Pas fitores së gjyqit në arbitrazh nga Qeveria kundër Blerim Devollit, procedura të vazhdohet dhe iniciohet hetim i ri, pasuria e fituar me hajni të konfiskohet

Pas fitores së gjyqit në arbitrazh nga Qeveria kundër Blerim Devollit, procedura të vazhdohet dhe iniciohet hetim i ri, pasuria e fituar me hajni të konfiskohet
Pas fitores së gjyqit në arbitrazh nga Qeveria kundër Blerim Devollit, procedura të vazhdohet dhe iniciohet hetim i ri, pasuria e fituar me hajni të konfiskohet

Dardan Grapci

  • 24 April 2023 - 08:02

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Para pak ditës, më 6 Prill vetë Kryeministri Kurti pati informuar për betejën e fituar me oligarkun Blerim Devolli në arbitrazhin ndërkombëtar ndaj kompanisë Devolli në rastin e “Dardafonnetit”. Kjo është fitorja e tretë e radhës e Kosovës në arbitrazhin e investimeve, prej se është ardhur në pushtet Qeveria Kurti. Dardafonneti si kompani e Blerim Devollit i kishte kërkuar 45 milionë euro, në pretendimet për shpronësimin e operatorit të rrjetit celular virtual.

-Së pari vet Telekomi i Kosovës ka bërë gabim në atë kohë kur kanë pranuar t’ia shesin 40% të aksioneve Korporatës Devolli, e dyta është që është dashur që menjëherë kur Z-MOBILE ka filluar ta shkel rregulloren, që të ndërpritet kontrata dhe bllokohen shërbimet Sidoqoftë, me fitoren e kontestit në arbitrazhin ndërkombëtar nga Qeveria e Kosovës kundër padisë së ushtruar në mënyrë të manipuluar nga kompania Devolli, më në fund po shihet dritë në fund të tunelit, po ju afrohet laku në fyt oligarkëve kriminal që kanë zhvatur shtetin dhe pasuritë shtetërore me dekada, duke bashkëpunuar me politikën e inkriminuar në pushtet, madje edhe duke shfrytëzuar sistemin e drejtësisë ndërkombëtare kundër shtetit, me dërgimin në gjykatë të arbitrazhit raste të cilat ju kanë dështuar për zhvatje në vend, por mentorët e tyre i kanë këshilluar se cila është rruga tjetër për të përfituar në dëm të shtetit dhe të pasurisë shtetërore.

Me ardhjen e qeverisë së tanishme të Kosovës , janë fituar në arbitrazh disa raste kontestimore mes oligarkëve të inkriminuar e të pasuruar dhe shtetit të Kosovës. E fundit është rrëzimi i padisë në Gjykatën e arbitrazhit nga ana e oligarkëve Devolli e cila është fituar nga Qeveria, Ministria e drejtësisë dhe ekipi i avokaturës shtetërore. Ministria e Drejtësisë, përmes Avokaturës Shtetërore së bashku me ekipin mbrojtës të Squire Patton Boggs kanë arritur fitoren e radhës për Kosovën në arbitrazhin ndërkombëtar, duke mposhtur pretendimet e Blerim Devollit kundër Republikës së Kosovës. Oligarku Blerim Devolli, i ledhatuar për dekada nga ish qeveritarët e inkriminuar, me të cilët ka bashkëvepruar dhe e kanë ndarë tallin duke bashkë fituar, përmes një padie të dorëzuar pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pranë Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë në mars të vitit 2020,i kishte kërkuar kompensim prej së paku 45 milionë euro nga Republika e Kosovës si pasojë e pretendimeve për shpronësimin e Dardafon.net, operatorin e rrjetit celular virtual në Kosovë, pronë kjo e z.Devolli.

Pak ditë më parë, Tribunali ndërkombëtar i Arbitrazhit ka lëshuar vendim duke hedhur poshtë në tërësi pretendimet e z. Devolli dhe duke urdhëruar këtë të fundit t’ia paguajë Republikës së Kosovës mbi 1.3 milion euro në emër të shpenzimeve të procedurës. Ky fakt tregon se si për një periudhë të gjatë kohore nga ish pushtetarët e kaluar, është zhvatur buxheti i shtetit në mënyrë të organizuar në bashkëpunim të mafio politikës në pushtet she oligarkëve të pasuruar kriminalist që tani e luajnë rolin e të qenunit paralel shtet në shtet, sikur që janë Devollët, me historinë tyre kriminale të zhvatjes së Telekomit të Kosovës përmes operatorit paralel virtual Z- Mobile. Tani koha, që me krijimin e një drejtësie të pastruar dhe të reformuar të shkëputur nga krimi i organizuar, të shkohet edhe më tutje të hetohet pasuria e krijuar përmes lidhjeve të oligarkëve , si në Rastin Devolli, me pushtetarët e korruptuar e inkriminuar.

Para pak ditës, më 6 Prill vetë Kryeministri Kurti pati informuar për betejën e fituar me oligarkun Blerim Devolli në arbitrazhin ndërkombëtar ndaj kompanisë Devolli në rastin e “Dardafonetit”. Kjo është fitorja e tretë e radhës e Kosovës në arbitrazhin e investimeve, prej se është ardhur në pushtet Qeveria Kurti. Dardafonneti si kompani e Blerim Devollit i kishte kërkuar 45 milionë euro, në pretendimet për shpronësimin e operatorit të rrjetit celular virtual. Në të tria rastet e fituar në arbitrazhin ndërkombëtar, në rastet e Blerim Devollit, rastin “Bedri Selmani”, dhe “IuteCredit”, arkës së shtetit i janë shtuar 145 milionë euro. Kjo fitore e Qeverisë së Kosovës në arbitrazhin ndërkombëtar, duhet të përdoret edhe si argument i fuqishëm për të iniciuar dhe kërkuar hetim eksoficio nga prokuroria special, për të zbuluar të tërë zinxhirin e krimit dhe manipulimit që ka quar deri në padinë kundër shtetit në Arbitrazh ndërkombëtar, nga egoja e sëmurë për ta zhvatur buxhetin e shtetit lidhja mafioze e politikës me oligarkët e inkriminuar, në mënyrë që të zbulohen edhe rrugët e kundërligjshme të pasurimit, për ta nisur procedurën e konfiskimit të pasurisë së fituar kundërligjshëm e me krim të organizuar.

Gjithashtu BQK-ja duhet të jep një raport pse e ka lejuar IUTE CREDIT të operoj në Kosovë, kur dihet që shumë qytetar qysh në fillim janë ankuar për dallaveret që i ka bërë kjo bankë private. Me vjen mirë që më në fund është anuluar arbitrazhi dhe që Gjykata ka kërkuar nga z. Devolli ti kthehen të hollat Qeverisë së Kosovës .Prandaj ajo se çka duhet të veprohet tani është të hetohen dhe gjykohen të gjithë ata persona të cilët kanë qenë të përfshirë mes Telekomit të Kosovës dhe Dardafonnetit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".