Kjo është vrasje e dyfishtë kriminale e sistemit të drejtësisë kur Prokuroria e Shteti e lufton qeverinë dhe angazhimin e saj kundër krimit dhe korrupsionit

Kjo është vrasje e dyfishtë kriminale e sistemit të drejtësisë kur Prokuroria e Shteti e lufton qeverinë dhe angazhimin e saj kundër krimit dhe korrupsionit
Kjo është vrasje e dyfishtë kriminale e sistemit të drejtësisë kur Prokuroria e Shteti e lufton qeverinë dhe angazhimin e saj kundër krimit dhe korrupsionit

Gani Qarri

  • 26 April 2023 - 07:40

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Tentimet e njëpasnjëshme mafioze, që një prokuror i dyshuar, i inkriminuar dhe i dështuar, që nuk ka fituar asnjë rast në Gjykatë dhe i cili ka tjetërsuar aktakuzat nga vetëvrasje në «vrasje» dhe nga vrasje në «vetëvrasje», i nxitur dhe mbështetur në prapaskenë edhe nga grupet e krimit të organizuar, i cili edhe pse i pa dëshiruar dhe i kontestuar pas të gjitha manipulimeve, tani dëshiron të ngjitet edhe në pozitën e Kryeprokurorit të shtetit, vërtetë janë, jo vetëm për tu dënuar publikisht nga opinioni i gjerë, por edhe për tu hetuar rrënjësisht nga prokuroria.

-Në një ballafaqim me deputetët para Kuvendit të Kosovës, Kryeministri Kurti zbuloi publikisht të kaluarën e inkriminuar të kandidatit aktual për kryeprokuror shteti, që është kontestuar publikisht vitin e kaluar jo vetëm nga kundër kandidatët brenda llojit, por edhe nga vet shoqëria civile, zyrat diplomatike dhe ambasadat e huaja në Kosovë. Me këtë sqarim të hapur e parimor KPK-ja e inkriminuar që është denigruar deri në shkallën më të ulët, duke i bërë avokatinë vetëm nëntokës së krimit të organizuar, përfundimisht mori përgjigjen e qartë dhe mese të merituar mu nga dora e parë e ekzekutivit dhe nga Kryeministri Kurti, se kandidatura aktuale për kryeprokuror të shtetit do të refuzohet përfundimisht dhe nuk do të dekretohet kurrë nga ana e presidentes së shtetit Dr. Vjosa Osmani! Zbërthimi dhe zbulimi i Kryeministrit lidhur me këtë çështje u zbardh si kundërpërgjigje ndaj opozitës lidhur me arrestimin e Krye shefit të Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës, KEK-ut, z. Nagip Krasniqi.

Kurti e tha hapur se Prokuroria e Shtetit po e lufton Qeverinë e Kosovës dhe angazhimin e saj kundër krimit dhe korrupsionit, ku ekziston një disponim politik negativ ndaj qeverisjes sonë dhe jo vetëm ndaj meje si Kryeministër, por ndaj qeverisjes sonë dhe jo vetëm ndaj qeverisjes sonë, por edhe ndaj pushtetit të ri të dalë nga 14 shkurti i vitit 2021 nga zgjedhjet e lira e demokratike, të cilat e sollën ndryshimin e madh në Republikën tonë, u shpreh kryeministri. E kjo lidhet më shumë se me askënd tjetër me vet figurën e Prokurorit Blerim Isufaj, një Prokuror, i cili është i mirënjohur në skenën tonë publike, që edhe rastin e vrasjes së ish-shefit të AKP-së, Dino Asanajt e kategorizoi në «vetëvrasje», ndërkaq rastin e vetëvrasjes së ish-drejtorit të Informimit në Kryeministri, Hamdi Sopa, e shndërroi në «vrasje».

Njëkohësisht, bëhet fjalë për një Prokuror, i cili asnjë rast nuk e ka të fituar në Gjykatë, një person i dështuar dhe inkriminuar, tani i nxitur dhe mbështetur në prapaskenë edhe nga grupet e krimit të organizuar, i cili edhe pse i dështuar i pa dëshiruar dhe i kontestuar pas të gjitha manipulimeve, tani dëshiron të ngjitet edhe në pozitën e Kryeprokurorit të shtetit. “Pikërisht ky Prokuror i inkriminuar dëshiron të bëhet edhe kryeprokuror përkundër vullnetit të presidentes së Republikës, të kryeparlamentarit të Kosovës dhe të kryeministrit të Qeverisë së Kosovës.

Pra është siklet tejet i madh, të mbështetet një njeri, i cili përkundër tre krerëve shtetërorë, përkundër përvojës së hidhur që ka i gjithë vendi me të, të bëhet edhe kryeprokuror”, tha kreu i Qeverisë Albin Kurti. Ky është mesazhi më i fuqishëm, më i drejtpërdrejtë dhe më i guximshëm që ndonjëherë është zbuluar publikisht dhe pa hile kundër figurave të inkriminuara që edhe gati 24 vite pas lufte, vazhdojnë ta mbajnë peng dhe kontrollojnë këmbë e krye, sistemin e drejtësisë së korruptuar të vendit! Kryeministri e tha qartë se drejtësia dhe sistemi gjyqësor në Kosovë, lëngojnë rëndë, pikërisht për shkak se kemi një prokurori e cila nganjëherë s’do, nganjëherë s’dinë, e shpeshherë edhe të dyja, prandaj ka pengesa të hapura në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe nëntokës kriminale, pasi që ata të cilët janë të thirrur për zbatimin e ligjit dhe vendosjen e drejtësisë, ja bëjnë avokatinë besnike dhe shumë funksionale-krimit!

E njëjta prokurori e korruptuar dhe inkriminuar ka “harruar” për ti ndjekur edhe krimet e luftës, prandaj është plotësisht e vërtetë që unë e kam kritikuar publikisht Prokurorinë e Shtetit sidomos Prokurorinë Speciale që për rastet e krimeve të luftës ka qenë përgjithësisht pasive. Në këtë Kuvend të Republikës shumë prej juve që jeni sot këtu keni qenë edhe në vitin 2019, kur më 30 maj, në lexim të dytë e votuam plotësim-ndryshimin e Kodin e Procedurës Penale, në mënyrë që kriminelet serbë të cilët dihet se kanë kryer krime gjatë luftës t’i gjykojmë e t’i dënojmë edhe në mungesë. Dhe megjithëse më 30 maj bëhen plot katër vjet, Rezultate janë më pak se të pakta!Kështu që e kemi kritikuar për hir të shtetit, për hir të vendit tonë, për hir të viktimave, për hir të luftës tonë çlirimtare dhe për hir të së ardhmes më të mirë e të sigurt, që e duam të gjithë bashkë, tha kryeministri Kurti para deputetëve në Kuvend.

Ai ka rikujtuar edhe një skandal tjetër duke thënë se në anën tjetër, Agjencioni i Kosovës për Inteligjencë pa numër dëshmi, pa numër fakte i ka dërguar Prokurorisë gjatë muajt dhjetor dhe janar për 16 barrikadat e strukturave paralele në veri të Kosovës, por ende nuk kemi asnjë aktakuzë të vetme! Si është e mundur që Agjencioni i Kosovës për Inteligjencë ti dërgojë aq shumë fakte Prokurorisë tonë dhe ajo, as që vepron kundër atyre, të cilët në mënyrë kriminale, me uniforma të zeza në lidhje me Vagnerin rus, të dirigjuar nga Beogradi dhe të paguar nga Serbia i vendosën barrikadat, ndërkohë që prapa tyre ishin kriminelët e armatosur. Dhe sot e atëherë, asnjë aktakuzë?!

Agjencioni i Kosovës për Inteligjencë e ka për detyrë të më informoj mua dhe unë jam në dijeni të dëshmive materiale, të atyre fakteve për krimet e shumta, për shkeljet e panumërta të ligjit që janë bërë në veri të Kosovës në dhjetorin e vitit 2022. Por nuk ka asnjë aktakuzë të ngritur, ka deklaruar Kurti!

Kryeministri Kurti tha se duhet të shihen procedurat normale e profesionale, por emri i ndryshimit të madh, aktual në Kosovë, që është i domosdoshëm në realitetin e njerëzve jo vetëm në kuti të votimit më 14 shkurt 2021, sot është Blerim Isufaj! Dhe sot, prokurori i cili vrasjen ta bënë «vetëvrasje», kurse vetëvrasjen ta bënë «vrasje» përkundër vullnetit dhe qëndrimit të presidentes, kryeministrit dhe kryeparlamentarit të Kosovës, tenton me çdo kusht dhe me patjetër të bëhet edhe kryeprokuror i shtetit. Por kot e kanë dhe nuk do t`ia arrijnë, sepse në këtë shtet ka edhe Republikë edhe popull”, tha hapur e pa maska kreu i Qeverisë së Kosovës Albin Kurti. Prandaj kjo rezyme e qartë publike, duhet ti shërbejë Qeverisë, Kuvendit dhe Presidencës së shtetit, si adresim dhe qëndrim parimor për tu bërë bashkë dhe filluar pa vonesë me diferencimin rrënjësor dhe spastrimin gjeneral të gjithë sistemit të drejtësisë, nga të instaluarit e nëntokës kriminale, oligarkët mafioz dhe argatët e pështirë të politikës së inkriminuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".