Për dialog me serbët lokal në veri të Kosovës për të siguruar funksionimin normal të institucioneve të shtetit dhe shërbime për qytetarë lojal të integruar

Për dialog me serbët lokal në veri të Kosovës për të siguruar funksionimin normal të institucioneve të shtetit dhe shërbime për qytetarë lojal të integruar
Për dialog me serbët lokal në veri të Kosovës për të siguruar funksionimin normal të institucioneve të shtetit dhe shërbime për qytetarë lojal të integruar

Blerim Burjani

  • 23 April 2023 - 07:04

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Në këtë pjesë të shtetit të Kosovës të banuar me shumicë serbe patjetër duhet të ketë dialog me partitë tjera serbe, për ti joshur ato, por jo edhe me listën serbe. Pra dialogu duhet të jetë i orientuar me ata që e pranojnë realitetin kosovar, me qytetarët dhe partitë tjera përveç Listës serbe, dhe vetëm kështu do të kishte prodhuar ndoshta një rezultat.

 

 

Mbajtja e zgjedhjeve lokale në komunat me shumicë serbe në Veri të Kosovës do të kishin minimumin e standardeve po që se në katër komuna do të kishte pasur nga një kandidat serb për kryetar komune, por kjo nuk po ndodhë. Prandaj me këtë mënyrë si po zhvillohen procesi mundë të vihet në pikëpyetje sa i takon legjitimitetit. Prandaj këto zgjedhje, me bojkot të shumicës së qytetarëve dhe pa pjesëmarrje të kandidatëve për kryetar nga komunisti serb si shumicë përfaqësuese, zgjedhjet mund të jenë të kota dhe nuk e arsyetojnë humbjen e rastësishme të votuesve kot së koti. Në këtë pjesë të shtetit të Kosovës të banuar me shumicë serbe patjetër duhet të ketë dialog me partitë tjera serbe, për ti joshur ato, por jo edhe me listën serbe. Pra dialogu duhet të jetë i orientuar me ata që e pranojnë realitetin kosovar, me qytetarët dhe partitë tjera përveç Listës serbe, dhe vetëm kështu do të kishte prodhuar ndoshta një rezultat. Kjo qeveri, sikur edhe të tjerat, ka dështuar të bëj dialog me komunat veriore për të pasur sukses dhe bindur shumicën qytetare të komunitetit për tu integruar. Është dashur që në radhë të parë të fillohet dialogu e pastaj zgjedhjet. Atje nuk mund të ketë qeverisje demokratike por mund të ketë vetëm proces ligjor të rregullt zgjedhor.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".