit, se ata mendjen gjithmonë politikisht e kanë në Rusi.

Vuçiqi ka qenë gjithmonë i qartë se nuk do të bëjë marrëveshje paqe kurrë me Kosovën e pavarur, e këta po e lusin qe 10 vjet, këto politika deri tash të perëndimit janë boshe dhe të dështime. Tash a ka perëndimi fuqi për tu përballë edhe njëherë me Serbinë si në vitin 1999, nuk dihet. Gatishmëri nuk ka andaj palë e dobët është Kosova , e cila detyrohet të bëj koncesione, pra duhet ti pranoj edhe këto. Serbia edhe pas asociacionit kurrë nuk do ti ndalin sulmet e incidentet në veri. Mendoj se perëndimi ka mundur të përballohet më herët a vonë njëjtë si me Milloshevicin. Vuçiq shumë qartë e ka thënë, se s’ka serb që pranon pavarësinë, e këta po i thonë se duhet me mësua më jetua pranë Kosovës e jo me njohtë atë. Me këtë ashtu tingëllon në absurd sepse ata prapë do të sulmojnë Kosovën pa ndal sepse ata nuk janë në gjendje me kuptua as me pranua se Kosova me nuk është pjesë e Jugosllavisë së vdekur dhe Serbisë jugosllave dhe tash Serbia është plotësisht shtet i ri me kufij të ri.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".