Në veri të Kosovës po tolerohet terrorizmi i rrezikshëm serbomadh

Në veri të Kosovës po tolerohet terrorizmi i rrezikshëm serbomadh
Në veri të Kosovës po tolerohet terrorizmi i rrezikshëm serbomadh

Muhamet Kelmendi

  • 27 April 2023 - 07:43

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Serbia, si shtet kriminal, mund të ndërmarrë çdo veprim terrorist në këtë drejtim. Edhe pse ka filluar zbatimi i planit të Ohrit midis Kosovës dhe Serbisë, Beogradi nuk po e zbaton Marrëveshjen e Brukselit. Kjo është theksuar shumë herë nga personalitetet e shtetit. Për të ndaluar këtë zbatim, si dhe për të arritur një gjendje te luftë në veri të Kosovës, ata kanë përdorur veprime kriminale, duke mos pranuar masat e këtij plani. Këto sulme kriminale janë bërë me qëllim të ndalohen organet legjitime te shtetit. Ndërsa, në këtë anë, faktorët ndërkombëtar heshtin.

-Në këtë kuadër, takimi i kriminalit të luftës Vuçiq me Listën Serbe dhe provokimet e bëra në veri të Republikës së Kosovës janë pjesë e planit të shtetit serb. Qëllimi i këtij plani është shkaktimi i një konflikti luftarak, që do të vijojë me intervenimin serb dhe të çojë në shkëputjen e kësaj pjese nga Kosova dhe aneksimin nga Serbia. Krimineli i luftës Aleksandër Vuçiq ka treguar deri tash se synon ripushtimin e Kosovës ose ndarjen dhe aneksimin e Veriut, dhe po përpiqet ta realizojë këtë me Listën Serbe. Në aksionin e tyre, ata synojnë disa qëllime:

1) Mos mbajtjen e zgjedhjeve të veri të Kosovës;

2) Ndarjen e kësaj pjese nga Kosova;

3) Organizimin e një shteti të ri serb në veri të Kosovës.

Këto qëllime nuk mund të realizohen pa veprime kriminale të armatosura. Prandaj, përpjekjet e tyre në veri të Kosovës kanë sjellë bllokimet e rrugëve, sulmet kriminale me armë ndaj forcave të rendit, dhe aksionet terroriste të armatosura, me qëllim të krijojnë një gjendje lufte mos edhe luftë.

Serbia, si shtet kriminal, mund të ndërmarrë çdo veprim terrorist në këtë drejtim. Edhe pse ka filluar zbatimi i planit të Ohrit midis Kosovës dhe Serbisë, Beogradi nuk po e zbaton Marrëveshjen e Brukselit. Kjo është theksuar shumë herë nga personalitetet e shtetit. Për të ndaluar këtë zbatim, si dhe për të arritur një gjendje te luftë në veri të Kosovës, ata kanë përdorur veprime kriminale, duke mos pranuar masat e këtij plani. Këto sulme kriminale janë bërë me qëllim të ndalohen organet legjitime te shtetit. Ndërsa, në këtë anë, faktorët ndërkombëtar heshtin. Brukseli dhe Uashingtoni nuk kanë reaguar ndaj bllokimeve të rrugëve dhe vrasjeve të policëve të Republikës së Kosovës. As për aktet tjera kriminale të organizuara nga Serbia dhe të mbrojtura nga krimineli i luftës Vuçiq nuk po reagohet. Ky lloj aktiviteti kriminal dhe terrorist nuk është i pranueshëm në asnjë pjesë të botës, por në Kosovë këto aksione vijojnë nga bandat shoveno-fashiste serbe, dhe faktori ndërkombëtar hesht. Gjuha e Brukselit i barazon veprimet e shtetit të Kosovës me bandat shoveno-fashiste serbe. Kjo nuk i zgjidhë problemet me shtetin neofashist serb. Përkundrazi! Me atë po i thellon konfliktet dhe pritet që aksionet kriminale serbe në veri të Kosovës të vijojnë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".