Lexoni edhe:
Kërkesa e Serbisë për asociacionin me ultimatum skenar i dizajnuar nga Aleksandër Vuçiqi për dialog të dështuar
Shkruan: ANALISTI-Reshat Badallaj
Personalisht unë pak faj shoh te kjo racë që po i thuhet deputet, bile të mos them aspak, por faji bie në popullin e sidomos në votuesin që ka gabuar dhe është mashtruar. Kësaj race të poshtër nuk mund t´i thuhet assesi deputet. Kjo racë është racë rrugaçësh , vagabondësh e hajnash, që ndryshe i bie ka bërë gabim dhe gabimet po përsëriten pandërprerë që votohen kësi farë idiotësh, laperësh dhe hajnash.
-Tashti, kur dikush e quan veten deputet, kur pretendohet se është votuar nga qytetari, them pretendohet se ka shume vota te vjedhura, të blera, te manipuluara dhe merr rrogën, merr mëditjen dhe më shumë edhe të bojkotohen shumë pika të seancave të mëparshme dhe ikin taman si ata qentë me bishtin ndër vegë dhe as që vrasin mendjen dhe kokën për hallin e qytetarit. Dhe, ka të tillë rrugaç që as se dinë rendin e ditës e të mos flasim më shumë, dhe për inate personale, për inate të bandave politike grumbullohet një bjeshkë problemesh dhe bojkotojnë kjo racë e poshtër. Kur e them këtë, vetëm ndaluni dhe merrni shembull në shtetet demokratike se çka do të thotë fjala deputet, apo se çka do të thotë fjala Kuvend, kurse te ne vjen për të vjell me lloj-lloj palaço dhe hiqen si gangster dhe kapadai ecin me fedellëk, dhe kinse e shtyjnë me nervozë mikrofonin që e kanë para vetes duke menduar se nuk i di populli se ka shkuar gjysmë viti që nuk dinin as për ta përdorur, për ta hapur dhe për ta mbyllur.
Populli dhe sidomos votuesi është mashtruar, manipuluar, është shitur, me premtime boshe vetëm e vetëm se në fushatat zgjedhore, këta kanë lehur si qentë e rrahur pas hënës, kanë ulëruar si ujqit në acar nga uria, se nuk e kishin barkun të mbushur me bukë dhe fëp u ulën në fotelen e butë që ne e paguajmë nga taksat. e ata e vënë një kollare rreth qafe si dikur ne kur i vaksinonim qentë nga tërbimi, dhe del frajeri e bërtet e bërtet, dhe bile i nervozuar, duke lehur kinse ky mangup po thotë dikush. Popullit nuk i nevojiten skena rrugaçësh e idiotësh,popullit i vyejnë për të zgjedhur problemet për të cilat paguan, popullit i vyen një jetë me e mirë dhe të mendojnë tërë natën se si ta kapin strajcën dhe t´ia lënë shëndetin shtëpisë se fëmijët të mos i vdesin nga uria, që nuk ka para për të blerë ilaçet dhe shumë e shumë gjëra të tjera të domosdoshme.
Nuk do flas fare për hallet e shtetit, se ku dinë kjo racë e poshtër se si të vazhdojnë të mbajnë shtetin, jo këtyre u intereson se si ta vjedhin buxhetin e shtetit, se si ta vjedhin taksapaguesin e të marrin rrogën dhe ku të shkojnë pas rrospive të atyre që presin te semafori se mos po i del nafaka. Sepse nuk i futë dot mend ndonjë femër normale me këtë racë të pistë që vetëm i lyejnë flokët me gel dhe pispillosen taman si pedera e byth*qirë. Dhe, të thuhet që është mos pune ose dembelillëk më besoni se është pak, sepse këta duhet të merren në përgjegjësi dhe duhet ndalur mëditjet dhe pikë, nuk duhet ta bëjnë kuvendin hallakamë dhe sallamadi.
Për t´i ndalur këtë racë te poshtër që tallet me popullin,që e vjedhin buxhetin e shtetit,që vjedhin djersën e taksapaguesve, që me hajni bëhen super milioner dhe sigurojnë pasuri për jo më pak se 25-30 breza, në të ardhmen duhet vënë gishtin kokës se kush duhet votuar që të mos ndodhin më këso turpesh që nuk i mbanë as toka, se këta nuk kanë as turp e as fytyrë, mos u besoni premtimeve boshe, mos u besoni lehaqenëve se për këto lehje ata enkas paguhen, këta janë mashtrues e bythë*qirë, këta, ju japin premtime boshe, këta Kosovën jua bëjnë më të pasur se Gjermania e Amerika, me mashtrime, me rrena, vetëm hidhni një sy seancave që janë bojkotuar dhe për se? Dhe atëherë binduni se edhe kjo bandë hienash mundohen t´ia hedhin fajin njëra-tjetrës. Ç´është e vërteta, populli ose më mirë të themi votuesi është përmirësuar, por akoma duhet më ashpër të sillemi kundër çdo hajni,vagabondi që e premton votuesin dhe kur të vjen fundi TRADHTOHET dhe harrohet, ndërkaq lehaqeni vazhdon të leh pa pushuar se për atë punë paguhet. Ndaj kujdes në të ardhmen. Çka u bë boll është bërë boll bre burra, deri kur me këta mashtrues e dilenxhi!?
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".