Thirrje Presidentes së Kosovës për të siguruar dhe ndihmuar zgjedhjen e Kryeprokurorit të shtetit me një proces të rregullt ligjor të besuar, transparent e të pa kontestuar

Thirrje Presidentes së Kosovës për të siguruar dhe ndihmuar zgjedhjen e Kryeprokurorit të shtetit me një proces të rregullt ligjor të besuar, transparent e të pa kontestuar
Thirrje Presidentes së Kosovës për të siguruar dhe ndihmuar zgjedhjen e Kryeprokurorit të shtetit me një proces të rregullt ligjor të besuar, transparent e të pa kontestuar

Arsim Aziri

  • 23 April 2023 - 07:00

Shkruan: ANALISTI-Arsim Aziri

E gjithë kundërshtia apo kritika në lidhje me zgjedhjen e kryeprokurorit ka qenë objektive, mbase ardhje e tij në detyrën me të lartë shtetërore nuk është përcjellur sipas rregullave të përcaktuara, duke u shkelur njëherit edhe integriteti moral e profesional i gjithë kandidatëve tjerë. Dhe përderisa procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit nuk ka siguruar meriotokraci e nivel të lartë objektiviteti, atëherë edhe funksionimi i tij i mëtejshëm nuk përcjellë efikasitet e besueshmëri. Në anën tjetër është edhe zhgënjyese fakti i mos konsideratës së KPK ndaj gjithë vërejtjeve ndaj këtij procesi.

 

 

Lidhur me këtë proces ka pasur dhe po vazhdojnë akoma reagime nga më të ndryshmet që kërkojnë rifillimin e procesit nga pika zero. në këtë aspekt, në pritje të vendimit të Presidentes së shtetit, unë mendoj se do të duhej që ti shërben Presidentes Osmani edhe opinioni kritik i shoqërisë civile për procesin e manipuluar të vitit të kaluar për zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit, për ta marr vendimin meritor dhe refuzuar kandidatin në pritje në zyrën e saj, të cilin akoma nuk e ka dekretuar, dhe për të cilin po ashtu edhe zyra ligjore e presidentes e ka konsideruar zgjedhje të pa dëshiruar dhe pa merituar. Komente të tilla paati së fundi edhe gjatë publikimit të raportit “Keqadministrimi i sistemit prokurorial”, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD),ku është theksuar se procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit ishte proces i kontestuar sipas Shoqërisë Civile, i kontestuar dhe kundërshtuar edhe prej partnerëve ndërkombëtar dhe akterëve të tjerë që ndërlidhen me këtë fushë veprimi. Madje aty i është rikujtuar Presidentes Osmani se ky proces, para një viti, ngjalli reagime të shumta në Kosovë, për çka reaguan Shoqëria Civile dhe ambasadat kryesore në vend. Sipas koalicionit të OJQ-ve, procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit nuk ka siguruar meritokraci, objektivitet dhe se kandidatët nuk janë trajtuar në mënyrë të barabartë, çka sipas koalicionit ky proces është shoqëruar me shkelje të shumta të procedurave. Për këtë proces të pa rregullt kishin reaguar edhe ambasadat e vendeve të huaja në Kosovë, duke e cilësuar këtë proces të zhgënjyes. Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde e kishte cilësuar procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit si zhgënjyes, ku sipas tij nuk ishin respektuar parimet për një proces të drejtë dhe të bazuar në meritokraci. Të habitur dhe të zhgënjyer me këtë proces kishin mbetur edhe Zyra e Bashkimit Evropian, duke e cilësuar si zhgënjyes veprimin e KPK-së për propozimin e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit. Gjithashtu, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se përzgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit nga KPK bie ndesh me pritshmërinë e SHBA-së dhe të qytetarëve kosovarë se procesi duhet të ishte i drejtë, objektiv, transparent dhe i bazuar në merita. Tash kur Presidentja duhet edhe pak ditë ta merr vendimin, IKD – me të drejtë konsideron se argumentet e KPK-së për jo profesionalizëm në raportimet dhe analizat për procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit janë të paqëndrueshme. Kjo për faktin se sikurse IKD edhe Organizatat tjera të Shoqërisë Civile e kanë cilësuar këtë proces për mungesë të integritetit. Në fund, duke besuar që edhe opinion I fundit I Presidentes Osmani që pritet të publikohet këto ditë do të jetë negative për kandidaturën e Blerim Isufajt, dhe kërkesë për rishpallje të konkursit, le të presim që Kryeprokurori i Shtetit të dalë nga një proces i cili ka integritet, që është i besuar dhe i pa kontestuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".