Opozita trimërohet e mburret vetëm kur arrin ta bllokon dhe bojkoton funksionimin e shtetit ligjor në Kosovë

Opozita trimërohet e mburret vetëm kur arrin ta bllokon dhe bojkoton funksionimin e shtetit ligjor në Kosovë
Opozita trimërohet e mburret vetëm kur arrin ta bllokon dhe bojkoton funksionimin e shtetit ligjor në Kosovë

Agim Bajrami

  • 27 April 2023 - 15:29

 Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

Ky është kulmi i degradimit politik kur opozita e përçudshme e bënë gjyqësinë edhe në parlamentin e Kosovës! Në vend që opozita të merret me debat të argumentuar parlamentar, për aprovimin e ligjeve cilësore ,ajo ligjet, që e luftojnë krimin, i saboton, apo i dërgon në mekenaizmin e saj politik, si instrument i kauzës së saj anti shtetërore dhe anti kombëtare, në ' gjykatën e saj partiake nën emërtimin kushtetues ' për ndaljen e fuqizimit të tyre, për luftimin e kriminalitetit të kryera gjatë qeverisjes së tyre.

 

Opozita trimërohet e mburret kur arrin të bojkoton, funksionimin e shtetit ligjor në Kosovë. E keqja e sjelljes opozitare, është e shtrirë në tërë administratën publiko-shtetërore, dhe funksionet e saja kryesore, që njerëzit e vendosur në krye te departamenteve, dhe të sekretarët të përhershëm, të vetmen agjendë që e kanë para veti , është koordinimi i tyre në bojkotin, sabotimin dhe defunksionalizimin e shtetit të Kosovës, nën drejtimin e Qeverisë Kurti. Kudo, që do të shkosh në administratën publike, në organet e drejtësisë, në agjenci të pavarura, në Kuvend të Kosovës, është frymë destruktive, e bojkotimit, dhe paralizimit të funksionimit të shtetit dhe së drejtës,me qëllimin politik, që qeveria Kurti në opinionin publik dhe të përkrahësit e tij, të dal e pa suksesshëm, dhe në qëllimin juridik, qeverisjet e kaluara, t'i shpëtojnë përgjegjësisë penale. Është ndjenë e të gjithëve, dhe frymë negative ,më mirë anarki,se rend dhe ligj ,ku do të zbulohen e të gjykohen,krimet e bëra përmes abuzimeve, nga ushtrimi i funksioneve publike,shtetërore e politike. Në Kosovë ,sot luftohet , përmes forcave që po bëjnë përpjekje të vendosin rendin dhe ligjin në Kosovë ,dhe opozita, përmes partiakëve të vetë ,të punësuarit , në administratën publike,agjencitë kushtetuese të pavarura, dhe në organet gjyqësore, e të prokurorisë ,për të penguar vendosjen e sundimit të ligjit e të demokracisë funksionale në Kosovë,dhe për të mbajtur gjallë vazhdimësinë e anarkisë së qeverisjeve së kaluara, që sot janë opozitë kundërshtare e funksionimit të shtetit të Kosovës. Mjafton ,dëshmia e zhvilluar në seancën e Kuvendit, ku debatohet për arrestimin krye shefit të KEK- ut dhe vetëm pse ai vije nga partia në pushtet VV,ku duket apriori i shpallur fajtor, pa ditur për faktet apo provat fajësisë ndaj tij ,edhe atëherë kur ekziston premisa juridike, të gjithë konsiderohen të pafajshëm derisa gjykata të vendos mbi fajësinë e tij/saj. Madje,nuk është çështje e partive politike dhe aq më pak e Kuvendit të Kosovës,të vendos për fajësinë apo pa fajësinë e dikujt ,kur dihet se në demokracinë e mirëfilltë ,organet e drejtësisë,shqyrtojnë rastet vetëm mbi bazën e provave dhe fakteve ligjore , dhe jo mbi bazën e shijeve partiake, e veçmas të opozitës dështake dhe dashakeqe për interesin e përgjithshëm kombëtar të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".