Të goditen ashpër, të diferencohen dhe përjashtohet prokurorët e dështuar dhe të pa interesuar në Prokurorinë speciale për ndjekjen e krimeve të luftës dhe krimin e organizuar

Të goditen ashpër, të diferencohen dhe përjashtohet prokurorët e dështuar dhe të pa interesuar në Prokurorinë speciale për ndjekjen e krimeve të luftës dhe krimin e organizuar
Të goditen ashpër, të diferencohen dhe përjashtohet prokurorët e dështuar dhe të pa interesuar në Prokurorinë speciale për ndjekjen e krimeve të luftës dhe krimin e organizuar

Dardan Grapci

  • 23 April 2023 - 07:07

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapoci

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sipas mendimit tim duhet gjej mënyrë ligjore e kushtetuese, që në bashkëpunim më Kuvendin dhe presidencën, ta shkarkojnë bordin e KPK-s dhe ta formojnë një tjetër me njerëz të pastër dhe kredibil, të besuar e që nuk janë të korruptuar. Prokuroria Speciale duhet urgjentisht ti fillojë procedurat e rekrutimit të personelit të ri për reformim dhe pastrim, ndryshe le të largohen të gjithë të dështuarit nga vendi i tyre i punës, që të punësohen Prokurorët e rinj.

 

Ministrja e Drejtwsisw Albulena Haxhiu e ka në dorë autoritetin ligjor e kushtetues për të bashkëvepruar dhe bashkë koordinuar në mënyrë ligjore duke e pastruar Prokurorinë Speciale dhe KPK-në. Duhet të fillohet menjëherë me punë duke i gjykuar kriminelët Serb të luftës të cilët kanë bëre krime në Kosovë. Koha nuk duhet të humbet, zhgënjimi dhe mos durimi ka arritur kulmin prandaj është koha e fundit që qeveria e Kosovës të ndërhyn urgjentisht dhe pa asnjë vonesë me masa vlerësuese dhe ndëshkuese, diferencuese e me kërkesa përjashtuese ndaj KPK-së për prokurorët e Prokurorisë Speciale të cilët kot së koti janë paguar si prokuror të specializuar për krimet e luftës dhe nuk kanë vepruar, kanë marra paga speciale për këtë fushë që mbulojën dhe kanë dështuar, apo janë urdhëruar nga politika për më shumë se një dekadë, për të mos vepruar. Ministrja Albulena Haxhiu duhet të jetë shumë konsistuese, kërkuese dhe vepruese, pasi që ajo foli edhe pas debatit të fundit në Kuvend, komenteve lidhur me dështimin dhe mos veprimin e KPK-së dhe të Prokurorisë Speciale të inkriminuar, që ja bënë avokatinë krimit të Organizuar. Është për tu vlerësuar dhe inkurajuar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila i bënë thirrje Prokurorisë Speciale, le të jetë kjo thirrja e fundit, që të trajtojë me seriozitet çështjet e krimeve të luftës, sepse ajo thotë se kanë fuqizuar kapacitetet në këtë institucion, ani pse Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) nuk ka përfunduar procedurat e rekrutimit. Është lajm I mirë kur bëhet publik fakti se janë shtuar katër prokurorë shtesë, gjashtë bashkëpunëtorë profesionalë dhe dy staf mbështetës për të ndihmuar prokurorët, por zhgënjyes është fakti që ende nuk ka asnjë aktakuzë të ngritur për gjykim në mungesë. Akoma më keq është kur zbulohet skandali I mos zbatimit të ligjit pasi që ministrja Haxhiu thotë se ky ligj ka nisur së zbatuari, sa i përket gjykimit në mungesë, sepse ka hyrë në fuqi qysh para katër viteve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"