Mbështetja ndërkombëtare për zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës goditje ndëshkimore për Vuçiqin dhe defaktorizim politik dhe elektoral i Listës serbe

Mbështetja ndërkombëtare për zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës goditje ndëshkimore për Vuçiqin dhe defaktorizim politik dhe elektoral i Listës serbe
Mbështetja ndërkombëtare për zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës goditje ndëshkimore për Vuçiqin dhe defaktorizim politik dhe elektoral i Listës serbe

Gani Qarri

  • 23 April 2023 - 07:10

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Realisht Vuçiqit më tepër se vet votimet në veri, i dhemb akti i arritjes madhore të shtetit të Kosovës, se me këto zgjedhje, përfundimisht, po bëhet edhe defaktorizimi i të ashtuquajturës «listë serbe» që në fakt është Produkt i Serbisë dhe dorë e zgjatur e saj në Kosovë dhe jo segment autentik vendor. Madje, me këtë proces zgjedhor, do të arrihet edhe krijimi i mundësive për fushëveprim dhe kthimin e besimit nga subjektet tjera politike të serbëve lokal në Kosovë që kanë qasje reale dhe e pranojnë shtetin e Kosovës si shtetin e tyre, realitet në të cilin duhet integruar, jetuar të barabartë,e të pa dirigjuar nga jashtë,dhe të mos keqpërdoren më si deri më tani, nga politikanët mashtrues dhe bashkëpunues me nëntokën e krimit të organizuar në Beograd.

 

 

Duke parë se zgjedhjet në veri, pavarësisht mospjesëmarrjes në to, të dorës së zgjatur të Serbisë në Kosovë, të ashtuquajturës «listë serbe», do të njihen edhe diplomatikisht, nga faktori vendimmarrës ndërkombëtar, presidenti serb Aleksandër Vuçiq i cili i ka dhënë urdhër listës serbe të mos merr pjesë në zgjedhje, shihet publikisht se më në fund është penduar shumë, pasi që, tanimë po shihet publikisht se ndikimi i tij tek serbët lokal, ka filluar të zbehet gjithnjë e më tepër. Mbajtja e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, pa pjesëmarrjen e të ashtuquajturës listë serbe, e cila nën urdhrat e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, këto zgjedhje ka vendosur ti bojkotojë, do të mbajë tërë përgjegjësinë, për pengimin e krijimit të kushteve, në rrethanat e reja, të marrëveshjes së Ohrit, që vetë serbët e Kosovës ta marrin në dorë fatin e tyre, dhe të mos vazhdojnë të jenë të mashtruar e të abuzuar nga krimineli Vuçiq dhe qeveria serbe në Beograd. Siç dihet pushteti në Serbi edhe sot drejtohet nga politikan me të kaluar kriminale, të pa pastruar nga e kaluara gjenocidiale e luftës së përgjakshme që e ka shkaktuar regjimi i Millosheviqit në Kosovë dhe të gjitha republikat e ish federatës jugosllave, nga e cila politik po këta politikan nuk janë distancuar kurrë, nuk kanë pranuar krimin e gjenocidin e shkaktuar nga Serbia okupatore dhe nuk kanë shprehur asnjëherë keqardhje për gjakderdhjet e mëdha, e të mos të flasim për ndjekje të kriminelëve të luftës dhe kërkim falje nga ana e Serbisë fashiste. Për aq më tepër, presidenti kriminel serb, si pasardhësi besnik i Millosheviqit, Aleksandër Vuçiq, pa fije turpi deklaron se sipas tij, zgjedhjet e lira në veri, qenkan të tmerrshme, vetëm pse bota demokratike,faktori ndërkombëtar dhe vendet e Kuintit, po e mbështesin Kosovën në organizimin e tyre. Realisht Vuçiqit më tepër se vet votimet në veri, i dhemb akti i arritjes madhore të shtetit të Kosovës, se me këto zgjedhje, përfundimisht, po bëhet edhe defaktorizimi i të ashtuquajturës «listë serbe» që në fakt është Produkt i Serbisë dhe dorë e zgjatur e saj në Kosovë dhe jo segment autentik vendor. Madje, me këtë proces zgjedhor, do të arrihet edhe krijimi i mundësive për fushëveprim dhe kthimin e besimit nga subjektet tjera politike të serbëve lokal në Kosovë që kanë qasje reale dhe e pranojnë shtetin e Kosovës si shtetin e tyre, realitet në të cilin duhet integruar, jetuar të barabartë,e të pa dirigjuar nga jashtë,dhe të mos keqpërdoren më si deri më tani, nga politikanët mashtrues dhe bashkëpunues me nëntokën e krimit të organizuar në Beograd. Për aq më tepër edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se qëndrimi amerikan është i qartë dhe mbështet plotësisht procesin demokratik zgjedhor në veri të Kosovës, si një proces legal, ligjor e Kushtetues që nuk guxon të pengohet dhe si i tillë është e drejtë kushtetuese e shtetit të Kosovës që të zhvillohet edhe në veri të saj. Madje ambasadorio Hovenier e ka paralajmëruar edhe Serbinë se përpjekjet për pengim të zgjedhjeve do të kenë dënim të ashpër të ndërkombëtarëve, gjë që duhet të duartrokitet dhe mbështetet nga të gjithë, brenda dhe jashtë Kosovës!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".