Bojkotimi i zgjedhjeve në veri të Kosovës nga Lista Serbe sjell vdekjen klinike dhe politike të dorës së zgjatur politike të Vuçiqit dhe regjimit kriminal në Beograd

Bojkotimi i zgjedhjeve në veri të Kosovës nga Lista Serbe sjell vdekjen klinike dhe politike të dorës së zgjatur politike të Vuçiqit dhe regjimit kriminal në Beograd

Hajrullah Tërnava

  • 23 April 2023 - 07:20

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Pra tash e tutje serbëve të Kosovës ju nevojitet një subjekt i ri politik që ata mos të vazhdojnë të jenë të mashtruar e të abuzuar nga pushteti në Beograd i cili akoma drejtohet nga politikan me të kaluar të inkriminuar, të pa pastruar nga e kaluara gjenociale e luftës së përgjakshme që e ka shkaktuar regjimi i Millosheviqit, nga e cila politik po këta politikan nuk janë distancuar, nuk e kanë pranuar krimin dhe nuk kanë shprehur keqardhje e mos të flasim për ndjekje të kriminelëve të luftës dhe kërkim falje.

 

 

Lista serbe që i përfaqësonte serbët e Kosovës në institucionet kosovare pa ndërprerë, që pas lufte e deri më tani, dhe si përfaqësuese e serbëve që ishte e krijuar nga udhëheqësit e Serbisë, vetëm ajo i fitonte zgjedhjet nga serbët e Kosovës në përgjithësi, sepse e kishte përkrahjen e Serbisë nga vetë Vuçiqi, prandaj në këto zgjedhje, Lista serbe ka vendosur për ti bojkotuar, dhe me këtë bojkotim, përfundimisht ky subjekt politik do të vdes dhe mbetet në margjinat e kohës si subjekt i manipuluar nga regjimi i Beogradit dhe defaktorizuar. Refuzimi i pjesëmarrjes në zgjedhje nga Lista serbe përfundimisht është një shans ideal i krijimit të kushteve dhe rrethanave të reja që vetë serbët e Kosovës ta marrin në dorë fatin e tyre duke krijuar subjekt të ri politik që frymon në realitetin ekzistuar, që njeh shtetin e pa varur dhe dërgon mesazhe të arta e program për serbët lokal për tu integruar. Pra tash e tutje serbëve të Kosovës ju nevojitet një subjekt i ri politik që ata mos të vazhdojnë të jenë të mashtruar e të abuzuar nga pushteti në Beograd i cili akoma drejtohet nga politikan me të kaluar të inkriminuar, të pa pastruar nga e kaluara gjenociale e luftës së përgjakshme që e ka shkaktuar regjimi i Millosheviqit, nga e cila politik po këta politikan nuk janë distancuar, nuk e kanë pranuar krimin dhe nuk kanë shprehur keqardhje e mos të flasim për ndjekje të kriminelëve të luftës dhe kërkim falje. Presidenti serb Aleksandër Vuçiq i cili i ka dhënë urdhër Listës serbe të mos merr pjesë në zgjedhje, duke se më në fund është penduar, duke parë që ndikimi i tij tek serbët lokal do të zbehet prandaj edhe ka deklaruar se zgjedhjet në veri do të jenë të e tmerrshme, sipas tij për demokracinë, sepse ato do të njihen edhe diplomatikisht, ndërkombëtarisht nga faktori vendimmarrës ndërkombëtar, pavarësisht mospjesëmarrjes në to nga subjekti më i madh politik serb. Viçiqi ka deklaruar se Zgjedhjet e së dielës në katër komuna në veri të Republikës së Kosovës do të jenë ditë e tmerrshme për demokracinë, ditë e vështirë për popullin serb, por edhe turp për Evropën, botën dhe vendet e Kuintit, që po e mbështesin Kosovën në organizimin e këtyre zgjedhjeve “Ajo do të jetë dita kur zyrtarisht do të shënohet turpi i Evropës dhe i botës, sepse ata i organizuan ato zgjedhje dhe po tallen me to”, ka deklaruar Vuçiq . Ai ka pohuar se Serbia nuk po merr pjesë në ato zgjedhje për shkak se Bashkimi i Komunave Serbe nuk është formuar për 10 vjet, në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit. Gjithsesi se do të jetë defaktorizimi i Listës serbe me këtë proces zgjedhor, krijim i hapësirës për fushëveprim dhe kthim besimi nga subjektet tjera politike të serbëve lokal të Kosovës që kanë qasje reale dhe e pranojnë shtetin e Kosovës si një realitet në të cilin duhet jetuar të barabartë dhe të integruar, të pa dirigjuar nga jashtë, si një grusht i votave rezervë që përdoren edhe në Beograd nga politikanët e atjeshëm mashtrues dhe bashkëpunues me nëntokën e krimit të organizuar. Jo rastësisht ka deklaruar Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, se qëndrimi amerikan është i qartë dhe nuk ka ndryshuar lidhur me procesin zgjedhor në veri të Kosovës, si një proces legal, ligjor e Kushtetues që nuk guxon të pengohet dhe është e drejtë kushtetuese e shtetit të Kosovës që si i tillë të zhvillohet. Hovenier ka paralajmëruar Serbinë se përpjekjet për pengim të zgjedhjeve do të kenë dënim të ndërkombëtarëve. Tani me këtë qëndrim të ndërkombëtarëve sikur është deklaruar Ambasadori i SHBA në Kosove, Jeffrey Hovenier si proces legal, ligjor e Kushtetues që nuk guxon të pengohet dhe është e drejtë kushtetuese e shtetit të Kosovës që duhet të zhvillohet, Serbia e mori mesazhin që nëse do ti pengoj ato zgjedhje do të ketë dënim nga ndërkombëtarët, dhe me këtë qëndrim të ndërkombëtarëve, tani do të fitoj demokracia dhe gjithsesi se serbët lokal në të ardhmen do të jenë qytetar lojal të Kosovës, sikur që janë shqiptarët në ato pjesë të banuara në Luginën e Preshevës dhe komunat tjera në shtetin e Serbisë. Shteti demokratik në Kosovë, do të jetë më stabil dhe më i avancuar pa ndërhyrje si deri më tani nga ana e Serbisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".