Vuçiq e ka tepruar, SHBA dhe BE duhet ti japin ultimatum ndëshkimi me izolim

Vuçiq e ka tepruar, SHBA dhe BE duhet ti japin ultimatum ndëshkimi me izolim
Vuçiq e ka tepruar, SHBA dhe BE duhet ti japin ultimatum ndëshkimi me izolim

Arsim Aziri

  • 28 April 2023 - 15:34

Shkruan: ANALISTI-Arsim Aziri

Me zhvillimet e fundit në Serbi, dhe qëndrimet e hapura të Presidentit serb Vuçiqi karshi marrëveshjes së akorduar së fundi në Ohër dhe zgjedhjeve lokale në komunat e Veriut të Kosovës, me kundërshtim të zbatimit të plotë të marrëveshjes, dhe shantazh e kërcënim ndaj qytetarëve serb për të mos i lejuar që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë përfaqësuesit e tyre legal në institucionet komunale, po bëhet i domosdoshëm një reagim serioz ndërkombëtar me paralajmërim për ndëshkim të Serbisë me izolim, dhe përkrahje të Kosovës me hapa të avancuar për rrugëtim drejtë Evropës së bashkuar.

 

 

Faktorët ndërkombëtar, SHBA dhe BE, që janë duke ndihmuar për ta lehtësuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duhet ta ndalin sjelljen toleruese e ledhatuese ndaj politikës së Serbisë, nuk duhet vazhduar tutje që të sillen me indiferencë dhe të mos veprojnë kundër sjelljeve kërcënuese e shatazhuese të Serbisë, jo vetëm karshi Kosovës dhe krerëve të saj të shtetit, por edhe kundër pakicës serbe në Kosovë të cilët po kërcënohen dhe shantazhohen, duke mos u lejuar të sillen si qytetar normal e ti shfrytëzojnë të drejtat e tyre ligjore e kushtetuese në një shoqëri të re të integruar në realitetin e ri të shtetit të pa varur të Kosovës që është krijuar dhe vazhdon për tu ndërtuar. Regjimi me trashëgimi millosheviqianë në Beograd, si politikë e pa ndryshuar dhe pa reformuar duhet paralajmëruar me ultimatum se ka ardhur momenti i fundit kur duhet ndëshkuar. Nuk duhet më tutje të injorohen doemos të dëgjohen deklarimet shqetësuese të politikanëve serb për sjelljet arrogante të politikës së Beogradit kundër tyre dhe qytetarëve serb të Kosovës, sikur që ishte deklarimi i fundit i Ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, i cili ka deklaruar hapur se ndërhyrja e Beogradit dhe presioni në veri ndaj qytetarëve të komunitetit serb atje është shumë i madh, dhe se serbët e Kosovës po keqpërdoren nga një regjim autokratik I Beogradit. Rashiq ka marr guxim dhe ka folur enkas në një konferencë për media për zgjedhjet në veri të vendit duke thënë se serbët në Kosovë po keqpërdoren nga një regjimi autokrat për të arritur qëllimet e veta, duke akuzuar kështu hapur qeverinë e Beogradit. Rashiq tha se asnjë sistem demokratik nuk do të dëshironte një përqindje aq të vogël të pjesëmarrjes në zgjedhje, që u mbajtën më 23 prill në katër komunat në veri të vendit por krejt kjo situatë është pasojë e ndërhyrjes nga ana e Serbisë me kërcënime dhe frikësime të qytetarëve të këtij komuniteti, prandaj edhe këto zgjedhje do të jenë zgjidhje e përkohshme deri në rehabilitimin dhe stabilizimin e situatës. Tash është koha e fundit që faktorët ndërkombëtar me rol kryesor ndikimi që janë të inkuadruar në procesin e dialogut ti marrin seriozisht në konsideratë shqetësimet e anëtarit të kabinetit të Qeverisë Kurti, ministrit Rashiq, dha ti tërheqin vërejtje paralajmëruese regjimit në Beograd që serbët e Kosovës të mos pengohen, të lihen të lirë të vendosin për fatin e tyre dhe të sillen në kuadër të ligjeve e kushtetutës së shtetit të Kosovës, për ti shfrytëzuar të drejtat që shteti i Kosovës është duke jua garantuar, përndryshe, nëse vazhdohet edhe tutje me këtë sjellje destruktive nga pala serbe, ajo duhet ndëshkuar dhe përfundimisht izoluar e përjashtuar nga agjenda e dialogut. Kosova ka politikan serb të pjekur dhe të dëshmuar që janë të gatshëm për të marr përgjegjësi në institucionet e shtetit dhe zbatuar ligjet e kushtetutën. Me të gjitha favoret që janë në interes të barazisë së tyre me shtetasit tjerë të Kosovës, për të ecur përpara në nju shoqëri të zhvilluar dhe të pa diskriminuar

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"