Mafio oligarku Blerim Devolli shembet për tokë nga Qeveria Kurti, shteti shpëton nga plaçkitja e 45 milionë eurove përmes arbitrazhit ndërkombëtar

Mafio oligarku Blerim Devolli shembet për tokë nga Qeveria Kurti, shteti shpëton nga plaçkitja e 45 milionë eurove përmes arbitrazhit ndërkombëtar
Mafio oligarku Blerim Devolli shembet për tokë nga Qeveria Kurti, shteti shpëton nga plaçkitja e 45 milionë eurove përmes arbitrazhit ndërkombëtar

Gani Qarri

  • 22 April 2023 - 09:07

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Kështu oligarkëve kriminal që kanë zhvatur për dekada me radhë, aq pamëshirshëm shtetin dhe pasuritë shtetërore të Republikës së Kosovës, më në fund po ju afrohet laku në fyt, të cilët duke bashkëpunuar me politikën e inkriminuar në pushtet kanë shfrytëzuar edhe sistemin e drejtësisë ndërkombëtare kundër shtetit të Kosovës.

-Mafio oligarku Blerim Devolli i këshilluar nga parti dhe politik bërës të inkriminuar, çuditërisht edhe për shpronësimin e kompanisë fiktive virtuale, të rrjetit celular, të njohur si «Dardafon.net, kishte pretenduar deri në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar, kompensim prej hiq më pak se rrafsh 45 milionë euro nga Republika e Kosovës! Devollët në fakt, ka vite që përveç kompanisë virtuale «Dardafon.net» janë bërë të njohur, për historinë e tyre kriminale dhe kleptomaniste të zhvatjes së lartë edhe të Telekomit të Kosovës, madje përmes operatorit tjetër-paralel virtual të ashtuquajtur Z- Mobile, duke quar kompaninë më fitimprurëse të shtetit të Kosovës, para zhbërjes dhe falimentimit total!!! Por siç u njoftuam edhe me rastin e fundit, me ardhjen e Qeverisë së tanishme të Kosovës, në pushtet, përveç tjerash, janë fituar disa raste të tilla të rëndësishme kontestimore edhe në Gjykatën e Arbitrazhit, ndërmjet shtetit të Kosovës, të nëpërkëmbur nga politika e kriminalizuar vendore dhe Oligarkëve të inkriminuar e të pasuruar kundërligjshëm në kurriz të shtetit dhe taksapaguesve të ndershëm të vendit tonë, si Devollët.

Madje siç dihet, kjo është fitorja e tretë e radhës e shtetit të Kosovës në arbitrazhin e investimeve, prej se në pushtet, ka ardhur Qeveria Kurti,kurse në të tria rastet e fituara në arbitrazhin ndërkombëtar, si në rastin e Blerim Devollit, rastin “Bedri Selmani”, dhe rastin “IuteCredit”, arkës së shtetit të Kosovës i janë shtuar edhe 145 milionë euro. Kështu oligarkëve kriminal që kanë zhvatur për dekada me radhë, aq pamëshirshëm shtetin dhe pasuritë shtetërore të Republikës së Kosovës, më në fund po ju afrohet laku në fyt, të cilët duke bashkëpunuar me politikën e inkriminuar në pushtet kanë shfrytëzuar edhe sistemin e drejtësisë ndërkombëtare kundër shtetit të Kosovës. Madje të udhëzuar nga politika e inkriminuar vendore,ata kanë dërguar në gjykatë të arbitrazhit edhe raste për zhvatje, të cilat kanë dështuar në vend, pasi që mentorët e tyre të inkriminuar Politik, i kanë këshilluar se cila është rruga tjetër për të përfituar në dëm të shtetit, qytetarëve të vendit dhe pasurive shtetërore të Republikës së Kosovës.

E rasti i fundit është rrëzimi i padisë së oligarkëve Devolli në Gjykatën e arbitrazhit, e cila sapo është fituar nga Qeveria, Ministria e drejtësisë dhe ekipi i avokaturës zyrtare të shtetit të Kosovës Ministria e Drejtësisë, përmes Avokaturës Shtetërore së bashku me ekipin mbrojtës të Squire Patton Boggs kanë arritur fitoren e radhës për Kosovën në arbitrazhin ndërkombëtar, duke mposhtur pretendimet e mafio-oligarkut Blerim Devolli kundër Republikës së Kosovës. I ledhatuari me dekada i partive të inkriminuara oligarku Blerim Devolli, nga ish qeveritarët e kriminalizuar, me të cilët ka bashkëvepruar dhe ndarë bashkërisht tallin e fituar kundërligjshëm, kishte ngritur një padie pranë Gjykatës së Arbitrazhit gjegjësisht Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë në mars të vitit 2020.

Por pak ditë më parë, Tribunali ndërkombëtar i Arbitrazhit ka hedhur poshtë në tërësi pretendimet e z. Devolli duke urdhëruar këtë të fundit t’ia paguajë Republikës së Kosovës mbi 1.3 milion euro në emër të shpenzimeve të procedurës gjyqësore. Vet ky fakt tregon më së miri, se për një periudhë të gjatë kohore, është zhvatur në mënyrën më të rëndë kriminale buxheti i shtetit nga ish pushtetarët e kaluar në bashkëpunim të mafio politikës në pushtet dhe oligarkëve të pasuruar kriminalist që tani e luajnë rolin e të qenurit paralel shtet në shtet, sikur që janë Devollët.

Mafiooligarkët Devolli, në fakt, ka vite që përveç kompanisë virtuale «Dardafon.net» janë bërë të njohur, për historinë e tyre kriminale dhe kleptomaniste të zhvatjes së lartë të Telekomit të Kosovës edhe përmes operatorit paralel virtual të ashtuquajtur Z- Mobile, duke quar kompaninë më fitimprurëse të shtetit të Kosovës, para falimentimit dhe zhbërjes totale!!! Prandaj është tani koha, që me krijimin e një drejtësie të reformuar e të shkëputur nga krimi i organizuar, të shkohet edhe më tutje dhe të hetohet detajisht pasuria e krijuar përmes lidhjeve të oligarkëve Devolli dhe të tjerët, me pushtetarët e korruptuar e inkriminuar deri në fyt,të ish qeverive të kriminalizuara. Para pak ditësh, (më 6 prill) vetë Kryeministri Kurti pati informuar për betejën e fituar me oligarkun Blerim Devolli në arbitrazhin ndërkombëtar në rastin e “Dardafonetit”. E siç dihet, kjo është fitorja e tretë e radhës e shtetit të Kosovës në arbitrazhin e investimeve, prej se në pushtet, ka ardhur Qeveria Kurti. Kurse në të tria rastet e fituara në arbitrazhin ndërkombëtar, si në rastin e Blerim Devollit, rastin “Bedri Selmani”, dhe rastin “IuteCredit”, arkës së shtetit të Kosovës i janë shtuar edhe145 milionë euro.

Prandaj këto fitore të Qeverisë aktuale të vendit tonë, duhet të përdoren medoemos në arbitrazhin ndërkombëtar, për të iniciuar dhe kërkuar hetim eksoficio nga prokuroria speciale, për të zbuluar të tërë zingjirin e krimit dhe manipulimit që ka quar deri në padinë e oligarkëve mafioz, kundër shtetit të Kosovës në Arbitrazh ndërkombëtar, nga egoja e sëmurë e lidhjeve të politikës së inkriminuar me oligarkët e dy për ta zhvatur buxhetin e varfër shtetëror të Republikës së Kosovës, akt i trishtë që ndodhë rrallë, për të mos thënë fare, në ndonjë shtet tjetër. Inicimi shtetërorë për të kërkuar hetim eksoficio nga prokuroria speciale, është mënyra e vetme dhe veprimi më i sigurt, që të zbulohen edhe rrugët e kundërligjshme të pasurimit antiligjor të politik bërësve të inkriminuar dhe oligarkëve mafioz, edhe për nisjen e procedurës së konfiskimit të pasurisë së fituar kundërligjshëm e me korrupsion dhe krim të organizuar, nga kompani të dyshimta dhe persona të kriminalizuar, për më tepër se dy dekada në vend!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".